04/12/2024

Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur

0
Ibrahim_Rugova

Nga Gjon Keka

Emri i tij e mbulon epokën më të rëndësishme të historisë së Dardanisë (Kosovës) e që do të mbahet mend përgjithmonë për meritat e larta që ky burrë shteti i nderuar botërisht fitoi gjatë jetës dhe veprës së tij.

Ai padyshim që shfaqi virtytet e vërteta të një dardano-arbërori, të një njeriu të urtë, të një udhëhqësi të mirë e me orientim të qartë europian ,nuk abuzoi kurrë me pushtetin që fati i vuri në duart e tij, kontrolloi veten dhe pasionet e tij, i mbajti ligjet të shenjta të Dardanisë së tij sikur edhe kishte dëshirë ta quantë Kosovën -Dardani,e drejtoi Kosovën drejt çlririmit, lirisë dhe pavarësisë me mençuri, urtësi, durim e vizion të qartë, por mbi të gjitha ai e donte popullin e tij. Poashtu edhe populli e donte atë, sa ishte gjallë populli e admirojë me zëmër si një njeri i madh, si një udhëhëqës besnik i vendit të tij drejt të ardhmes së sigurtë europoiane.

Presidenti i pavdekshëm Ibrahim Rugova e bëri lirinë, pavarësinë dhe miqësinë me ShBA dhe vendet mike europiane si qëllimin më të lartë të përpjekjes së tij dhe fakti i vetëm që ai për shumë vjetë e udhëhoqi Kosovën me një reputacion të pashuar dhe i admiruar nga e gjithë bota demokratike. Dora e tij e bekuar më shumë miqë dhe bekimin e ShBA dhe vende mike europiane i vendosen themelet e Kosovës së pavarur, presidenti Rugova është ideatori dhe arkitekti i Republikës së Kosovës, pa të Kosova nuk mund të imagjinohet,sepse ai është shtylla kryesore e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovë.

Presidenti Rugova ishte një njeri me kulturë intelektuale të vërtetë dardane dhe europiane,prandaj edhe nuk e kuptuan të gjithë ,sikur gjithmonë njerëzit e mëdhenjë nuk i kanë kuptuar përgjatë historisë shumë popujë.

Ai donte ta kthenete Dardaninë e tij në rrjedhën e kulturës dhe udhës së natyrshme europiane dhe sa ishte gjallë u mundua ta mbantë këtë vijë të të palëkundër të tij me familjen europiane aty ku edhe Kosova në të ardhmen do të ketë vendin e saj dhe në marrëdhenie të ngushta me ShBA, pa të cilat Kosova nuk do të mund të ishte e fortë dhe e mbrojtur ndërkombëtarisht si nga brenda shtu edhe jashtë.

Ai ishte një njeri i matur, i moderuar, pakorruptueshëm, i durueshëm, por me vizion të qartë si burrë shteti dhe shprehimisht mund të themë se Kosova ishte më e fuqishmja nën udhëheqjen e tij.

Fakti që shqiptarët e Dardanisë (Kosovës) e ndjenin humbjen e tij shumë të dhimbshme dhe gjithmonë i kujtojnë me shumë mall virtytet e tij, sigurisht që na tregon se karakteri i tij ishte ndoshta krejtësisht i pastër dhe do të qëndrojë para nesh pa njollë gjithmonë.

Dhe krejt në fund rënia e Kosovës që pas vdekjes së tij e deri më sot është rezultat i kësaj, nga fakti se gjithçka që Presidenti Ibrahim Rugova i kishte këshilluar të bënin sa ishte gjallë, madje ai ishte bërë vetë shëmbull i udhës që Kosova duhet të ndjek si nga brenda ashtu edhe në raport me miqtë, aleatët dhe integrimin në familjen europian, ata e bënë të kundërtën pas vdekjes së tij, kjo mund të shihet edhe sot tepër qartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok