12/12/2024

DY FLAMUJT E SHQIPTARËVE

0
Shqiperia-Kosova-Flamujt

Nga Lutfi ALIA

Siena është një qytet i vogël në Toskana të Italisë, një qytet me zanafillë në agimet etruske, me histori shumë shekullore, qytet i shquar për vlerat kulturore, artistike, arsimore, muzikore, etnografike dhe me jetë sociale dhe intelektuale tepër aktive. Ne Sienen e vogël janë dy universitete dhe akademia e muzikës.

Siena është qytet hirosh, harmonioz, mikëpritës, miqësor, festoz, misterioz dhe mitik,është qytet profan dhe i shenjtënë të njëjtën kohë, është qytet me traditë të lashtëorganizimi me kontrada, që ende funksionojnëme statute e rregullore autonome, me flamurin dhe hymnin e vet sejcila prej tyre.

Në qendër të qytetit është sheshi “il Campo”, altari i kultit senez, i qytetërimit, i historisë seneze, i shpirtit luftarak, i fitoreve dhe i humbjeve, i gëzimeve dhe i hidhërimeve; sheshi i nostalgjisë dhe i krenarisë seneze; sheshi madhështor ku zhvillohet “Il Palio”, gara e famëshme kalorsiake, e vetmia garë në botë, që zgjat me tre xhiro në pesë minuta dhe ku paguajnë fitimtarët.

Të shkruash për Sienën është ndërmarrje e vështirë, është iluzion, sepse sa më shumë ta njohish e të gërmosh në jetën e brendëshme dhe në sekretet e Sienës, aq më shumë zbulon vlera dhe mistere. Prej 28 vitesh që jetoj në Siena,në këtë realitet të bukurqytetar, shoqëror, historik dhe kulturor, kam mundur të zbuloj, se ky qytet fisnik e mikëpritës, përmban dhe një pjesë tё historisë e të kulturës shqiptare, një thesar të vertetë me vlera historike. Krahas pranisë së kaherëshme të shqiptarëve, në komunën e Sienës dhe në komunat e tjeratë Provicnës, jetojnë mbi 3000 shqiptarë, banorë të rinj, të ardhur nga vera e vitit 1991 dhe në vazhdim, nje komuniteti integruar denjësisht në jetën seneze. Ndonëse shqiptarët përbëjnë numerin më të madh tëekstrakomintarëve në Provincën e Sienës, mbetet ende komuniteti më i pa organizuar, në ndryshim nga komunitet shqiptare në rajonet e tjera të Italisë, si ata të Romës, Milanos, Torinos, Breshias, Bolonjës, Udines, Firences, Pulias, Napolit etj, të cilët kanë themeluarshoqata dhe fondacione, me aktivitete dhe konferencakultrore, me hapje shkollash në gjuhën shqipe për fëmijët, me organizmin eaktiviteteve artistike dhe sportive, me organizim manifestimesh për kremtimin e ngjarjeve kulminante të historisë tonë kombëtare, si për festat e Pavaresise dhe të çlirimit etj.

Në Siena shqiptarët jetojnë sejcili me vehte. Nje nder aktivitetet e quajtura shoqërore është takimi ne klubet e shqiptarëve, por dhe këto me diferencime, pasi njerinnuk e frekuentojnë, sepse pronaret që e kanë këtë bar, nuk pranojnë të flitet në shqip, një tjetër në qendë ka çmime për turistet, kështu preferojnë barine Benjaminit dhe barin e Mirkos. Më shpesh këto bare freuentohen të shtunave dhe të djelave. Njëtë shtune paradite, bashkë me Ruzhdiun shkuam të pijme kafè te bari i Mirkos. Kur arrijtëm gjetëm Arianin, Ilirin dheLeon, që po pinin nga një birrëdhe po diskutonin me pasion për ndeshjet e kampionatit të futbollit që zhvilloheshin të djelën. Në nje tavolinë tjetër ishte një grup zhurmëmadh, që më shumë grindeshin, se sa diskutonin për politikën shqiptare dhe me tej kosovari Ramadan trup madh e fjalpak, anadaj e therrasin Rambo. Ai ishte me dy kolegët e punës.

Me që unë dhe Ruzhdiu nuk jemi tifoza dhe nuk i pëlqejmë debatet politike, u ulëm në një tavolinë veçan, ku na shërbeu kafete Enkelejda bashkëshortja e Mirkos. Ndërkohë, me telefonoi Çim Kalia, i cili më pyeti ku ndodhesha, se donte të vinte të më takonte me një mikun tim të vjetër, që kishte ardhur nga Elbasani. Nuk më tregoi kush ishte, donte të ma bente surprizë. Pas një gjysëm ore erdhi Çimi, ishe me Engjell Suvarinë, miku i rinisë, i mirënjohur nga të gjithe si arbitri më simpatik, korrekt dhe paanshëm në drejtimin e ndeshjeve të futbollit. U përshendetëm me mall dhe filluam bisedën duke kujtuar vitet e shkuara. Kaq u desh dhe të gjithë erdhën e u mblodhën rreth tavolinës tonë. Filluan pyetjet pa mbarim, Arjani e ngacmonte duke insistuar se nuk ka refer të paanshëm, Leo përkundrazi i bënte komplimmenta, duke i kujtuar, kur kishte arbitruar ndeshjen Besa e Kavajës kundër Partizanit, që kishte fituar Besa dy me zero. Kështu me rrëfime dhe humor, biseda u ndez këndshëm dhe tepër miqësore. Engjëlli u integrua ne bisedat dhe me qetësi e mirësi iu përgjigjej pytjeve të shumta, shpesh të shoqëruara me rrëfenja të lidhur me ndeshjet. Kur e pyeti Iliri në se kishte arbitruar ndonjë ndeshje ndërkombëtare, Engjëlli tregoi se ishte ndër të parët shqiptarë arbitër i FIFA-s dhe se fillimisht ishte aktivizuar si anësor në disa ndeshje me arbitrin italian Pierluixhi Kolina, me të cilin kishte ruajtur raporte miqësie dhe vazhdimisht shkëmbenin letra, ndërsa në vitin 1987 kishte drejtuar ndeshjen ekupës të kampioneve në Zvicër. Ishte ndeshja për kualifikimin për çerek finalet, mes kampionessë Zvicrës “Neutchâtel Xamax” dhe Real Madridit.Kur dëgjuan për Real Madridin, të gjithë i kërkuan të tregonte për këtëndeshje. Engjelli tregoi se kjo ishte ndeshja, që u fitua 2 : 0 nga skuadra zvicerane, ndërsa në ndeshjen e kthimit, fitoi Real Madridi 3 : 0, që u kualifikua, madje fitoi dhe ndeshjet e tjera, doli në finale dhe fitoi kupën e kampioneve për sezonin 1986 – 1987.

Ne vazhdim Engjelli tregoi se para se te nisesh për në Zvicër, kishte shkuar ne ndermarrjen Artsistike “Migjeni” ku kishte blerë tre flamuj nga ato qe vendosen ne tavoline dhe një bucelëme shqiponjën të gdhendur ne njeren anë dhe keshtjella e Krujes ne anen tjeter. Keto dhurata simbolike do t’ua dhuronte dy anësorëve njeri skocez e tjetri austriak, ndërsa bucelën me flamurin do t’ia dhuronte vëzhguesit të FIFA-s.

– U sistemova në hotelin “Le Cafè de l’Aubier” në qendër të qytetit, i cili shtrihej buzë liqenit Neutchâtel,- tregoi Engjelli. Në darkë, kur u takova me dy anesorët dhe ato në të njejtin hotel, ua dhurova flamujt, por dhe ata kishin përgatitur dhurata simbolike me punime artistike të vendeve te tyre. Te dielën paradite i vendosa mbi tavolinë flamurin dhe bucelën të mbeshtjella me një celofan transparent dhe dola të bëja një shetitje në qytet, ku mbreteronte një pasterti dhe rregull mahnitës. Kalova para shatrivanit të bukur Neuburg dhe vizitova muzeun etnografik. Një mrekulli e vërtetë. U ktheva në hotel dhe pasi hengra drekën u ngjita në dhomë. Por çfarë të shihja !!!! Mungonte flamuri dhe mbi tavolinë ishte një letër me një shënim në gjermanisht, që nuk e kuptova, por në fund ishte shkruar fjala Vlora. Nuk po kuptoja ç’hynte Vlora ??  I nevrikosur zbrita të sporteli dhe iu drejtova punonjësit të recepsionit, i fola në italisht, por ai ngriti supet dhe bëri shenjë me dorë, se nuk kuptonte çfarë i thoja, në fakt unë e kish ngritur shumë zërin, duke i thënë se kishin vjedhur flamurin e vendit tim (furto, bandiera del mio paese) dhe ia përsërita disa herë. Ndërkohë i drejtova letrën, që kisha gjetur mbi tavolinë e lexoi, buzqeshi dhe pasi më tha vetëm Ok, mori telefonin dhe foli me dikë. Pas bisedës së shkurtër më bëri shenjë të ulesha ne poltornën e hollit. Kështu ndejta rreth gjysëm orënë pritje, kur hyri një grua e re, e cila erdhi drejt meje e më përshendeti në shqip:

– Tung zotni, unë jam Vlora, jam prej Kosove, nga Prizreni. Punoj pastruese në hotel. Të kam lanë një letër, për me të tregu se flamurin e Shqypnisë e mora unë, pasi na jena të deshiruem me pas këtë flamur në shtëpi.Besoj se nuk je zemëruar me mue, – me foli me perzemërsi dhe me ndrojtje.

I befasuar, por dhe i çliruar nga inati që më kishte pushtuar, u ngrita në këmbë, i dhashë dorën dhe i thashë.

– Jo mos burrneshë, nuk jam zemëruar me ty, por me që nuk e kuptoj gjermanishten, nuk po kuptoja pse ishte çdukur flamuri. Mbajeni e më gëzon, që ky flaamur do të vendoset në shtëpinë e një familje patriotësh kosovar.

– Me mue është dhe burri dhe ai dëshiron me të takue e me të përshendet, a ta therras? – me pyeti me ndrojtje.

– Të vij, pse jo, shko e sille ta takoj – i thashë.

Erdhi dhe i shoqi, quhej Frederik, punonte infermjer në spitalin e qytetit. Ishte burrë i qeshur e hokatar.

– Une po prisja ta denoncoje Vlorën për hajne e të shpetoja ca kohë prej pushtetit te saj, por jam burrë pa fat, se zotnia e juaj e fali, ani i dhuroi dhe flamurin, – tha Frederiku duke qeshur.

Pas kësaj bisede miqësore, u ndamë paqësisht. Unë u ngjita në dhomë të pushoja pak para ndeshjes, ndërsa Vlora dhe Frederiku ikën me kerkesat insistuese, që pas ndeshjes të shkoja për darkë në shtëpinë e tyre.

Pasi përfundoi këtë rrëfenjë të bukur, Ariani tërë kureshtje e pyeti Engjellin?

– Ajo zonja Vlora pse e shkruajti letrën në gjermanisht, kur mund ta shkruante në shqip?

– Nuk ka asnjë enigmë në këtë ngjarje, është shumë me thjeshtë sa dyshohet. Ajo punonte me një kolege, qëfliste gjermanisht dhe për të mos krijuar keqinterpetime e shkruajti në gjermanisht dhe ia tregoi përmbajtjen e letrës, që të mos e trajtonte si vjedhje e flamurit, problemi isha unë që nuk dija gjermanisht e nuk kuptoja çfarë ishte ky mesazh, – spjegoi Engjelli.

Ndërkohë që po diskutonim a veproi mirë, apo veproi keq Vlora, Rambo kosovari u ngrit e shkoi të makina e tij dhe pas pak u kthye me një kuti kartoni, që ia dha Engjellit dhe i tha:

– Asht një dhuratë e vogël prej meje, prej Vlorës dhe Frederikut.

E hapi kutinë dhe brenda ishte flamuri i Republikës së Kosovës dhe u ngrit në këmbë dhe e përqafoj Rambo kosovarin dhe në të gjithë e përgëzuan për këtë veprim fisnikërie e repsekti.

– Zotni Engjell, Vlora që të mori flamurin asht kushërina ime, asht vajza e axhës tim, e unë po ta kthej respektin tand, duke të dhurue flamurin e Kosovës tonë.

Ne shqiptarët kemi dy flamuj – thanë njëzëri Engjelli dhe Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok