Dy standarte per mbulimin e vrasjeve policore!
Nga Nikoleta Kovaçi
Kryeministri juj, se i jemi s’ka qene e as ka me kane asnji sekond qe une frymoj, na quajti hiena pse dyshuem qe ne krye te heres se Learin e dhunoi policia e nuk vdiq vedi! Tue dashte me sulmue Berishen, ai sulmoi dhe fyeu kedo qe nuk u pajtue me deklaratat perverse te nje palaçoje strukture qe asht shpik prej tij me mbulue çdo krim policor qe del sheshit! Dhuna shtazarake ndaj Learit doli sepse Leari ndrroi jete! Ndryshe do te sistemohej pa gajle e droje ne regjistrat e mekanizmave te dhunimit te kujtdo qe nuk asht si ata, e do tregohej ne mes shoshojte nga policat hashashiste, trafikante, sherbetore dhe gjobaxhinj si sukses i madh!
Leari iku dhe na la pas gurin e Sizifit qe duhet me mbajte Na-kush e koncepton siç asht ne te vertet ky krim me prapavije te tane shtetnore! Tjeret s’ka gja! S’e njohin Sizofin e aq ma pak detyren qe na la Leari! Ai uleriti e i vetmi person qe e dgjoi ne grahmen e fundit, deshmoi, foli, reagoi, tregoi se asht GJALLE… Se nuk blihet per stomakun, qe nuk shitet me lane hupte gjakun e shokut, qe nuk tutet nga falangat e shtetit qe e thereasin skutash per hir pazaresh! Ai deshmoi per te na thane se naten e krimit, policia e orkestrueme nga falangat drejtuese, ka punue gjithe naten me zhduk provat!
Nese ne rastin e Klodian Rashes policia, qeveria, oktapodi i bashkise se Tiranes i mbine ne dere burrit te huaj çdo dite te perendise me mbyll vrasjen, me rastin e Learit ata u kujtuen per te vetmin detaj qe zbuloi pushkatimin e Klodit: Kamerat! Nese nuk do ishte ajo pamje filmike, Klodi do shkonte ashtu siç iki Enea ne Korçe, Ilvi ne Kavaje, Jonada ne Potam! Po, po, edhe ne Potam u fshine pamjet e kameras se hotelit, perballe te cilit ndodhi masakra!
Meqe ato pamje filmike nxoren oficerin e policise qe qellonte me arme mas shpine Klodin vetem 20 metra larg deres se shpise se vet, tash pika e pare e leksionit qe japin instruktoret e mbulimit te krimeve policore asht zhdukja e pamjeve filmike! Ndaj Rama me shpuren e vet nuk e pa te arsyeshme te shkonte ne shtepine e Lear Kurtit: ne te dalun te drites thujse gjithcka ishte vendos ne vendin e vet! Baterdine e nje nate te lame me gjak e mori persiper ta orientonte ne te zbardhun AMP qe ka marre kompetencat e duhuna me i krye krejt funksionet! E kryeministri juj i qete mori rrugen per tek nje tjeter krim shtetnor, e prej atje me sulmue njerzit qe spajtoheshin me vdekjen vetiu te nje djali 32-vjec ne duart e policise!
Une gjithnje kam zgjedh me kane ne anen e te pamundunit, viktimes, masi jam krejt e qarte per misionin qe ka marre policia e ktij vendi! E vetmja keqardhje ne kete rast shkon per ata punonjes policie qe s’jane si kta e vazhdojne te qendrojne nan te njajtin kulm me kte soj!
Tash, ne rastin e radhes kujdesi per mbulim do sofistikohet edhe ma… Policat nuk do e çojne ma ne spital viktimen e dhunes se tyne po do e gjejme ne kanal, ne banese te braktisun, pse ne ndonje cep rruge per aksident! E na serish kur te reagojme, kaq sa mund te reagojme na, prale do quhena hijena, do etiketohena politikisht simas rastit, e do mbetemi te braktisun deri ne rastin pasues!