15/10/2024

E vërteta dardane dhe rrenat serbe

0

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

”Nxjerrja e Pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të shumta,si dhe vendosja e tyre në sfond historik ku në të vërtetë e kanë vendin, hapë pashmangshëm çështjen e vazhdimësisë së tyre , pra të pasardhësve të drejtpërdrejtë Ilirëve dhe Dardanëve,Maqedonasve si një familje e madhe me shumë degë . ( Jusuf Buxhovi :Kosova)”  E vërtë kjo që shkruan J. Buxovi ?. Po, sa jemi te bindur vetë ne, në këtë çështje ? Fërkimet tona të përditshme , me teori  dhe dyshime , me grindje dhe ashpërsime, me mohime të së kaluarës ,të individëve si historik ashtu edhe të penës na çojnë….Ku ?

”Ka mendime se Flav Valer Kostandini ka qenë perandori më largpamës i tërë historisë romake, përfshirë edhe atë të Lindjes. Qe një gjeneral i madh, një luftëtar i madh. Ai e kuptoi se Krishterimi ishte tashmë një religjion qe mund ta përdorte për qëllimet e veta; duke qeverisur mendjet e njerëzve ai mund te arrinte të kontrollonte drejtpërdrejt popullsinë e vet.

Nuk ishte rastësi qe ai i mbajti funksionet religjioze në grushtin e vet. Ishte i pari perandor i krishterë, dhe i pari që ndërfuti doktrinën e re të quajtur Cezaropapizem; e në të  vërtetë ai e mbajti për sa ishte gjallë postin e kryepriftit papës…..Konstantinopolisi, Ky kryeqytet i ri dhe i madhërishëm i perandorisë u përurua me 11 maj 330, me festime te jashtëzakonshme. Për ndërtimin e këtij qyteti ishin plaçkitur te gjitha qytetet e tjera te Perandorisë, por ky kryeqytet i mrekullueshëm do mbetej qendra e botes edhe per shume kohe.) ”.    (docstoc.com/docs/99040210/GENIVS-ILLYRICI-GJENITE-ILIR-6-KOLOS-ILIR-NE-FRONIN-E-KONSTANDINOPOJES–Vell-II—)”.

Ave Dardanius!

Ne kush jemi?

”Joseph Ritter von Xylander (1794-1854) në studimin e tij “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren” (Frankfurt-1835) vijnë deri në përfundimin se “Gjuha shqipe, nuk ka marrë përkatësinë e saj evropiane për shkak të ndikimit të gjuhëve tjera evropiane, por ajo është njëra nga gjuhët bazë e themelore e gjuhëve të lashta evropiane”. Edhe më konkretisht dhe që më vonë e deri në ditët e sotme mbeti si teori e pakontestueshme në shkencën e gjuhësisë, është ajo e Franc Bopp (1791-1867), i cili në librin e tij “Uber das Albanische und….” (Berlin 1855) shkruan: “Padyshim që gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane, mirëpo në bazat dhe elementet e saja përbërëse ajo nuk ka asnjë gjë të përbashkët me gjuhët sanskrite perëndimore të globit, kështu që ajo del si një gjuhë në vete, një degë e veçantë e familjes së gjuhëve indoevropiane”. Me këto studime dhe qindra të tjera, të bërë në etapa të ndryshme kohore është vërtetuar shkencërisht se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të kontinentit.”

Në burimet serbe lexojmë:   ” Sikur të shikonim nga e kaluara e flaktë e krejt Europës dhe gadishullit tonë, nga e cila njerëzit e thjeshtë të Ballkanit janë bërë Zotërues të Botës,  kurse  Serbia është toka, nga  e cila kanë dalë të mëdhenjtë të cilët ia kanë zgjatur jetën perandorisë Romake për disa shekuj (serbët për Serbinë) .Psh. Imperatori Julian i njohur si Juliani Renegat i lindur në vitin 332 në Carigrad  (Konstantipol fxh)  në familjen e Konstantinit të Madh , nuk është imperator ”serb” por është i familjes  që ka rrjedhur nga meritoret e tokave serbe dhe nga ai mes etno-kulturor ”(burime serbe)”

Fërkimet tona të përditshme , me teorina dhe dyshime , me grindje dhe ashpërsime, me mohime të së kaluarës ,të individëve si historik ashtu edhe të penës na çojnë ,Ku?. Dhe ?

Po ç` flasin  e ç´shkruajnë  serbët për Dardaninë ?:  “Serbët habiten që historia e tyre po filloka në shek . e 6-të ,dhe se ata para asaj kohe nuk ekzistonin . Po ku na jetuan stërgjyshërit ? .pyesin ata-. A mos ishin jashtëtokësor? Ata e kanë bindjen që para ardhjes në Ballkan e kishin një gjuhë të përsosur, një rend të lartë shtetëror, një botëkuptim të qartë për shtetin dhe kulturën e doket kombëtare. Ata sipas tyre i kishin edhe tri Perandori” . Pra ku është djepi i serbëve?

Serbët shkruajnë :” Arsyet e rrenave të shkollës së Berlinit- Vjenës ishin të qëllimshme për të na falsifikuar të kaluarën tonë (serbe fxh)  se nuk jemi autokton në tokat tona nga Podunavlja dhe kjo që nga fillimi i jetës. Me këtë na e morën të kaluarën dhe me gjenerata të tëra i mashtruan më qëllim të çrrënjosjes së serbëve dhe historisë së sajë ” ( burime serbe).”

Pra, serbët shkruajnë dhe janë të bindur  në shkollën e tyre autoktone se e kanë origjinën nga Podunavlja (rreth Danubit fxh) dhe nga ku janë shpërndarë nëpër Europë , Azi të Vogël dhe që kishin mbërritur deri në Indi.

Nga kjo mund të shihet tendenca dhe qëllimi i historiografisë serbe që të dalin me rrënjë nga Pellazgët. Dhe nuk kanë të ndalur. Shkruajnë , e mashtrojnë vetën. e mashtrojnë botën .Diçka mbetet.

Po gjuha serbe ?  Ata thonë : ”Gjuha serbe është mrekulli hyjnore (СРБСКИ ЈЕЗИК ЈЕСТЕ ЧУДО ОД БОГА ) thonë për gjuhën  e tyre , e cila dihet se në çfarë etapash të zhvillimit ka kaluar..”

Me çfarë patetizmi i bëjnë pyetje vetës : ” Kush janë serbët ? Pse u vendosën në vendin më ideal të Planetës Tokë? Pse e flasim mu këtë gjuhë , sa është  e madhe kjo gjuhë e jona serbe?  A ka konspiracion ndërkombëtar  botëror kundër gjuhës serbe?

A janë këto pyetjet  që ishim dashur ti bënim ne shqiptarët  për vetveten ,por ja që po i bëjnë ata, sepse ne nuk kemi kohë E shihni që edhe në këtë aspekt ata ” janë ” viktima , dhe gjithmonë janë ” flijuar” nga të mëdhenjtë.

Na nuk ia varim shumë vetvetes , neve shajmë vetveten , neve e njollosim vetveten dhe mohojmë çdo gjë  t´tonën .

Por edhe nëse dalim me argumente , në të njëjtën kohë dalim edhe më shumë kundërargumetues. përçarës dhe pështjellues të vetvetës . Na mungon kryesorja . Na mungon dëshura dhe dashuria për vetvetën.

Xhemal Ahmeti shkruan :”Shkatërrimi i mbretërive ilire dhe hapja kancerike e perandorisë romake shkaktoi deformime të ndryshme në mbarë rajonin lindor të Evropës. Duke filluar që nga viti 200 para Krishtit rajoni i sotëm i Ballkanit iu kishte nënshtruar romanizimit, kështu që rreth vitit 300 pas k. elementet e gjuhës latine kishin dëmtuar rëndë gjuhët e popujve ballkanikë, e sidomos atë të shqiptarëve të lashtë (Stadtmüller). E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me zakonet dhe besimin e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pas qindra viteve sundim të ashpër ishin rekrutuar në besimin katolik. Nga viti 395 e deri me ardhjen e turqve më 1365 në Ballkan (nëpërmjet të cilit synonin pushtimin e Evropës) pasardhësit e ilirëve iu nënshtruan Themas bizantine, e cila për qëllim kryesor kishte sjelljen e bindjes dhe besimit ortodoks. Pas romakëve dhe bizantëve, mbi kokën e shqiptarëve si sundues të tyre vijnë edhe turqit islamë, pastaj më në fund e deri sot (pjesërisht) sllavët e grekët. Rreth 500 vjet sundim romak, 970 vjet sundim bizantin, 547 vjet turqit e kështu me radhë.

Nga kronistët e kohës romake mësojmë se fiset ilire kanë qenë më të ashprat në kundërshtimin e përhapjes së administratës së perandorisë, pra më të pabindurit, të cilët janë sanksionuar rëndë në çdo segment të jetë së tyre. Për kokëfortësinë tyre, për mos t`iu përshtatur religjioneve dhe administratave të huaja kronisti bizantin Michael Attaleiates (1034) shkruan; “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm, ata nuk i ka bindur Roma e as katolicizmi, nuk e dijë se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin, por vetëm sillen rreth e rrotull në të njëjtin vend”. Se shqiptarët nuk kanë hequr duar nga rezistenca e tyre dëshmojnë edhe fragmentet nga libri i Ana Komnenos (bija e sundimtarit Alexios I. Komnenos) “Alexias” (1107-08) e cila flet për një principatë “arvanite” të udhëhequr nga Progoni që është quajtur “Arbanon”. Principatë, që sipas historianit francez Alain Ducellier është shtrirë në mes të lumenjve Mati dhe Devolli.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok