20/12/2024

Edhe një dimër i humbur shtrihet para nesh!

0
u6_Blerim-Latifi

Nga Blerim Latifi

Edhe një dimër i humbur shtrihet para nesh! Në pranverë në Serbi ka zgjedhje dhe do të thotë se nuk duhet pritur asgjë nga dialogu i Brukselit. Dhe shkaku dihet: secila parti në Serbi do të mundohet të përfitojë vota nga retorika nacionaliste për Kosovën. Madje mund të priten edhe incidente etnike në Kosovë, si pasojë e garës për përdorimin elektoral të pakicës serbe dhe të Kishës Ortodokse.

Në anën tjetër, si pasojë e largimit të Merkel, sot Bashkimi Europian ka mbetur pa zërin e vetëm moral dhe pa një lider që ka autoritetin të thotë diçka të besueshme përtej interesave të shteteve që e përbëjnë BE-në. Shto kësaj faktin se edhe Macron i ka përpara zgjedhjet, në të cilat do të përballet me një alternativë agresive të së djathës franceze, që ka nxjerrë si kartë elektorale populizmin ksenofobik. Kështu, në një Bashkim Europian pa zot shtëpie, krejt çfarë mund të ndodhë është të flitet për dialogun Kosovë-Serbi, pa bërë asnjë hap praktik përpara. Dikush mund të thotë: I harrove amerikanët. As ata nuk duken fort të motivuar për ta thyer staus quonë. Dhe kanë arsye: loja e madhe gjeopolitike është zhvendosur në Azi.

E ne çfarë do të bëjmë gjatë këtij dimri të humbur?

Me gjasë atë që dimë ta bëjmë më së miri: të shajmë dhe akuzojmë njëri-tjetrin nga mëngjesi në darkë.

_________

Fushta elektorale në Serbi ka filluar me konfrontime të dhunshme midis pushtetit dhe opozitës. Në shumë video që po qarkullojnë shihen grupe civilësh që sulmojnë me shkopinj protestuesit opozitarë. Pushtetet autoritare gjithmonë krijojnë njësi paramilitare për t’i përdorur në situata kur njësitë zyrtare nuk kryejnë dot punë. Kjo është një shpikje tipike fashiste. Kur Musolini krijoj lëvizjen fashiste, ai u tha njerëzve të tij: Gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të krijojmë grupet e armatosura për t’i rrahur kundërshtarët tanë! Por problemi aktual në Serbi është edhe më i rëndë, sepse se si ata që po rrahin, edhe ata që po rrihen, ndajnë të njëjtat bindje ideologjike për fqinjët e Serbisë. Në fakt, rrahja është temë qendrore në ideologjinë serbe të tridhjetë viteve 40 viteve të fundit. Millosheviqi e nisi karrierën e tij politike pikërisht duke u premtuar serbëve se askush më nuk do të guxojë t’i rrah ata. Edhe sot në Beograd po rrihen me njëri tjetrin për ta zënë karrikën nga ku mund të përsëritet ky premtim.

_________

Bashkim Jashari, komandanti i ri i Ushtrisë së Kosovës. Vendim i mirë, 100 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok