22/12/2024

Edi Rama është obsesionuar pas ideve të vdekura

0
Kimete-Berisha1

Vdekja nuk e ka fjalën e fundit!

Nga Kimete Berisha

Edi Rama është obsesionuar pas ideve të vdekura.

Ai s’flet për gjë tjetër përveç për vdekje.

Kushdo që nuk është me të – është i vdekur.

Anipse, kundërshtari i tij është gjallë, Edi Rama e quan ‘të vdekur’.

Se duke e quajtur të vdekur për së gjalli, mendja e tij, e dehumanizon, e lë veç në eshtra.

Sali Berisha hyn në atë grupin e njerëzve që nuk duken pleq.

I tillë ka qenë gjyshi im, është baba sot, është nana.

Ka njerëz që nuk duken pleq as kur plaken.

Dhe ka të rinj që flasin dhe mendojnë si ‘pleq’.

Edi Rama po i mëson rininë shqiptare që ‘të mos

plaken’ se turp, dhe të mos vdesin, se nivel tepër i ultë është vdekja.

Vetëm Edi Ramës duhet t’ia tolerojmë pleqërinë.

Shqiptarët kur duan ta fyejnë dhe ofendojnë dikë e quajnë ‘plak’.

Nuk kam lexuar për popull më primitiv.

Edi Rama e ka bërë ‘vdekjen’ si ‘akt turpi’, thuajse të vdesësh është ‘turp’.

Dhe kështu duke e ndjellur vdekjen, bëhesh vdekje vet, dukesh i zbehur, i palarë, i parruar e i pakrehur,

të del leshi në bira të hundëve, të leshaven edhe birat e veshëve,

as qimja-qimen nuk e ndjek në fytyrë, thinjat bëhen të padëgjueshme,

disa thinjen disa qime nuk thinjen veç për inat që të dukesh i dëshpëruar, dukesh i vonuar, fantazmë që s’ka kryq që ta thyen hundën.

Si lexuese e Sokratit, unë nuk e di a ‘më bekim është jeta a vdekja.

Kur e çuan në vdekje me akuzën se po i ‘korruptonte rininë’ me filozofinë e tij, dhe po i ‘mësonte’ të tregojnë jorespekt ndaj autoriteteve, Sokrati i tha gruas së tij që po qante: ‘Mos qaj, se ndoshta vdekja është bekim më i madh’.

Edi Rama është i magjepsur pas vdekjes (së kundërshtarëve të tij).

Çdo kënd që nuk e mund – e akuzon me vdekje.

Edhe e shfrytëzon prapambeturinë e shqiptarëve.

Se kur Jezusi tha ‘të vdekurit varrosin të vdekurit’ e kishte fjalën se çdo njeri është i vdekshëm.

Nëse mendon se kundërshtari yt është i vdekur ‘varrose të vdekurin tënd’, se derisa e quan të vdekur, ti e di se është i gjallë dhe sillesh si ‘nekrofil’

që përdorë vdekjen në fushatë politike.

Pra, veç vdekjes as Krishtin s’ke çka e përdorë për fushatën politike provinciale, se as Krishti s’ka rilindur ende…

Pra, ky e ka ose me vdekje ose me ringjallje.

Veç me ‘jetën’ ka problem.

Të gjallët i duken ‘askushi’, jo të denjë për ti konsideruar ‘armiq’.

Në fëmijërinë time konsiderohej se kush mund të thotë ‘tri herë’ me radhë ‘vdiqa’ – vdes përnjëmend.

Askush nuk ‘mund’ të thoshte mbi dy herë ‘vdiqa’.

Edi Rama mijëra herë tha ‘vdiq Berisha’ dhe Berisha s’vdiq.

Sepse ti mund të vendosësh vetëm për vdekjen tënde…

Kur vdes tjetri figurativisht, varet prej tij, jo prej teje.

Përveç nëse e ke nijet me ‘vra’, figurativisht, kuptohet.

Por edhe kjo është ‘vrasje’!

Janë edhe disa xhevahirë tjerë që dalin nga Bibla.

– Vdekja nuk e ka fjalën e fundit.

– Vdekja e vdekjes.

Por, mua më bie më mirë ‘të mos

i hedh xhevahirët e m’i para derrave, se derrat nuk ua dinë vlerën xhevahirëve – i hanë’.

Është edhe njëfarë idiome ‘dy të vdekur e ruajnë të gjallin’!

P.S. Jam në kërkim të një armiku që ma ‘ftof’ që ma bën ‘8 me 2’, një armiku që duket i pastër, vishet bukur, që ka lexuar letërsi dhe filozofi, një armiku bukurosh…dhe kuptohet në kërkim të përjetshēm të një ‘dashurie’ ideale!

https://www.facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok