23/12/2024

Dite-netet e te shumteve…

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Ditet e para te ktij muaji gjithnji shkojne per njerzit e dashtun qe nuk jane ma me ne ne kte jete fizikisht! Ne fakt, une nuk shkruaj per ndjesi e perjetime te kesoditshme sepse nuk mundem me i veçue kujtimet e as mendimet me data te percaktueme, por m’bani me u ndal, si rralle here, Anglia! Furia e sulmit kunder shqiptarve qe mberrijne atje, etiketimet e akuzat e gjithfarshme, pa u ndal thuajse asnjehere mbi shkaqet reale qe i detyron shqiptaret me kalue neper ferr tue tentue ate dreq parajse qe veç jep pak siguri!

Me ca qirinj ne duar dhe vazo me lule, mrritem heret ne varrezat tona! Po aq heret ishin çue edhe bashkefshataret miq e dashamire! U takuem aty! U pershendetem si na e do malli i zakonshem e zakoni i permallshem! Mas perqafimeve te papeta, dhe kvetjes; si je? vinin tri pyetjet e tjera thuajse te ngjashme e te pashmangshme; si i ke ata robë?; a kie fol me ta? e, a gjetet gjà ne kte vjeshte!

Pergjigjet prape ishin te njajta, ban bè e kane ba me fjale: Mana veç ne telefon po flasim, mire na thone! E kur i pyet ku jane, prape dihet pergjigja; jashte shteti!

Ndezem qirinjte! Pllakosi heshtja! Ne dukje secili ishte te ‘varri i vet’, po ne fakt te gjithe ishna te perziem te njani-tjetri, ne te njajten vorbull mungesash e vetmimi qe s’ka t‘naluem! Atehere u ktheva edhe i here kah te gjallet, i kqyra e ne hetim e siper, si me dashte me pshtue vedin, pashe se sa pak kishim mbete! Ma shume mu duken makina ne oborrin e Kishes, se sa njerez, edhe ata te pergjysmuem prej moshe e shtati! Pak kishte mbete n’ta nga ç’kishin kane dikur e para 10 vjeteve!

Ndersa qirinjte digjeshin ne syte tone, prape iu kthyem shoshojte, na qe ishna aty, tue kryqezu fjale, emertime shtetesh e psheretima: Greqi, Itali, Gjermani, France e Angli, thu vedi se jane bash pertej Gomine, lumi qe tash refuzon me kane as prrue… Shumica qajne pamundesine me pas ne duar e sy rritjen e nipave e te mesave, dikush, pamunsine me lane nanen ose baben, ose te dy e me iu bashkengjit vllaut, motres, kushinit e shoqit sidomos ne Angline e lirueme nga çmimi e mendsia! Une sapo dgjoj emnin Angli, duket sikur me tradheton ftyra ne ato mendime qe mi zbras flaka qe veç dritezon e qirinjece: po kta e dine ç’a mendon Anglia per djemte tone, ç’a shpik, ç’a trillon? Po kta a e dine se shqiptaret ne Angli trajtohen edhe ma keq, ma padinjitetshem e mizorisht se ne Shqipni? Se ne na kane kthye ne shenje denigruese teksa e dine se na po ikim vec se me iu shmange mtij denigrimi qe ndodh per hir te babezise se pafre te pushtuesve dhe uzurpuesve te ktij vendi?!

Manej, tu dashte me i shpetue shpulles se perditshme te Anglise, tentoi te nis ikjen! Nuk due ma me ndejt mes asaj zbrazetie te mbitokshme per me u ndie mire me plotine e nantokes! Ne dalje nji shoq tjeter, djale i ri, i pakte ne katun, i cili na e mbyll si me dry ate perballje dy boteshe: Vjeshta qe e mbare boll per ne, po na s’jena te zotet me e hanger krejt mallin qe na ka fal i madh Zot! Jam vec me nanen ne shpi!

Deshta me ik me vrap, mos me takue kand tjeter, teksa dgjoja te tjera zhurma makinash qe i afroheshin Kishes! -Neser-na thane-kishte Meshë! Kishte me shkue prifti! E une tue ik, ma shume me mend se me kame, tue vra mendjen se ata njerez qe kishin ardhe sod me ndez qirinj a kishin me mujt me shkue neser ne Meshe, e pava vedin te prroni jem, ai magjiku, i pakerkund shoq! Si te thuash, as prroni i  Martin Camajt s’ma mund dot ne gurgullime, finese e kreni! Gjithmone kam dashte me u hanger me Camajn per prrue, gur e shkamb, tu e kerkue me m’dal ne majen e Cukalit me kundrue! Po ai i muer me vedi ne dhena te tjera, kurse une i kam lane aty! Kam frike me i çue kund tjeter! Barbaret tash jane kudo; Martini qe i mencem, gjeti vendin qe ia rujten…

…Aty dashta me u harrue nje cope here! Me iu thirr ndjesive qe me duheshin per ate dite, me lane me pushue pikerisht ne vendin e tyne! Po klithmat e ikjes, perzanies, harrimit kishin zane vend mas çdo dege te thate e te njome! Te dyja ndejshin bashke si me m’thane: na po bajme çka duhej me ba ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok