21/12/2024

Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne

0
Nena-Femija

Nga Albert Vataj

Dita vjen me dritë vezulluese në krahët e një nëne, në prehjen e hyjshme të një premtimi të lartësuar në shenjtërim. Behin sfiduese ato kraharorë që i rrethvijnë me dashuri dhe adhurim plot shpirtje, në përpjekjen e tyre për ta ndjerë rrahjet e zemrave dhe ritmin e jetës, për ta përshkuar në një pulitje krejt gjithësinë e galaktikës në një çast të vetëm, në një puthje, në një vështrim, në një shkujdesje.

Dita vjen me dritë të hyjshme në kraharorin e një nëne, zbret nga qielli kjo magji dhe shpërthen duke u shndërruar në miliona vezullime në sytë e saj, kur vetë shenjtëria e jetës, bekimi i futit të ofruar si shpërblesë, e ledh me sytë plot qiej dhe e vesh me rrezatimin plot buzëqeshje.

Dita vjen me dritë në këtë çast, në atë që vetëm një nënë e ndjen, zemra e saj e mat dhe shpirti i mirësisë së botës e kthen në altar ku përulja më e përkorë lartësohet në besim te mrekullitë, më të cilat ne shpërblehemi.

Dita vjen me dritë për ty nënë, për ty grua, për ty heroinë e luftës për ta merituar hyjninë brenda vetes dhe në atë që është themeli i motivimit tënd, fëmija.

Beso se ti po mban në duar veten tënde më të vlertë, ti po jeton ëndjen tënde më të bukur, ti po shijon frytin më të magjishëm të bekimit në mirësi.

Dita vjen me dritë të larë në krojet e syve ku lahen bukuritë dhe bekohen magjitë e jetës, dita vjen në sytë dhe shpirtin tënd, nënë e ngadhënjimeve.

Dita, tu bëftë dritë ty; grua, nënë, shenjtnesh e asaj që ka mbetur e shtrenjtë në ty, sot e përgjithmonë…

Amen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok