21/11/2024

Doli nga botimi libri, “Në botën letrare të Kadri Tarellit”

0

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Në ditët e para të prillit doli nga botimi libri, “Në botën letrare të Kadri Tarellit”. Përmes kapitujve të librit lexuesi do të njohë portretin e një njeriu me të gjitha cilësitë e tij. Për këtë flet puna, përvoja, sjellja, shpirti bujar dhe i sakrificës, për të dhënë më të mirën e qenies së tij.

Ndaj dhe shkrimin paraardhës e titullova, “Portreti i shkrimtarit Kadri Tarelli!

Për arsye shëndetësore, nuk munda ta reklamoja në kohën e duhur.” Më mirë vonë se sa kurrë” thotë gojtaria aforistike e popullit tonë të lashtë.

Jeta e çdo individi, pavarësisht nga profesioni, apo talenti, por dhe e një njeriu të zakonshëm është një vlerë. Përvoja jetike është ajo që formon karakterin e çdo individi.  Karakteri i kujtdo nis dhe formohet qysh nga lindja, rritja, arsimimi, zhvillimi fizik, mendor, intelektual dhe profesional, deri sa brumoset. Ndikimin më të madh për t’u bërë një individualitet i mirëformuar e ka etapa kur krijon familje. Këtu nisin detyrat dhe përgjegjësit si bashkëshort/e dhe aq më tepër si prind. Familje do të thotë të jesh me këmbë mbi tokë dhe me mendje të freskët në kokë. Të krijosh familje do të thotë detyrë, përgjegjësi dhe vendosmëri, veçanërisht për të parin e saj, kryefamiljarin. Ndërsa kur arrin në moshën e tretë, gjithsecili bën bilancin e së shkuarës, se çfarë ka realizuar dhe çfarë nuk ka arritur të realizojë. Ose vlerëson se çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë keq. Duke analizuar të shkuarën, e sotmja i shërben si tregues i arritjeve dhe mosarritjeve të së djeshmes. Gjithashtu së fundmi ai del me një vetëpërfundim, se jeta ka qenë një shkollë për të. Veçse, kurrë nuk duhet të harrojë se në rrugëne gjatë që e ka emrin “jetë”, duhet të ngelet njeri në kuptimin e vërtetë të  fjalës.

Cilido që ka një emër të dëgjuar në çdo fushë të jetës qoftë, si në politikë, diplomaci, shkencë, ekonomi, arsim, kulturë, mjekësi, art, letërsi apo në sport, nuk di pse i duhet vënë nofka “Njeri i Madh”? Ky epitet nuk duhet përdorur për çdo njeri të suksesshëm. Pasi e mira, kurrë nuk ka fund. Duhet të kemi parasysh të mos zmadhojmë, kur, për njerëzit e vlerave mund të përdorim shkallën e kulturës që, përcaktohet nga arsimimi, intelekti, profesionalizmi. Vetëm atëherë mund të flasim pa droje për individualitetin dhe personalitetin e kujtdo.
Të Vogël” ose “Të Madh”, asnjërin nuk e bën fama, por bëmat dhe karakteri i tij. Kur je njeri i punës, i fjalës, i besës, që nderon dhe respekton cilindo qoftë ai, (i veshur me lavdi e me trimëri, me pushtet apo një njeri i thjeshtë, punëtor i rëndomtë i padëgjuar fare), vetëm atëherë meriton të quhesh “Njeri”. Ka plot emra të famshëm dhe nuk ndihen, nuk vetlavdërohen, por vazhdojnë rrugën e nisur me kokën lart. Për ata do të flasë koha dhe njerëzit që i vlerësojnë. Por ka dhe nga ata që u duket, se kanë kapur qiellin me dorë dhe fluturojnë në stratosferë, me mendimin se bota ua ka borxh nderimin dhe vlerësimin. Një i tillë që mban qëndrim fodull dhe e quan veten të paarritshëm, i cili shprehet , Jam unë… dhe nuk ekziston asnjë tjetër!”, ai nuk është asgjë, veç një flluskë sapuni. Edhe ai “famozi” me pupla që, kur të kthejë patkonjtë nga dielli, bashkë me fizikun e tij do të zhduket edhe fama me gjithë emrin. Për të do thonë:“ Iu grymtë (iu kalbtë) shpirti!” Njerëzit e tudhëhequr nga “Uni” që u dhimbset vetëm vetja, janë egocentristë, u duket sikur bota rrotullohet rreth tyre dhe harrojnë se rethohen nga njerëz të tjerë vlerash. Harresa pa paramendim, megjithëse është mëkat, do ta quaj se është me mjaltë. Por kur për shkak të indiferentizmit, smirës, urrejtjes dhe mllefit arrin deri sa t’i shndërrojë delirantët, egoistët në njerëz me shikim të lëbyrtë, atëherë “harresa” shndërrohet në faj, madje në krim. Në raste të tilla nuk quhet më harresë, por mohim, i cili nuk është në gjendje të analizojë e të njohë as ndjesën dhe as pendimin.

Janë pikërisht këto dukuri që diferencojnë karakteret njerëzore.nga njëri -tjetri. Ky është edhe qëllimi i librit tim,për jetën dhe veprën e Kadri Tarellit.

Nëse do t’i hedhim një sy strukturës së librit, e cila shtrihet në katër Kapituj, çdo lexues do të dalë në përfundimin  tim, lidhur me personazhin kryesor që është dhe boshti i librit, karakteri dhe formimi intelektuial dhe individual i  z. Kadri Tarelli.
Pasqyra e lëndës
Përkushtim, jetës dhe veprës së njeriut të vlerave, Kadri Tarelli

Prolog:  Hyrje në rrugën letrare të shkrimtarit Kadri Tarelli:
K. I
Njohuri rreth veprimtarisë letrare dhe studimore të Kadri Tarellit.

Pasqyra e-Lëndës

Si e njoh unë Kadri Tarellin?

Letërsia hodhi ura miqësie mes çiftit  Haxhiraj dhe autorëve durrësak.

Intervistë me shkimtarin Kadri Tarelli

  1. II
    Analiza dhekritika letrare,nga Kadri Tarelli për krijimtarinë e Vivrës.
     Vilhelme Vranari në librin “Çmimi i Dualizmit”;

. Sofra poetike në familien Haxhiraj

. Veprimtari në Vlorë- Vivra anëtare AShAShA

. Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen në Durrës, me “Elitat e Mohura”;
. Vivra “Ikonë e Letërsisë Botërore”;
. Çfarë përfaqëson NAAC dhe ç’synime ka?

. Një festë e vaçantë dhe e papritur ;
. Kuvend përurimi mbi dy libra të Vivrës;
. Kanina flet me gjuhën e heshtjes”;
. Analizë, “Kurth, mashtrim dhe vetmashtrim”;
. Shkrimtarja Vranari si Herta Muler, (Liria në optikën e…
. Atdhetarizmi në penën e V. V.Haxhiraj “Genti, mbreti ilir i Ardianëve”;
. Një studim shkencor me vlera kombëtare;
. Vetëm forca e grave mund të bëjë bashkim kombëtar;
. V. Vranari-Haxhiraj, nderohet me “Nder i Kombit në Bukuresht”;
. Në Durrës përurohet libri “Genti, mbreti ilir i Ardianëve”;

  1. III
    Tarelli: Analiza dhe vlerësim për shkrimtarë të tjerë

. 27 Nobelistë botëror, flasin shqip
. Tregtarët durrsakë, t’i çojmë në Amerikë.
. Isuf Veseli “Poezi”, nga Kadri Tarelli;
. Bajram Sali Gashi këmbeu penën me pushkë për liri.
. Shpend Topollaj fton miqtë në kuend, “Flisni Miq”
. Çamëria, krah i shqyer i kombit shqiptar” ,
. Durrësi me dy veprimtari letrare-artistike. Mark Zadeja.
. Në lëndinat e letërsisë për fëmijë.
. Bashkim Kadiu “Vlerë e qytetit tim”
. Kuvendi poetik “Muza Poetike Budiane”
. Bashkim Kadiu përuron ‘Panteonin e Vlerave’
“Misionar i dijes dhe edukimit”

Pjesa e dytë e librit
K. IV

Analiza dhe vlerësime të autorëve të tjerë, për krijimtarinë e Kadri Tarellit.
. Kur lexoj një libër” Murat Gecaj;
. Kadri Tarelli fiton çmim nd/kombëtar në Itali. Vivra;

. Mirënjohje e autorit Tarelli, për konkursin poetik në Itali. Vivra.

. Intervistë. – Prof. dr. Murat Gecaj.
. “Hytbi Tarelli, mjeshtër i penelit dhe daltës”. – Gëzim Kabashi;

. Një Misionar për misionarët. – Agim Bajrami.
. Asnjëherë nuk është vonë të shkruash poezi. – Shpend Topollaj

. Recensa: “Koha në vargje”. – Merita Kuçi-Thartori

. Kadri Tarelli, poeti i Durrësit;
. Kosova në penën e shkrimtarit Kadri Tarelli; Bajram Halil Gashi.
. Kadri Tarelli mes arsimit, gazetarisë dhe letërsisë; Ibrahim Hajdarmataj.
. Vjeshta në vargje”. – Bashkim Saliasi;
. Kadri Tarelli, një kritik zëbukur, i veçantë i letrave shqipe” V. Kona;
. “Miku im i mirë”. Bashkim Saliasi;

. Mirënjohje të përzemërta, Prof. Dr. F. Terziut dhe analistit K.Tarelli:  -Vivra

Ju uroj lexim të këndshëm, gjatë të të cilit do shuani kureshtjen tuaj!

Vilhelme Vrana Haxhiraj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok