26/12/2024

DOM GJON GAZULLI I VARUR NGA REGJIMI I AHMET ZOGUT DHE LUIGJ PALAJ I VRARË NGA USHTRIA MALAZEZE

0
Palaj-Gazulli

KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE I SHTOHEN EDHE DY MARTIRË

Nga Frank Shkreli

Papa Françesku shpall dy martirë të tjerë shqiptarë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova. Lajmi është dhënë, zyrtarisht, nga Vatikani dhe u transmetua nga Radio Vatikani në gjuhën shqipe, ndërkohë që u njoftua edhe nga zëdhënës të Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër. Kështuqë, shkoi në 40 numri i të shpallurve martirë të Kishës Katolike Shqiptare, në përgjithsi.  Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj (Paliq) Palaj, sipas këtij njoftimi, janë drejt Lumnimit, “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.

Sipas burimeve të Vatikanit, të Kishës Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë, ky lajm u prit mirë anë e mbanë trojeve shqiptare, me gëzim dhe mirënjohje ndaj Papa Françeskut i cili autorizoi dhe miratoi dekretet e nevojshme për Lumnimin e dy martirëve të tjerë të Kishës e të Kombit shqiptar: Atë Luigj Palaj i munduar dhe i torturuar, tmersisht, dhe më në fund i vrarë nga forcat barbare serbo-malazeze në Gjakovë. Dhe Dom Gjon Gazulli, i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut, në Shkodër.

Reagimet ndaj këtij njoftimi ishin të shpejta: Kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, në një intervistë për Radio, se bëhet fjalë për për Át Luigj (Paliqin) Palaj apo Át Luzin siç e thërrisnin të gjithë bashkohasit e tij, françeskan i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, martirizuar nga sllavët ortodoksë në Kosovë dhe për Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, martirizuar në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut. Të dy, të mirënjohur e tejet të dashur nga besimtarët katolikë shqiptarë të të gjitha trevave, që i konsiderojnë të shenjtë, u luten e madje, u njohin edhe mrekulli –ka nënvijuar Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit — ndodhur me ndërmjetësimin e tyre pranë Zotit. Njëri i vrarë në Kosovë e tjetri në Shqipëri! “Populli i Zotit, që jeton në të dyja anët, është sot në festë dhe falënderon Hyjin për dhuratën e dy meshtarëve, dëshmitarë të Ungjillit të Krishtit dhe atdhetarë të flaktë”. Brenda vitit, pritet ceremonia e shpalljes së Lumnimit të tyre, ka pohuar për redaksinë shqipe të Radio Vatikanit, Vatican News, Imzot Angelo Massafra.

At Luigj Palaj – I vrarë nga serbo-malazezët në Gjakovë — Át Luigji u kap e u dërgua në burgun e Gjakovës. Serbo-Malazezët i kanë kërkuar të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar. Pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë, ata e rrahën dhe e dërmuan me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, e vranë mё 7 mars 1913 në Gjakovë.  “Barbarët…e mbytën”: At Gjergj Fishta do i kushtone poemën vrasjes së tij barbare,

ë…  ë!  

 ‘ ℎë  ’ ;

 ̂ ë  :

ë ’ ’   ;

ë   ℎ ́

  ’ë ’ë ℎ́… Vjersha e plotë në linkun më poshtë

At Gjergj Fishta: Mbi vorr t’ A. Alois Paliq, ofm – Vatican News

Pak histori për lexuesit nga burime të besueshme kishtare mbi këta dy martirë, heronjë të fesë dhe të Kombit — për të cilët ndoshta lexuesit nuk dijnë shumë për ta — por të shpallur si të tillë nga Papa Françesku më 20 qershor, 2024. Át Luigj Palaj i përkiste Urdhërit të Fretërve të Vegjël — i arrestuar, rrahur, torturuar dhe vrarë nga ushtarët barbarë serbo-malazezë, sepse luftoi kundër abuzimeve ndaj popullsisë shqiptare dhe i është kundërvenë fushatës zyrtare serbo-malazeze që detyronte katolikët dhe myslimanët shqiptarë të ndërronin fetë e tyre e të bëheshin ortodoksë. Luigj Palaj ka lindur në Janjevë të Kosovës, më 20 shkurt 1877. Është rritur në një familje fetare. Vetë Luigji kërkoi të pranohej në seminarin e Urdhrit të Fretërve të vegjël, në Cortemaggiore të Italisë, ku në vitin 1901 shugurohet meshtar. Ai qe dërguar të kryente shërbimin e tij fetar në radhët e shqiptarëve, ndërkohë që më 1907 është emëruar Rektor i Kuvendit Françeskan në Gjakovë. Ndërsa më 1912, bëhet bashkëpunëtor në famullinë e Pejës, ndërkohë që ishte një periudhë shumë e vështirë për shqiptarët në atë territor, i cili pas Luftës së Parë Ballkanike, ishte pushtuar nga malazezët, aleatë të serbëve.  Át Luigj Palaj ka mbrojtur si katolikët ashtu edhe myslimanët shqiptarë nga përpjekjet sllave të çkombtarizimit, duke mbështetur të dy palët dhe duke i nxitur ata që t’u qëndrojnë besnikë besimeve të tyre fetare dhe identitetit kombëtar. Megjithse i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej, At Luigj Palaj qëndron në postin e tij dhe vazhdon të ushtrojë shërbimin meshtarak, duke i qëndruar besnik misionit të tij fetar e atdhetar. Si përfundim, autoritetet malazeze kanë dhanë urdhër që françeskani shqiptar, At Luigj Palaj të arrestohej më 4 mars 1913. I hedhur në burg, françeskani është rrahur dhe torturuar deri më 7 mars, kur para se t’i nënshtrohej gjyqit, i zhveshur nga rrobet e rregulltarit, u vra mizorisht nga ushtarët serbo-malazezë. Sot, i shpallur martir i fesë dhe i Atdheut nga Papa Françesku në Vatikan.

Meshtar i guximshëm — Dom Gjon Gazulli është varur nga Ahmet Zogu, pasi ishte kundërshtar i marrëveshjes së Zogut me serbët, për të ashtuquajturin, “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”.

Ndërkaq, gjithashtu bazuar në të dhëna të besueshme kishtare, Gjon Gazulli (një emër ky i njohur i familjes Gazulli, brez pas brezi, në historinë e Shqipërisë ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit -Skenderbe), ishte me origjinë nga një fshat i vogël afër Shkodrës — nga Dajçi i Zadrimës — në Shqipëri. Lindur më 26 mars 1893, ai është shuguruar meshtar dioqezan në vitin 1919. Ka shërbyer si famullitar në Gjadër, në Qelez të Pukës dhe në Koman. Sipas të dhënave, kudo që shkonte fitonte dashurinë e popullsisë, të cilës i ofronte ndihmë dhe inkurajim, përballë problemeve të shumta të jetesës. Pasi hapi një shkollë në famulli për mësimin e fesë katolike, mbahej nën kontroll nga qeveria për gjoja veprimtarinë e pengimit të arsimimit të përbashkët të myslimanëve dhe të krishterëve. Autoritetet politike e shikonin me dyshim, për shkak të ndikimit të fortë ndër vendasit dhe te famullitarët e tjerë, në nivelin moral dhe fetar. Ndërsa në aatë kohë, shumë meshtarë largoheshin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit të vendosur nga presidenti i Republikës Ahmet Zogu, Dom Gazulli kishte vendosur të qëndronte me popullin e vet, që i ishte besuar. Por më në fund, ai arrestohet më 28 dhjetor 1926 dhe i nënshtrohet një gjyqi të rremë, që e dënon me akuza të pabaza, sipas burimeve kishtare dhe të tjera. “U var nga Ahmet Zogu, pasi kishte kundërshtuar marrëveshjen e tij me serbët për të ashtuquajturin, “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”, ishte një ndër të tjera akuza. U dënua me vdekje ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë. Deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje se gjoja kishte prerë telin e telefonit, lexohet  në disa të dhëna për fatin e keq të tij!? Dom Gjon Gazulli është varur në një shesh në Shkodër më 5 mars 1927.

Foto nga Radio Vatikani – Dom Gjon Gazulli i dënuar nga Ahmet Zogu – vdekje me varje në një shesh të Shkodrës, 5 Mars, 1927 – sot i shpallur martir i fesë dhe i Atdheut nga Papa Françesku në Vatikan – 20 qershor, 2024

Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut në vitin 1927 në Shkodër dhe At Luigj Palaj nga Kosova i vrarë nga regjimi serbo-malazez në vitin 1913 në Gjakovë, përfaquesues të Kishës Katolike Shqiptare të vuajtur e të përbuzur në ato troje — u shpallën martirë e të lumë nga Papa Françesku disa ditë më parë – një gëzim i madh për Kishën Katolike anë e mbanë trojeve shqiptare. Këta dy të lumë i bashkohen kështu 38 martirëve të lumë shqiptarë të Kishës Katolike — të vrarë e të torturuar nga regjimi barbar gjysëm shekullor komunist i Enver Hoxhës — e të cilët janë shpallur të tillë në vitin 2016 nga Vatikani.

Me vrasjen e tyre barbare, këta të lumë shqiptarë kanë kapërcyer tanimë kufijt kombëtarë të trojeve shqiptare dhe janë tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale por edhe vlerat universale të mbarë njerzimit. Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhëshme të shqiptarëve, por jo vetëm, për të luftuar duke dheneë edhe jetën për ideale dhe vlerat njerzore e kombëtare.

Më në fund, shpallja e këtyre dy martirve shqiptarë të lumë nga Papa Françesku, na bindë se megjithë kalimin e kohës –heret ose vonë, e vërteta, e mira dhe e drejta, gjithmonë, do të triumfojnë mbi të keqën, në këtë botë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok