08/10/2024

Djalli qe do te bahet shenjt…

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Meqe çudite tek une zgjasin ma shume se sa te mases, thashe t’i them dy fjale per benjaminin tiger te Edi Rames! Duke qene se ai s’thote asgja ma shume se sa dime e kane thane na, prej vitesh, duke qene se ne lukunine e pafre te vjedhjes edhe te grabitjes gjithfaresh ne kte vend une gjithnje kam rreshtu edhe Arben Ahmetajn, kam nji mori pyetjesh per ata qe e konsiderojne sot si nxjerresin e skandaleve te qeverise se ciles i sherbeu me aq devotshmeri ndonese gjithnji ne rolin e viktimes qe prodhonte viktima zinxhir!

Ahmetaj dhe kushdo tjeter, po cdo kush ne tane vijen monstruoze hierarkike, deri te pastruesit e rrugeve, dihet qe jane vegla dhe sherbetore te mjere! Nevoja e te mbijetuarit i ka kthyer ne kavje te çdo eprori, deri ne maje te piramides! Edi Rama tash asht kthyer ne mjeshter prodhimi kavjesh! Edhe Ahmetaj ka kavjet e veta! Kavjet e Rames jane ne burg, ose kandidate per burg, te tjeret kandidate per plumb, te tjere kandidate per stomak bosh! Edhe Ahmetaj ashtu i bani! Kavjet e veta i ka ne burg, ndersa vete livadhis neper Europe tue harxhu leket e vjedhuna me firme e pa firme!

Por mes kavjeve te Rames dhe kavjeve te Ahmetajt ka nji ndryshim te vogel; nese Ahmetaj kavjet i ka gra, Rama i ka meshkuj! Arsyet e ksaj zgjedhjeje kavjesh nuk po i sqaroj!

Po, Beni-djall, qe ka vendos me na u shit si shenjt pse zgjodhi te ikte nga Shqipnia qe ka perdhos, vjedh e rrenue ne bashkepunim me kermat si vetja?

Pse Beni nuk iu dorezue SPAK-ut, drejtesise tone te re?

Pse nuk kerkoi status bashkepunetori ktu e te rrefente gjithcka kishte ba, se pari vete e mandej tu qene kavje e Edi Rames?

Ose, pse nuk shkoi Beni te dorezohet ne Amerike, t’i thoshte Amerikes se une kam frike nga SPAK-u i famshem se ate duket sikur e orientoni ju, po ne fakt e orienton dhe e drejton Edi Rama?

Pse Beni nuk tregoi kercenuesin me jete?

Si mund te arratiset nje zevendeskryeminister nga frika se arrestohet apo edhe me keq, se vritet?

Si ka mundesi qe Beni nuk e diti kte gja kur mori ministrine qe shpiku Rama per te, ate te Rindertimit? Pse nuk flet asnjehere per baterdine qe u ba ne emen te asaj ministrie? Te ministria e lekeve, mbase ishte i paditun, mbase nga ai ze holli donte te bahej ‘tiger’, nga mesuesi i Anglishtes te bahej i pasun e te levizte me eskorta vajzash poshte e lart, po te Rindertimi nuk e diti pse u zgjodh? Nuk e diti se ç’a e priste? Po zevendskryeminister s’pati mundesi ta refuzonte, s’pati mundesi te reagonte, te tregonte incineratorin e Tiranes me Erion Veliajn and co?

Sigurisht duke llogarit fitimet e pafundme do kerkonte te ruante b… e vet, e mire ka ba! E pa qe ska ma karrige per te! Tjeter Arben po bahej gati, tjeter viktime a tjeter kavje! Po Beni ç’a do qe ka thane e thote, nuk mund te na hiqet shenjt! Sidomos mue e atyne pak njerezve qe skena pranue me hy ne rrjesht e viktimave as te kavjeve qe prodhojne pushtet te asnje kohe, jo ma te Edi Rames dhe shpures mjerane te mbartun nga sistemi gjakatar!

Ahmetaj asht thjesht nji djall, ai as ‘tigri’ qe pati ne mend su ba kurre, se ma shenjt nuk mund te bahet sa te kete fryme! Ai asht thjesht nje kavje e Edi Rames qe ka grabit sa ka mund ne kurriz te Shqipnise dhe shqiptareve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok