24/07/2024

Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Puna e mirë e një qeverie matet me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e mirëqenjes qytetare, me arsim cilësor, me shëndetësi efikase dhe me shërbime kualitative për qytetarët, me avancim të sistemit të drejtësisë dhe barazi qytetare, me diplomaci efikase dhe më shtim të njohjeve ndërkombëtare.

Pse qeveria nuk e realizoi asnjë premtim?!

Nëse vetëm njëra prej segmenteve të sipërcekura dështon, atëherë nuk mund të themi se kemi qeveri të mirë dhe efikase në shërbim të qytetarëve, e lërë më kur të mungojnë të gjitha segmentet e sipërcekura të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.

Kjo bëhet akoma më e rëndë kur kemi stagnimin në të gjitha hallkat e sistemit qeverisës në dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale), përfshirë të gjitha institucionet publike dhe private në vend.

Edhe në të kaluarën të gjitha qeveritë kanë ditur të festojnë dhe të krijojnë spektakle televizive, por jo siq po bën qeveria aktuale. Le të më thotë dikush çfarë ndryshoj për të mirë me këtë qeveri në jetën e qytetarëve, të cilët e kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi!

Cilat janë shkaqet e largimit të popullatës nga Kosova?

Shkaqet e largimit janë të shumëta dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën!

Mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe mungesa e sigurimeve në vendin e punës në sektorin privat janë më krucialet, prej të cilave gjenerojnë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik të cilët e bëjnë të pasigurtë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve në Kosovë.

Qeveria Kurti tashmë ka hyrë në fazën e fundit të mandatit politik pa asnjë iniciativë për krijimin e bazës së sigurimeve shëndetësore!

Mund të shtrohen një varg pyetjes, pse?

Pse qeveria nuk e mbajti asnjë premtim elektoral të dhënë para qytetarëve të vendit?

Pse qeveria nuk e solli asnjë njohje ndërkombëtare për Kosovës?!

Pse qeveria nuk i ngriti kapacitetet energjetike në vend?!

Pse qeveria nuk e ngriti cilësinë në arsim?!

Pse qeveria nuk e përmirësoi sistemin shëndetëorë?!

Pse qeveria nuk e bëri vettingun në sistemin e drejtësisë?!

Pse qeveria nuk e bëri asnjë ndryshim në përmirësimin e mirëqenjes qytetare?!

Nuk bëri asgjë, sepse tërë kohën dhe të gjitha energjitë i shpenzoj në dialogun me Serbinë pa asnjë rezultat konkret!

Dialog për të mos u pajtuar për asgjë

Premtimi elektoral i kryeministrit aktual ishte Jo dialog me Serbinë pa njohje paraprake dhe pa zbardhjen e fatit të pagjeturve!

Po çfarë ndodhi?

Kryeministri Albin Kurti hyri në dialog me Vuçiqin pa asnjë kusht paraprak!

Krijohet përshtypja sikur Kurti dhe Vyçiqi janë dakorduar për të mos u pajtuar për asgjë!

E sikur kjo të jetë e vërtetë, atërherë llogaridhënja për Kurtin do të jetë e madhe dhe e pashmangshme nga qytetarët!

Obstruksionet populliste të Kurtit për themelimin e Asociacionit e dëmtuan seriozisht pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi Kosova mbeti pa asnjë njohje dhe u fut nën sanksione nga BE-ja, me largim nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake të NATO-s dhe me humbje të rastit historik për anëtarësim në KiE në votimin e fundit, rast ky i paparë dhe i paprecedent!

Mos zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e kryeministrit Kurti e ka kthyer Kosovën prapa për një dekadë në rrafshin dipolmatik.

Deklarimet për kinse shtrirje të sovranitetit dhe integritetit territotial në veri nuk janë gjë tjetër veqse mashtrimi më skandaloz që ju bëhet qytetarëve të vendit e në veçanti banorëve shqiptarë të pjesës veriore që jetojnë që 25 vjet si refugjatë në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës!

Është kështu për faktin se, shtrirja “De facto” e sovranitetit në veri do duhej të pasohej me hapin e parë të kthimit të banorëve shqiptarë në shtëpitë dhe banesat e tyre në pjesën veriore e jo me telenovela të “gjetjes të armatimit në veri”.

Përderisa të vazhdohet me telenovelat e tilla, asnjë shqiptarë nuk nuk do ta ketë guximin të kthehet në pjesën veriore!

Përderisa të vazhdohet me lojën më fjalë për shtrirje të sovranitetit në veri pa shtrirjen “De facto” të integritetit territorial me isntitucione legjitime e jo me improvizime siq ndodhi për tre vjet rresht, është vetëm popullizëm dhe mashtrim skandaloz për qytetarët. Pa themelimin e Asociacionit Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hapa para në konsolidimin e shtetësisë dhe asnjë hapë para në integrimet evropiane dhe euroatlanike!

E padobishme do të jetë dashnia e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!

Florim Zeqa

24.06.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok