18/11/2024

Dita e katërt e Panairit, problemi i librit nuk zgjidhet me katër ditë

0

Nga Albert Z. ZHOLI

Dita e 4 e panairit të librit sipas botuesve ka ecur në gjurmët e dy ditëve të para. Interesi deri në orën 14:00 ka qenë i mirë dhe lëvizjet e të gjitha grupmoshave ishin prezent në të gjithë stendat e Panairit. rezultuar i suksesshëm. Festa e Librit, siç është konsideruar këto ditë Panairi i 26-të i Librit “Tirana 2023”, vijoni edhe me disa specifika.  Siç ishte parashikuar në programin e Panairit ditën e djeshme ishin parashikuar disa promovime, takime e diskutime mbi sfidat, me të cilat përballet libri e leximi. Një nga takimet që u zhvillua në Sallën Ovale, ishte ai me shkrimtaren italiane, Viola Ardone, e cila prezantoi librin “Treni i fëmijëve”, botuar nga Shtëpia botuese “Dituria”.

Debutimi i Ardone-s si autore u bë në vitin 2012, me romanin “La ricetta del cuore in subbuglio”, për Adriano Salani Editore, e ndjekur në 2016 nga “Një revolucion sentimental”. Në vitin 2019 botoi romanet “Treni i fëmijëve”, i përkthyer edhe në shqip, një rast editorial në Panairin e Frankfurtit të atij viti dhe i përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë, që së shpejti do të jetë edhe në Netflix. Vizita e Viola Ardone-s është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës. Mes promovimeve të tjera që do të realizohen sot në Panairin e Librit, do të jetë “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë” nga Arsim Bajrami, “Mbi fajin kolektiv serb”, me praninë e autorit Shkëlzen Maliqi, “Përrallat” nga H. Hesse, “Parajsa artificiale e drogës” nga Urania Mandro …

-Problemet me librin gjatë diskutimeve me botuesit

Dhe pse Panairi është një urë lidhëse e rëndësishme të librit me lexuesin sërish ai sipas botuesve nuk është një zgjidhje. Kjo për faktin se Panairi është vetëm një herë në vit dhe zhvillohet gjithmonë në Tiranë. Problem kryesor është se lexuesi është në gjithë gjeografinë e vendit, por mundësitë e tij për të pasur një botim të ri në dorë duke qenë në skajet e vendit është shumë e paktë. Ky është një problem gjatë 33 vjetëve demokraci dhe mendohet se i tillë do të mbetet. Vetë fakti se nuk ka librari në asnjë fshat madje dhe në qytete të vogla tregon se rrugëzgjidhja nuk egziston. Në tërësinë e tyre botuesit shprehin këto probleme:

– Së pari ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë, por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor.

– Së dyti dhe më e rëndësishmja mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundësinë ta blejnë.

– Së treti nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shteti nuk ka asnjë financim për pasurimin e bibliotekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 10 vitesh.

– Dhe ajo që duket si paradox është se shteti bën restaurim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike.

-Panairi vazhdon që të jetë një festë për librin, por nuk është ende një festë e librit. Panairi shihet si festë e shitjes së librit pasi dhe pse ka kaq shumë vite që organizohet ende nuk ka zgjidhur shumë problem për librin.

Libri shqip do të jetë në qendër të vëmendjes mbarëkombëtare këto ditë, të çeljes së Panairit të 26- të Librit, “Tirana 2023”. Kjo ngjarje e rëndësishme për kulturën shqiptare dhe promovimin e librit shqip do të jetë një festë pesëditore, e cila do të organizohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, më 15 – 19 nëntor.

Librat më të shitur nga shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG”

Librat e autorit Albert Zholi do ti gjeni në këto stenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok