21/11/2024

E VËRTETA DHE REALITETI, NË SERBI “NO PASARAN”!

0

– Një deklaratë e kryetarit të ASShA, Vlladimir Kostiq, e dhënë para 6 vjetëve, këto ditë ka shkaktuar stuhi në opinionin serb –

Nga Adil FETAHU

Një deklaratë e kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, e dhënë Radio-Beogradit në vitin 2015, dhe e përsëritur në vigjilje të Krishtlindjeve ortodokse në janar të këtij viti, që prej fillimit është duke shkaktuar “stuhi” brenda dhe jashtë asaj Akademie, ne opinionin publik, në qarqet kishtare dhe në media. Po çka ishte ajo që shkaktoi këtë stuhi?

Vlladimir Kostiq ishte zgjedhur në postin e kryetarit të Akademisë Serbe së Shkencave dhe Arteve  në vitin 2015. Radio-Beogradi e kishte ftuar kryetarin e ri për një intervistë për punën e Akademisë, por edhe për çështje tjera aktuale në vend. Çështja e Kosovës është e pashmangëshme në çdo bisedë në Serbi, qoftë se zhvillohet në rrugë, në kafene, në parti, në parlament, në kishë apo në Aademi. Dhe Kostiqi duke u përgjigjur në pyetjën e gazetares,  në lidhje me Kosovën atëbotë kishte deklaruar:  Kosova as de fakto as de jure nuk është në përbërje të Serbisë dhe këtë të vërtetë dikush duhet t’ia thotë popullit. Askush, madje as kisha nuk ka tapi mbi të vërtetën kur është fjala për Kosovë-Metohinë.E vetmja zgjidhje politike e mençur është se si në mënyrë dinjitoze ta lëmë Kosovën, pasi ajo as de fakto as de jure nuk është më në dorë të Serbisë”.Edhe atëherë kjo deklaratë e kryetarit të Akademisë shkaktori shumë zhurmë mediale në Serbi.

Me rastin e festave  të sivjeme ortodokse te Krishtlindjes, njëfar vlladika Grigorije, i Kishës Ortodokse Serbe në Gjermani, në një intervistë për një televizion, kryetarin e Akademisë,Kostiq, e ka quajtur trathtar, për atë që ka thënë lidhur me Kosovën.

I ftuar më pas nga e njëjta shtëpi televizive (më 11 janar 2021), Kostiqi pa e ditur deklaratën e vlladikës Grigorije, gjoja se e paska  përsëritur qëndrimin e tij lidhur me Kosovën, sikur e kishte thënë në vitin 2015. Pas kësaj përsëritje të mendimit lidhur me Kosovën, kundër Kostiqit nisi një fushatë e linçimit publik, përms deklaratave të kolegëve të tij nga Akademia, përmes mjeteve të informimit, me peticionin e 93 intelektualëve dhe me protestën publike të mbajtur para Akademisë, të gjitha këto me kërkesë që Kostiqi të jep dorëheqje, ose të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Akademisë.

Kështu,më 15 janar 2021,  iu dërgua Akademisë një peticion i nënshkruar prej 93 intelektualëve të institucioneve të ndryshme: akademikë,profesorë universiteti, shkencëtarë, shkrimtarë, filozofë, publicistë, avokatë, kishtarë, ushtarakë, gazetarë, redaktorë, regjisorë etj.  Në tekstin e peticionit thuhet: “Duke pasur parasysh rëndësinë e ASShA, në krye të së cilës gjendet Vlladimir Kostiqi dhe njëkohësisht duke parë dëmin që po shkakton me paraqitjet e tij publike, konsiderojmë se menjëherë duhet të jep dorëheqje.

Në vend se institucioni më i rëndësisëm shkencor dhe kulturor serb të përgatitet për shënimin e jubileuttë madh dhe të rëndësishëmtë 180 – vjetorit të themelimit të Shoqërisë së letërsisë serbe, gjatë së cilës janë arritur krijime të mahnitëshme, të cilat duhet të jenëudhërrëfyes për veprim në të ardhmën, vëmendja e opinionit është këthyer në komente të pahijshme dhe të papërgjegjëshme të kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në lidhje me Kosovë-Meothinë.

Duke paraqitur qëndrimet personale mbi këtë çështje, por duke u paraqitur në cilësi të kryetarit të ASShA, me çka e ka keqpërdorur funksionin, prof.dr.Vlladimir Kostiqi disa herë deri më tani, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, ka propozuar që të njihjet vendimi i padrejtë i përfaqësuesve politik  të shqiptarëve të Kosovë-Metohisë i vitit 2008 dhe kështu tëpranohet shpallja e njëanshme e pavarësisë së krahinës jugore serbe. Angazhimi i tillë jo vetëm se është i padrejtë dhe i çveshur nga logjika juridike, historike, ekonomike,politike, të sigurisë dhe të çfarëdo shkence tjetër, veçse është thellësisht jomoral. Në atë mënyrë, bashkëqytetarëve tanë, por edhe të gjithë banorëve të Kosovë-Metohisë të cilët janë lojalë ndaj Republikës së Serbisë, iu dërgohet porosi e pamëdyshje se ata i janë lënë vetvetes, me të gjitha pasojat që  sjell kjo.

Duke shpjeguar qëndrimin e vet me parolla politikaneske, duke iu shmangur një mori faktesh të verifikueshme, kryetari i ASShA ka tentuar të relativizojë argumentet e një numri të madh të hulumtuesve të cilët punimt e tyre ia kanë kushtuar problemit të Kosovë-Metohisë dhe zgjidhjes së cilës Serbia tenton dhe mund ta bëjë. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ASShA, në krye të së cilës është prof.dr.Vlladimir Kostiqi, si për shencën dhe kulturën serbe, ashtu edhe për zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë në tërësi, dhe njëkohësisht duke parë tërë dëmin e paraqitjeve të tij publike, konsiderojmë si hap të pashmangëshëm dhe më të padhembshëm që kryetari të jep dorëheqje. Në këtë mënyrë do të ruhej autoriteti, dinjiteti dhe legjitimiteti i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Poqese kjo nuk ndodhë, jemi të brengosur se viktima më e madhe e përpjekjeve të përzierjës politike të një njeriu mundtë jet institucioni i themeluar me Dekretin e knjaz Mihaillo Obrenoviqit nëvitin e largët 1841”, – tuhet në Peticionin e 93 intelektualëve, dhe në fund janë radhitur emrat e tyre, me në krye akademikun Predrag Piper, i cili me masën e rrugës do ta shkarkojë kolegun e tij nga detyra e kryetarit të  Akademisë.

Më 16 janar 2021, para Akademisë  u zhvillua një protestë me kërkesë që kryetari Kostiq të jep dorëheqje, ose të shkarkohet menjëherë. Thonë se kjo ishte protesta e parë në historinë 150-vjeçare të  asaj Akademie, kundër udhëheqjes së saj! Kishte në të gjithëfarë parullash për Kosovën, dhe valviteshin flamujt e Serbisë e të Rusisë.

Disa kolegë të Kostiqit (Matija Beckoviq, Predrag Piper,  Millovan Danojlloviq etj), të cilët kanë ambicje për ta marrë timonin e Akademisë, nisën fushatën  nëpër degët   brenda institucionit të tyre, me letra e propozime që kryetari  ta tërheq deklaratën e tij të përsëritur disa herë në lidhje me Kosovën, ose të deklarohet Akademia si tërësi lidhje me te.

Në letrën e tij, të nivelit të ulët,  akademiku Danillo Millojkoviq, nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë, të cilën ua dërgon kolegëve të degëve tjera në Akademi, thekson se “deklarata e Kostiqit  nuk është çështje e qëndrimit të tij ndaj “shtetit të Kosovës”,por e qëndrimit nga okupimit të Kosovës, e okupator është Amerika. Të gjitha  tëtjerat janë të parëndësishme. Mos të mendojë kush se neve na mundën Thaçi ose Haradinaj? Dihet  se kush e ka okupuar Kosovën, dihet nën patronatin e kujt gjendet ai shtet i rrejshëm.  E pasi nuk mund të luftosh kundër Amerikës, atëherë hesht,ose bashkëpuno me okupatorin.Qëndrimi ynë si komb, është i njohurprej shekujsh.Këtë e ka të qartë secili prej nesh. Kosova mundtë jete eokupuar30 ose 400 vjet,por ne e dijmë ku është ajo dhe ç’do të thotë ajo për ne. Kosova është pjesë e pandashme e vetëdijes sonë.Ky është realiteti ynë historik. Ndërsa ai realieti okupues zgjatë prej sot – nesër, dhe kalon. Asgjë nuk është e përhershme”!

Pas  peticionit të 93  intelektualëve dhe protestës së mbajtur para Akademisë më 16 janar 2021, kur Akademia u kritikua  se nuk po bënë punën e saj në mbrojtjën e Kosovë-Metohisë,   Dega e shkencave historike,  të nesërmën doli me një komunikatë, në mbrojtje të punës së saj. Në komunikatë thuhej  “AKADEMIA KUJDESET PËR KOSOVË-METOHINË”, dhe vazhdon (teksti):

“Dega e shkencave historike e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve konstaton dhe “me indinjatë” se disa ditëve të fundit po zhvillohet një fushatë e tërë me rastin e interpretimit jo të saktë të intervistës së Vllladimir Kostiqit, kryetarit të ASShA, duke nxjerrë përfundime të cilat krijojnë bindjen se Akademia nuk po punon asgjë në lidhje me çështjën e Kosovë-Metohisë.

Kjo Degë (e Akademisë, v.j.) tërheq vërejtjen në atë se Kosovë-Metohia si pjesa e mesme e Serbisë së Vjetër paraqet pjesë të rëndësishme të hulumtimeve shkencore interdisiplinare të ASShA qysh prej themelimit të saj deri më sot. Në qendër të vëmendjes shkencore kjo ka ardhur në vitetet e 80-ta të shekullit të kaluar, duke botuar veprën kapitale “Trashëgimitë në Kosovë” Vetëm në periudhën 1990 – 2007, janë publikuar më se 536 njësi bibliografike kushtuar KeM. Me punë të mundimshme pesëdhjetëvjeçare në përzgjedhjen e lëndës historike dhe redaktimin kritikk të saj, është arritur të botohen 42 tome (blene) voluminoze të Përmbledhjes së dokumenteve mbi politikën sociale të Mbretërisë së Serbisë prej vitit 1903 – 1914. Brënda vëllimit  të VII  librave janë publikuar 15761 dokumente, prej të cilave një numër i konsiderueshëm kanë të bëjnë me Kosovë-Metohinë. Në vitin 1983 ASShA ka formuar Këshillin e përbashkët të Degëve (tash Këshilli i Akademisë)  enkaspër studimet për Kosovë-Metohinë. Në kuadër të këtij (Këshilli,v.j.) zhvillohet aktivitet i përhershëm hulumtues, rezultatet e të cilit botohen në revitën Përmbledhje për Kosovë e Metohi; tetë blene të saj janë botuar këtë vit. Këshilli ka organizuar një varg tryeza të rrumbullakta dhe tubime shkencore kushtuar krahinës sonë jugore,prej të cilave janë botuar përmbledhje punimesh të rëndësishme.Një nga tubimet shkencore të fundit, që u mbajt më 2019, ka të bëjë me orientimet e deritashme dhe të ardhëshme të hulumtimit të të folmës popullore serbe në Kosovë e Metohi dhe është në përgatitje për botim Përmbledhja e kumtesave nga ai tubim. Është organizuar Ekspozitë e madhe me titull: “Trashëgimia kulturore serbe në Kosovë-Metohi; identiteti,rëndësia; rrezikimi”,që u mbajt në Galerinë e Aademisë më 2017, të cilën e kanë vizituar e parë më se 50 mijë vizitorë.

Kjo Degë konsideron se mohimi i këtyre përpjekjeve dhe arritjeve është plotësisht i paarsyeshëm, sikur është krejtësisht malicioze dhe e pabazë mëveshja se dikush brënda Akademisë gjoja nuk paska lejuar të mbahej ekspozita për Jasenovcin. Përkundrazi, Akademia dhe Dega e shkencave historike ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet e nevojshme materiale,shkencore dhe profesionle për hapjën e ekspozitës, me titull: “Gjenocidi i përgjithshëm”,por është dashur të shtyhet,pasi nuk ishte përgatitur me kohë. Fatkeqësisht, ekspozita nuk është mbajtur akoma, për shkak se autori i saj ka vdekur në ndërkohë.

Dega e shkencave historike është e vetëdijshme se tërë ky aktivitet i cekur  shkurtimishtmë sipër,  angazhimet shkencore të disa vjetëve më parë, duke u ndërlidhur edhe me përpjekjet e gjeneratave të mëhershme,nuk do të kishin arritur nivelin kaq të lartë të aktiviteteve pa përkrahjen e përhershme të Këshillit Ekzekutiv të ASShA, në krye të së cilës është adkademiku Vlladimir S.Kostiq. Ai personalisht ishte iniciator i shumë aktiviteteve për studimet mbi Kosovë-Metohinë dhe me shpirtë i ka përkrahur ato”,-thuhet në kumtesën me shkrim të Degës së Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Akademiku  Predrg Piper, duke iu bashkangjitur “serbologëve” të Akademisë kundër Kostiqi,t ka thënë se “secili qytetar i Serbisë duhet ta ketë mendimin e vet për Kosovë-Metohinë, si pjesë e okupuar e Serbisë, por nuk janë të domosdoshëm këtë ta thonë publikisht, ndërsa anëtarët e Akademisë kanë për detyrë që qënrimin  e tyre për këtë çështje t’ia bëjnë të ditur opinionit dhe nuk guxojnë të përfaqësojnë interesa antiserbe, me arsyetimin se kjo është punë e kryer kahmot dhe se trathtia nda Kosovë-Metohisë, si “patriotizëm i ri” na shpie në të ardhme tëndritshme. Prandaj, për këtë duhet të deklarohen të gjitha Degët dhe Kuvendi i Akademisë.Për të gjithë të krishterët pravosllavë Kosovë-Metohia është shumë më tepër se një copë toke.Mirë e ka thënë peshkopi Artemije (2006), se Serbia është pallati, ndërsa Kosovë—Metohia është oltari.Pa oltarin pallati e humbë qëllimin dhe kuptimin e ekzistimit.Serbia është trupi, ndërsa Kosova është zemra në këtë trup. Nëse ia nxjerr zemrën prej trupit, mbetet kufoma e cila shkatërrohet. Për këtë çështje të rëndësishme, ASShA duhet të ketë qëndrim unik,që nuk është antiserb.Ekzistojnë vlera të cilat nuk mund të kontestohen. Askush nuk ka të drejtë të nxitë cënimin e tërësisë së vendit, të rrezikojë identitetin e popullit serb, as të shkelë kushtetutën. Kush e bënë këtë, duhet të llogarisë për pasojat”.

Akademiku e poeti Matija Beçkoviq,që është një “jashtëqitje” malazeze i konvertuar në “serbollog”, në një video-mesazh të emetuar më 24 shkurt 2021, duke u vërsulur kundër Kostiqit,  lexoi letrën e tij me këtë përmbajtje: “Të nderuar kolegë, atë që unë mendoj për Kosovë-Metohinë e dijnë të gjithë dhe nuk dua ta përsëris. Ndërsa ajo që ka thënë dhe disa herë e ka përsëritur për Kosovë-Metohinë kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve,u bë si një plllakë magjike. Disa sikur ai konsiderojnë se ky është mendimi i tij personal në të cilin ka të drejtë, ndërsa të tjerët thonë se mendimi i kryetarit të Akademisë nuk mund të jetë personal. Gjithësesi, ky mendim ka dalë në opinion dhe ka shkaktuar kundërshtime ose pranime, ka shkaktuar polemika,  peticione e protesta. Ishte  bërëshkak edhe i demonstrateës, që s’mbahet mend në historinë 150veçare të Akademisë. Ajo që është më e rëndësishme, ka shkaktuar dilema, se cili është qëndrimi i Akademisë lidhur me Kosovë-Metohinë, këtë çështje më aktuale dhemë të rëndësishme për Serbinë dhe për kombin serb. Për të hequr këtë dilemë, është e domosdoshme që ASShA të deklarohet dhe në këtë moment vendimtar ta shpallë, on-line dhe of-line qëndrimin e vet, respektivisht të deklarohen të gjithë anëtarët e saj, pasiqë Kryesia dhe Këshilli Ekzekutiv janë deklaruar në mënyrë memece. Nëse këtë nuk e bënë ASShA, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë nuk guxon të heshtë dhe opinion duhet ta dijë përgjigjen e qartë dhe të pamëdyshje”, – ka thënë Beçkoviqi.

* * *

Në Serbi është krijuar një standard  dhe kriter për cilësimin dhe kategorizimin e njerëzve në “patriotë” dhe në “trathtarë” dhe ky standard lidhet me mendimet dhe qëndrimet ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti.  Prandaj, nuk duhet të çuditemi përse njerëzit atje hezitojnë të shprehin mendimin e tyre të lirë, real për të vërtetën. Në serbi janë në mode dhe të pëlqyeshme vetëm stereotipet më negative ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, shprehjet: “Nuk e japim Kosovën”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Njohja e shtetit të Kosovës është trathti”, e fraza të tilla të shumta.

Problemet reale midis Serbisë e Kosovës nuk datojnë prej shpalljes së pavarësisë (2008),por ato janë prej okupimit të Kosovës nga Serbia (1912). Ka njerëz në Serbi të arsyeshëm, që  njohin gjenezën, rrënjët,  shkaqet  dhe pasojat e problemeve reale, e dijnë të vërtetën dhe realitetin, por ata kanë pasoja nëse e thonë të vërtetën dhe realitetin. Në Serbi gënjeshtra, kur është në interes nacionl, konsiderohet virtyt kombëtar (Qosiqi), ndërsa është krijuar një arsenal i tërë i miteve arkaike dhe gënjeshtrave në lidhje me shqiptarët dhe Kosovën, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin, sikurse edhe vet Kusthetuta e atij shteti,që është injorim i të vërtetës dhe realietit.

Edhe në bisedimet për rregullimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, shërbehën me këto  stereotipe, mite e gënjeshtra, duke u përpjekur të imponojnë zgjidhje të padrejta, në dëm të Kosovës, e që është krejtësisht në kundërshtim me parimet e përgjithshme të përgjegjësisë së humbësit të luftës. Në çdo lidhje të paqes midis shteteve, humbësi i luftës nuk është pala që shtron kushtet e paqes, por është pala që duhet t’ia kompensojë palës fituese të gjitha dëmet e shkaktuara.Këtë e dijnë fare mirë dhe Brukseli e Vashngtoni, edhe Moska e Pekini, por përveç Vashingtonit, të tjerët shtiren si neutralë si në anën e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok