22/12/2024

Duhet mbështetur kauza e drejtë e Albinit…

0
Ibrahim-Kabili

Nga Ibrahim Kabili

Kryeministri Kurti duhet mbështetur në kauzën e tij të drejtë që është vendosja e sovranitetit në cdo pëllëmbë të territorit të Kosovës. Në thelb ky qëndrim duhet mbështetet. Të mbështetet nga politika dhe politikanët e Kosovës dhe ato të Shqipërisë. Të mbështetet nga media dhe institucionet përkatëse me masa konkrete për të penguar synimet e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Mediat “proserbe”, disa “analistë” dhe politikanë andej apo këtej kufirit të ndëpresin sulmin ndaj Kurtit. Sulmi ndaj tij ëshë i turpshëm! Jo si indivit, por në pozicionin e kryeministrit. Si indivit ai është sot kryeministër, nesër dorëhiqet dhe vjen një tjetër… Vallë kush do të vijë? Po të vijë një politikan i ri është shumë mirë. Të vjetrit janë provuar. Dhe, vanë si vanë, thuhet në jug të atdheut tonë… Ikën pasi e “vjelën” absolutisht Kosovën, i falën tetëmijë e dyqind ha tokë, Malit të Zi, nënshkruan me Serbinë disa marrveshje të dëmshme për Kosovën. Disa prej tyre “bashkëpunuan” me Vuçiçin dhe pranua në hije ndarjen e Kosovës dhe asociacionin. Situata në këndvështrimin tim është e rëndë… Serbia insiston në çbërjen e shtetit të Kosovës. Pavarësisht se ajo nuk e njeh Kosovën ka hedhur ndaj saj gjithë potencialin e shtetit dhe institucioneve për ta çbërë atë… Dy përfaqësuesit e BE-së po mbajnë anën e Serbisë. Evropa duke qortuar Kurtin, mban anën e agresorit. Jo i papritur, ky reagim i Evropës ndaj shqiptarëve. Ajo i ka dhënë provat me paraardhësit e tyre në: Traktatin e Fshehtë të Londrës, Kongresin e Berlinit, etj.etj. Shpresa është te Amerika. Por, shpresat e mia po veniten… E megjithatë mendoj se Amerika nuk do ti braktisë shqiptarët e Kosovës. Besoj se ajo do ta mbrojë me çdo kusht shtetin që krijoi vetë. Amerika gjatë gjithë historisë ka qenë proshqiptare. Shresoj të jetë kështu edhe kësaj here, në mbështetje të Kosovës dhe shtetndërtimit të saj.

Që të jem i sinqertë mendoj se me Kosovëm po luhet një lojë e madhe. Kosova është dhe do të vazhdojë jetë, mendoj unë, arenë e përplasjeve të mëdha midis lindjes dhe perëndimit edhe për një kohë të gjatë. Druaj se ajo edhe kësaj radhe po pagun haraçet e të tjerëve dhe po përdoret si “karrem” apo “gur shahu” për të joshur Serbinë. Dyshoj shumë tek disa shtete evropiane dhe politikat e tyre. Historia në Ballkan ka qenë e trishtë me shqiptarët dhe është  treguar e padrejtë me ata. Edhe më keq kjo ndaj shqiptarëve të Kosovës. Liria e fituar mbas 100 vjetësh herëpasëhere dhunohet nga Serbia dhe Vuçiçi. Rasti i veriut sot dhe dhunimi i forcave ndërkombëtare prej turmës dhe huliganëve është e pafalshëme. Dhe përsëri e çuditërisht akuzohet Kurti. Por  edhe më keq i kërkohet atij të tërheqë policinë nga veriu dhe çtensionojë situatën. Bandat do ta drejtojnë veriun? Jo. Situata duhet të çtensionohet. Por  kush mund ta bëjë këtë, Kurti? Edhe sikur të dojë ai nuk mundet ta bëjë këtë. Atë e tensionoj Vuçiçi, ai mund ta çtensonoj situatën pasi ai po tregon muskujt me ushtri dhe “agresione” në shumë drejtime…

Megjithëkëtë sërish Kurti kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Për Kurtin dhe shqiptarët është e papranueshme ndarja e Kosovës. Për të projekti për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve ka dështuar… Kurti thotë: – Ky projekt i dështuar në bisedime, kërkohet të vihet në zbatim nëpërmjet forcës. Kjo është e papranueshme për ne…

Qëndrimi ledhatues i Evropës ndaj Serbisë dhe zhvillimet në terren në veriun e Kosovës vënë pikëpyetje të mëdha. Duke e ndjekur situatën, Kurti, thotë: “Janë këto tri kategori që po bëjnë këto trazira dhe këto trazira po i bëjnë sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale, që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërkaq ata duan ndarjen e Kosovës, ata duan coptimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre”.

Që kryeministri Kurti të mund ta përballoj situatën e krijuar nga shteti serb, mendoj se duhet:

  • Të bashkëpunoj ngushtë me SHBA-të.
  • Të vejë në lëvizje institucionet e shtetit dhe ato të pavarura, që t’i kundërvihen me fakte e prova “fabrikimeve” dhe “dokrrave” serbe për Kosovën. Ata janë në ofensivë të gjerë që nga lufta e fundit për të arritur çjohjen e Kosovës. Pala kosovare hesht dhe mendon se këto janë fjalë e vetëm fjalë. Ajo mendon se do ta njohë Serbia kur kjo e fundit thotë se nuk do ta njohë kurrë… Të vërë në lëvizë levat me xhiro të shpejtuara sa nuk është shumë vonë…
  • Ti kërkoj  Kuvendit të Kosovës dhe atij të  Shqipërisë të miratojnë: Rezolutën mbi dënimin e gjenocidit serb kundër shqiptarëve

në luftën e fundit. Pas kësaj mund të kërkoj falje Serbia dhe të dëmshpërblej Kosovën për humbjet gjatë luftës.

  • Politikanët shqiptar të ndërpresin “luftën” e padrejtë ndaj Kurtit dhe të dënojnë sjelljen agresive të Vuçiçit ndaj shtetit të Kosovës. Kurti është vëllai i gjakut, ndërsa Vuçiçi armik i shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm.
  • Të veprojmë si një komb për çështjen kombëtare dhe veriu i Kosovës është i tillë…
  • Shqiptarë, politikën e madhe e bëjnë të mëdhenjtë dhe mendimi ynë si të vegjël është i papërfillshëm. Kryeministri i Kosovës, cilidoqoftë ai, edhe sikur ti kishtë të gjithë me vehte siç po apeloj unë, përsëri do e kishte të vështirë këtë lojë shahu me shumë të panjohura…

Ibrahim Kabili

Tiranë, 05.06.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok