12/12/2024

Takimi im i parë me bacë Adem Demaçin

0
Adem-Demaci1

Nga Fazli Maloku

Qershori i vitit 1990. Bacë Ademi ishte liriuar nga burgu i tretë! Ende pa dalur nga burgu, ishte përhapur lajmi se “Adem Demaçi është vërbuar totalisht”. Lajm i trishtuar për të gjithë shqiptarët. Nisur nga ky informacion si duket pjellë e UDB-së, edhe poeti i mirënjohur shqiptar, z. Adem Istrefi, ia kushtoi një poezi Bacës për humbjen e të pamurit, e cila poezi me fortësinë e saj, me dhëmbjen e krenarinë për Bacën, kur e transmetonte Radio Kukësi, të rrënqethej i gjithë trupi dhe vështirë ishte të mos rrjedhi loti. Në këtë kohë punoja mësues në fshatin Poturovc të Lipjanit me klasën e tretë të shkollës fillore tetëvjeçare. Nxënësit i kisha njoftuar për ardhjen e Bacës si dhe pak nga historia e këtij vigani të çeshtjes kombëtare shqiptare. Vendosëm që s’bashku me kryesinë e klasës-tre veta ti bëjmë një vizitë Bacës në Prishtinë. Kisha informata se Baca banonte tek shtëpia e motrës së tij, e cila ndodhej në afërsi të Parkut të Qytetit, por bëhej kolonë e gjatë e qytetarëve për ta vizituar dhe duhej pritur me orë të tëra. Kryetarje e klasës, Fitore Ahmeti, e fshatit Torinë jo vetëm që ishte nxënëse e shkëlqyer, por edhe recitatore shembullore. I dhash për detyrë t’i mësoi dy vjersha paralel, vjershën e poetit Adem Istrefi, për Bacën e vërbuar si dhe vjershën për Ylfete Humollin, e vrarë nga forcat pushtuese serbo-jugosllave, jershë shumë e fuqishme me të cilën dënohej veprimi kriminel i pushtuesit katil serbo-jugosllav, i cili nuk kursente të vriste edhe fëmijë, si në rastin e Ylfetës. Vjersha për Ylfetën e kishte shkruar poeti, Ali Podrimja. Kur, kjo i zotëroi që të dyjat, e kshillova. Nesër kur të hyjmë tek Bacë Adem Demaçi, ti do të vendosësh se cilën poezi ta recitosh. Nëse, Baca nuk është vërbuar, ti do të recitosh poezinë për Ylfetën, nëse Baca vërtetë është vërbuar, do të recitosh poezinë për Bacën. Po ashtu blemë edhe romanin “Beni Ecën Vetë”, në të cilin u nënshkruam gjithë klasa, 28 veta, që në emër të klasës ti dhurohet Bacës.

Në radhët e gjata, pritëm jo më pak se dy orë, në një ditë me vapë vere. Na erdhi radha dhe u futëm në dhomën ku do ta takonim Bacën. Dhoma ishte rreth 16 metra katrore. Një shtëpi e thjeshtë e papërfunduar. Nuk vonoi dhe u hap dera e dhomës. Baca, krahpërkrah me motrën e tij, hyren brenda përplot dashuri e krenari, duke u ulur në një shtrat përballë nesh. Baca na përshëndeti me dashamirësi dhe filloi të flas për gjendjen e Kosovës. Numri i qytetarëve në dhomë i kalonte disa përmasat e dhomës. Baca kishte vu rregull. Me çdo grup qëndronte vetëm 15min. dhe kalonte në dhomën tjetër me të njejtën madhësi tek grupi tjetër që e priste. Nga shikimi, erdha në përfundim se Bacës iu kishte dobësuar shumë të pamurit, për 28 vite burg në çelitë famëkeqe jugosllave, por megjithate shihte. Në këtë atmosferë të papërshkrueshme përplot emocione, unë i dhash shenjë Fitorës të ngritet e ti kërkoi leje Bacës për recitimin e vjershës, të përgatitur për te. Baca i vegjëlisë, e ftoi Fitoren ti afrohej dhe i dha leje për recitimin e vjershës. Fitorja si një aktore e ërtetë, recitoi vjershën për Ylfetën. Po ashtu në emër të klasës i dorëzoi edhe romanin. Baca e përqafonte si vsjzën e tij duke e falënderuar për recitimin dhe për dhuratën. Erdhi 15 minutshi dhe Baca u ngrit, duke na përshëndetur. Kaloi në dhomën tjetër ku e prisnin qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Baca, në formë shakaje e tha edhe një të vërtetë. “Unë jam shumë i lodhur, ju e keni parasysh nga kam ardhur. Nëse ju vazhdoni të më bëni një presion të tillë edhe më tutje, mua nuk më mbetët tjetër vetëm të kthehem atje ku kam qenë.”Kështu mbaroi vizita tek Bacë Adem Demaçi, simboli i rrezistencës shqiptare. Udhërrëfyesit dhe drejtuesit për lirinë.

Ky ishte takimi im i parë me Bacë Ademin e vegjëlisë, tridhjetë vite më parë. Kujtim që nuk vyshket kurrë dhe qëndron gjithmonë i freskët.

Lavdi, për jetë e mot, jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit!

Fazli Maloku, Prishtinë, 27 shkurt 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok