22/12/2024

DREJTUAR SHARLATANËVE TË VËRTETË

0
Elena-Kocaqi

Nga Elena Kocaqi

Për herë të parë në historinë e Njerzimit, në Shqipëri bëhet një peticion, për të censuruar fjalën e lirë, ndërsa në vendet e tjera peticionet bëhen për ta mbrojtur atë, madje dhe me jetë. Vetëm për këtë fakt, këto nënshkrues nuk kanë asnjë lidhje me shkencën që në themel të saj ka lirinë e mendimit, studimit dhe shprehjes.

Shkohet edhe më larg se kaq, me këtë peticion cënohet rendi kushtetues në vend dhe demokracia, që është material për prokurorinë, pasi keto të vetquajtur intelektual bëjnë thirrje për dhunimin;

  1. E të drejtave të Njeriut të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligj ndërkombëtar.
  2. Censurimin e lirisë dhe pavarsisë së medias, për të transmetuar lirshëm materialin që ajo mendon të arsyeshëm. Liria e medias është e garantuar me Kushtetutë.

Pra, këta të vetquajtur intelektual që siç duket nuk e kanë marrë ende vesh që ka ndërruar sistemi, bëjnë thirrje për të cënuar shtyllat kryesore të një sistemi demokratik si dhe liritë dhe të drejtat themelore të Njeriut.

Hyjmë në temë tek çështja e gjuhës dhe historisë dhe ju drejtohem pikërisht atyre të peticionit.

  1. Pse Ju nuk pranoni arritjet e studiuesve më të mirë ndërkombëtar në lidhje me gjuhën shqipe si të Lajbnic, Pokorny, Petersen, Bopp, Hann, Kreshmer etj? Kush jeni Ju që ju duket vetja më të ditur e më të zgjuar? Kush janë sharlatanët këtu, Ju apo korifejtë e botës? Sigurisht Ju, se shumica nuk keni nje artikull medioker, pa le të keni libra. Dihet qartë që shumica Juaj kanë marrë punën, titujt e gradat me nepotizëm. Publikoni doktoraturat tuaja të shikojmë sesi i keni marrë. Dihet mirë se sot tek këto katedra nuk hynë dot pa miq të fortë, jashtë e brenda vendit dhe pa u lëpirë lartë e poshtë.
  2. Çfarë ju duket vetja juve se jeni më të ditur sesa 33 gjuhëtarët që nxorrën shqipen më të vjetrën në Evropë, rreth 8 mijë vjet në formim e 6 mijë vjet e folur pa ndërprerje? Ju gënjen mëndja juaj e vogël. Dolët me vrap e përgënjeshtruat studimin dhe deklaruat shqipen 1500 vjeçare. Për kë punoni ju? Për shkencë as bëhet fjalë, se shumica juaj as ia ka haberin metodikës perndimore në studimin e gjuhës. Për Shqipërinë? As bëhet fjalë fare se ju kundërshtoni çdo arritje të shkencës botërore për gjuhën dhe historinë e shqiptarëve.
  3. Pse nuk konsideroni idetë e Rilindjes për historinë dhe gjuhën? Ju duket vetja më të zgjuar dhe më të ditur sesa ata, apo sepse idetë e tyre bien ndesh me ato te qarqeve ekstremiste që nxjerrin shqiptarët me bisht? Më të ditur e më të zgjuar sesa ata, ju nuk bëheni kurre, sepse ata ishin intelektual me meritë dhe ju shumica nepotikë.
  4. Ju flisni për respektimin e standardid plot fjalë të huaja të shqipes që i keni futur ju vet. Studiuesit e huaj kanë vërejtë se, ne standardin e 1972 është dyfishuar deri dhe katërfishuar fjalori i huaj në shqipen zyrtare. Kjo falë injorancës apo dashakeqësisë tuaj. Pse nuk i keni zëvëndësuar ato me fjalë shqipe të fondit dialektor? Pse injoroni dialektet? Dialekti është gjuha dhe jo imponimi i disa rregullave dhe fjalëve të huaja nga ju.
  5. Pse Ju çdo fjalë të përbashkët që shqipja ka me gjuhët e tjera, e nxirrni sikur shqipja e ka huazuar? Pse nuk bëni përpjekjen më të vogël që të shikoni nga historia e gjuhës dhe etimologjia se kujt i përket fjala? Sepse as dini se nuk lexoni dhe kjo duket hapur fare dhe as doni, sepse keni hallin e fqinjëve, të cilët për ju kanë rëndësi më tepër se shqiptarët dhe e vërteta.
  6. Ju thoni se me disa qendrime e studime për origjinën e shqiptarëve dhe të vendeve fqinjë u cënokan fqinjët tanë. E pastaj? Kujt ju bë vonë? Nje studiues nxjerr të vërtetën dhe kur shkruan as i intereson gjë, veç e vërteta. Mirë qënkit shqetësu për fqinjët, por për arbëreshët tek keto fqinjë, ju pse nuk guxoni të thoni një fjalë? Po për genocidin mbi shqiptarët? Po për gjëndjen e vendit? Po për dhunën, mungesën e etikës publike, rënien e arsimit dhe edukimit pse nuk dilni të thoni një fjalë? Nëse shqiptarët kanë vuajtur e vuajnë, Ju jeni përgjegjësit kryesor pastaj politika, se Ju paguheni pikerisht për të ngritur këto problematika. Keqardhje për nivelin Tuaj dhe për Ju vet dhe keqardhje për këtë vend që nuk ju ndanë sharlatanët që rendin drejtë majave te pa merituara. Jeni ju që vutë në dyshim e diskutim çdo arritje të shkencës botërore dhe kjo jo sepse jeni më të ditur, por sepse ju nuk punoni për shkencën.

Sa për amatorët kjo është sërish përgjegjësia juaj, pasi nuk merreni me punën, për të cilën paguheni. Ju mirë që as dini dhe as doni, por ju nuk pranoni as shkencën botërore dhe as lejoni tjerët të punojnë. Sinqerisht nuk keni pak faj, turp, sedër apo cipë?  Nuk e kuptoni fare se keni mbetur prapa botēs në fushën e shkencës? Nuk e kuptoni që nuk ju beson shumica e shqiptarëve? Nuk e kuptoni se paguheni kot?

Meqë vet nuk jam amatore se kam mbaruar histori me Medalje te Arte, si dhe Juridik e Shkencë Politike shkelqyer, ju ftoj tek a tek apo të gjithëve Juve bashkë në grup, në një përballje publike.

Ka ardhur koha të shkoni dhe fajin për këtë e ka politika që shpërdoron paratë e shqiptarëve me Ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok