13/12/2024

DITA E REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

0
Republika-Camerise

LIBRI I BARDHË I ÇAMËRISË

Nga Atdhe Geci

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 700 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epirii Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara. Epiri pellazgo-arbëror, Çamëria, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-ilire njihet për figura të shquara shqiptarësh që i  dhanë vepra të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror.

Republika e Çamërisë shtrihet në 23 mijë e 500 kilometra katrorë, sipërfaqe tokë, ujra dhe det, dhe ka mbi 4 milion banorë çamë dhe arbanitë. Epiri pellazgoilirik, Çamëria, është gjaku  kuq e zi  i atdheut. Epiri pellazgjik – Çamëria, prej sot ka Kushtetuten dhe Himnin e vet. Për të ardhur deri tek ky çast, udhën e kemi shkruar nëpër fletë netësh e dhimbjesh të mëdha.

Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor, 2016 shëron metastazat e Luftës së Trojës në trupin e ndarë dhe të plagosur të atdheut tonë. Toka qanë sa herë i mungon dielli. Toka qanë sa herë e shkretojnë stuhitë. Toka qanë kur tokën denbabaden shqiptare na e pashtojnë fqinjët. Shqiptarët duhet të bëhemi grusht e të mbrojmë tokën e tanishme dhe t´i rimarrim tokat e pushtuara nga fqinjët. Lëviz populli im, lëviz! Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, më 30. 10. 2016 –të ishte zëri gjithëkombëtar për shpalljen e Çamërisë Republikë.

Në Çamëri nuk ka kokërr rëre, as lis mali, as breg lumi dhe deti, as gur dheu, që s´është përballur me gjak luftërash apo me gjak betejash për liri. Pra, në Çamëri nuk ka çamë që nuk e njeh plagën, dhimbjen dhe, që nuk e ndien gjenocidin grek në qenien e tij. Shqiptarët i kemi borxh atdheut për pjesët e pushtuara nga fqinjët. Borxh i kemi djepit të Dodonës ku lindi Shqipëria, borxh i kemi Republikës së Çamërisë, Republikës së Iliridës, dhe Krahinës së Mollës së kuqe. Borxh i kemi bashkimit të Kosovës dadane me Shqipërinë dhe, pjesëve të tjera të Atdheut.

Shqiptarët nuk e kemi shlyer borxhin ndaj Atdheut. Borxh i kemi Ulqinit, Tivarit dhe, kryeqytetit të Teutës së Ilirisë, Kotorrit. Borxh i kemi Flamurit Kombëtar, borxh i kemi Bashkimit pellazg dhe, Himnit Kombëtar. Ooo, borxh i kemi vetvetes sonë për të maturuar në kohën që jemi. Arbër, unë kujtoj se e tërë kjo pasuri e jona historike, kulturore, e ekonomike e politike në Çamëri e gjithandej Shqipërisë së lashtë duhet të çlirohet nga mohimi dhe burgu grek. Shkollat shqipe në Greqi herët a vonë do të mbijnë si këpurdhatnë Çamëri. Shqiptarët në Çamëri bashkë me arbanitët do të dinë t´u japin zë shkronjave shqip dhe shtrirje flamurit kombëtar.

TEKSTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË ÇAMËRISË

Në Kuvendin gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, më datë 30.10.2016, në Hotelin “Asmbasador”, në Hagë të Hollandës, Atdhe Gecit, kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit  Gjithëpërfshirës  Çam dhe Arbanit iu besua Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë;

Atdhe Geci; Zonja dhe Zotërinj!

Të nderuar delegatë të Kuvendit gjithëpërpshirës çam dhe arvanit! Të nderuar përfaqësues të misioneve konsullore dhe diplomatike në Hollandë; të nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, të nderuar përfaqësues të Parlamentit Evropian, dhe të Këshillit të Evropës; të nderuar miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe të ftuar të tjerë, përshëndetje!

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë.

Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin tim dhe miratimin tuaj, Kryetar i

Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet çami, z. Ahmet Xhani.

Atdhe Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit

Gjithëpërshirës çam dhe arvanit,

Hoteli Ambasador, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të,

Atdhe Geci – Hagë, 30. 10. 2016

Nga vepra e Sami Frashërit

Republika e Çamërisë ( Epirit ) njihej që në lashtësinë e hershme, Republikë. Epiri i Çamërisë qysh në shekullin e VI-të p.e. r. fitoi kuptimin politik, Republikë.

Thesprotianët e vjetër i përkasin thjesht popullit pellazg. Ata ishin të një gjaku dhe kishin të njëjtën gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Për shumë kohë Republika e Çamërisë ( Epirit ) u qeveris nga krerët e tyre dhe pastaj për një periudhë u qeverisën në formën e   Republikës.

Epiri atë kohë banohej nga shumë fise, ndër të cilët kryesorë ishin thesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto popullsi ishin etnikisht të një trungu me pellazgo-ilirët dhe janë shqiptarët e sotëm.

Sami Frashëri,

libri, „Gjeografia e Çamërisë“,

Stamboll, 1889

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok