22/12/2024

Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Dita e Presidentit korrespondon me zgjedhjet e para presidenciale të 24 Majit të vitit 1992, në të cilat u zgjedh presidenti i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) në përputhje të plotë më Kushtetuten e Kaçanikut.

Abuzimi me familjen Rugova vazhdon edhe me presidenten Osmani

Paradoksi i shënimit të kësaj dite është se, nga ajo kohë e deri më sot, përveq retorikave elektorale, nuk e kemi pasur asnjë iniciativë serioze për ndryshimet kushtetuese të cilat mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë!

Të shënosh Ditën e Presidentit dhe të mos e flasësh asnjë fjalë për mundësinë e zgjedhjes së presidentit me voten e popullit është mashtrim i mbështjellur me hipokrizi i presidentes për të mbrojtur interesat personale para atyre shtetërore.

Përdorimi i familjes Rugova nga ana e presidentes Osmani për interesa thjesht personale është vijimësi e veprimeve të saj, e cila asnjëherë nuk ka punuar për interesin partiak dhe shtetëror, por gjithnjë në radhë të parë e ka kënaqjen e egos personale.

Sikur të ishte ndryshe, presidentja afër vetes tek familja Rugova duhej të kishte drejtuesit e dy institucioneve shtetërore, kryeministrin dhe kryeparlamentarin, drejtuesit e subjekteve politike e jo bashkëshortin e saj!

Dita e 24 Majit apo dita e presidentit do duhej të simbolizonte ditën e unitetit politik e jo të kthehet në kremte partiake apo klanore brenda sojit të njëjtë! Veq kësaj, presidentja duhet të jetë drejtuese e shtetit dhe e politikës së jashtme në veçanti, pasi ministrja e punëve të jashtme z. Gërvalla-Shvarc me paaftësinë e saj diplomatike ka degraduar skajshmërisht. Ajo shkon dhe takon vetëm grupe të interesit në diasporë, takon arbëreshët nga dy herë në vit, por jo edhe mërgatën në Itali, anipse disa herë i kam shkruar dhe bërë ftesë për vizitë të mërgatës në pjesën veriore të Italisë.

Çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare me pasoja fatale për vendin

Pas dështimit (përmes letrave) për të qenë në rend dite anëtarësimi i Kosovës në KiE në takimin e Komitetit të Ministrave të 17 majit, presidentja do duhej të merrte masa ndëshkimore për shkarkimin e ministres kryeneqe të punëve të jashtme, e cila kokë në vete dhe me direktiva të kryeministrit Albin Kurti i dërgojë letër të pavlerë Komitetit të Ministrave në KiE, letër të cilën e tërhoqi disa orë më pas!

Gërvalla duhet të shkarkohet edhe për shkak të mbrojtjes së megaskandalit korruptiv të ambasadorit Martin Berishaj, të skandalit të permasave ballkanike.

Pas dështimit skandaloz, Kosova po provon të riniset sërish drejt anëtarësimit në KiE me një draft-statut të ri për Asociacionin, por me letra dhe draft-statute nuk fiton Kosova, por ndihmohet drejtëpërdrejt Serbia.

Në këtë rast presidentja duhet ta merrë në dorë timonin e diplomacisë së jashtme, për ta rikthyer çësthjen e anëtarësimit në binarë të shëndoshë. Kjo është e mundur dhe duhet të ndodhë sa më parë, duke dëshmuar guxim dhe pragmatizëm në marrjen e vendimeve shtetërore për themelimin sa më parë të Asociacionit, të këtij obligimi ndërkombëtar që ka marrë Kosova në momentin e ratifikimit të marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sikurse pavarësia e Kosovës që nuk guxon të kthehet pas, as dokumentet e ratifikuara në Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk kthehen pas, ato duhet të zbatohen. Ne nuk e kemi komoditetin të bëjmë veprime dualiste, atë që na konvenon ta pranojmë, kurse ato që nuk na pelqejnë t’i refuzojmë. Për faktin se fati ynë kolektiv dhe ekzistenca e shtetit të Kosovës është e lidhur ngusht me interesat e aleatve tonë perëndimorë.

Çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare dhe çdo tendencë për ikje nga rekomandimet e aleatëve tonë strategjik për themelimin e Asociacionit do të jetë me pasoja fatale për vendin!

Fitorja e Serbisë në KiE mund të bëhet akoma më e madhe nëse presidentja nuk e merrë guximin për ndërmarrjen e hapave kushtetues që e obligojnë si drejtuese e shtetit. Një çasje më pragmatike e presidentes do të ndihmonte në heqjen e masava ndëshkimore ekonomike të vëna pa drejtësisht nga BE-ja ndaj shtetit tonë për fajin e politikës aventureske të kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok