25/05/2024

DON  NIKOLL  GJINI

0

Nga Fritz RADOVANI

Nder të paktit Martir të Kishës Katolike në Shqipni, që nuk gjeta material të shkruem për vdekjen e dhunëshme të Tij, prej Sigurimit shtetit komunist.

Koha nuk duhet të vijnë tue fshij Emnat e lavdishem, po tue na i rikujtue!

Shkrimi i zj. Vera Malshyti, na solli në kujtesë këte Martir të Pavdekshem:

“Don Nikolla e kemi thirrë gjithmonë të gjithë t’ afermit e Tij. Qyshë nga dita e parë e shugurimit si meshtar e ka thirrë vetën Ushtar i Krishtit dhe i sherbei besnik deri ditën e fundit.Ashtu e prezentoi vetën në gjyqin e parë në vitin 1952, dhe në mes të tjerave i thotë gjyqtarit ti mundesh me më dënue po kurrsesi  me më gjykue. Gjykimin tem dhe të shokve të mij e ban i Lumi Jezu Krisht, të lumët na për Ta. E jo nji partizan i sapo ulun prej malit pa kurr’ i klasë shkollë. Mbasi bani 20 vjet burg u lirue nga burgu e filloi jeten me ne, me vllaun e Tij Shtjefën Markun, Gjyshin tem. Filloi me Pagzue fëmijë, kunorzime e sidoemos pjesen ma të madhe të natës e kalonte në dhomen e Tij, tue çue meshë për Shpirtë të burgatorëve. Nuk e pati shumë të gjatë jetën me ne jashtë telave se, të burgosun jemi kenë të tanë.

Në vitin 1979 e arrestuen prap për të dyten herë. Prap në gjyq u prezentue si Ushtar i Krishtit, e dënuen 12 vjet në moshen shtadhetë vjeçare. Ka kenë e dijtun se nuk del i gjallë prej burgut. Por i gjallë e i paherruem kujtimi i Tij dhe i gjithë Martirve të dënuem dhe të pushkatuem nga rregjimi komunist. Emni i vertetë i Don Nikollit ka kenë Kol Mark Gjinaj, prej Gjinajve të Planit. Me respekt, Nipi i Tij, P. Hila.”

Mujta me gjetë edhe këto pak shenime në internet:

“Don Nikoll Gjini, u le në Pult Dukagjin Shkoder 1911. Mbasi kreu shkollen e ultë në Shkoder, ka krye studimet e nalta teologjike në Romë Itali.

Arrestohet në vitin 1952. Bani 20 vjet burg. U lirue në 1970.

Në 1979 arrestohet për të dyten herë e dënohet edhe 12 vjet burg.

Në vitin 1987 vdes në Kampin e punës së detyrueshme.”

Edhe një Martir i mbytun nga sistemi barbar komunist në Shqipni.

Populli Shqiptar sot Don Nikoll Gjinin e rreshton me Martirët e Kishës si,

Zamak i Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Shenim F.Radovani:

Mungesat e fotove në disa materiale asht mirë të plotsohet. Na ndihmoni!

Mungesa e emnave tek materialet, dy klerikë të pushkatuem, dhe një i vdekun në bug ka vetem një shkak: Pamundësinë e studimit “Dosjeve” tyne nga ana ime. Po të shkruhej per Ata, kjo do të krijonte pasaktësi materiali. Sigurisht këte gja nuk e kerkoni as Ju prej meje. Ju falemnderës, Autori.

Melbourne, 27 Gusht 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok