DITA E 38 MARTIRËVE TË KISHËS SONË

0

– dhe një poezi fëminore si një lule –

Nga Visar Zhiti

Dhjetë vjet më parë ndodhi.

Kisha Katolike në Shqipëri përjetoi

një ngjarje të shënuar në historinë

e saj shpirtërore: Lumturimin

e 38 martirëve.

Ceremonia solemne u kremtua

më 5 nëntor 2016, me një Meshë

të Shenjtë në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, nën kryesimin e Eminencës së Tij, Kardinalit Angelo Amato, Prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, i dërguar posaçërisht nga Papa Françesku për të përfaqësuar Atin e Shenjtë në këtë kremtim.

“Të Lumët Vinçenc Prennushi

e 37 Shokët Martirë shkëlqejnë

me besnikërinë ndaj Krishtit e Atdheut.

Dom Ndre Zadeja, njëri prej tyre, përpara se ta pushkatonin do të thoshte: O Zot, e çka duhet me ba më shumë për me kenë shqiptar?”.

Ata vranë për shkak të besimit, por vdekja e tyre u kthye në dëshmi të jetës.

Edhe ne si shqiptarë patëm hirin

të ishim të pranishëm në ngjarjen

e shenjtë. Vinim nga Vatikani.

Kishin ardhur dhe hierarkë të tjerë, autoritete të shtetit dhe qytetarë plot.

Organizimin në Katedrale

të veprimtarisë, aq dinjitoz,

e kryesonte Don Gjovalin Suka.

Në rreshtat e parë ishin familjarët e martirëve dhe më pas shpura e Presidentit te Republikës e ai vete, etj.

Lejomëni të them se kishte dhe nga ata që dikur në diktaturë kishin mare pjesë në prishjen e kishave dhe tempujve të fesë apo në dënimin

e meshtarëve, rregulltarëve, laikëve që tani po lumturoheshin, se në kohërat e rënda dëshmuan besnikërinë ndaj Krishtit, të patundur edhe përballë përndjekjeve, torturave dhe skuadrave të pushkatimit. Ishin të falur. Kjo është fuqia e Kishës.

Martiret shqiptarë, lutuni per ne!

***

KËNGA FËMINORE

-…q? do ia jepja, ashtu si Atjonit, fêmijés m? tê paré q? do t? takoja n? rrug? n? Shkodër pas meshës s? lumturimit, në atë 5 N?ntor… –

Duhet t’u tregojmë brezave të rinj. E kemi thënë, të njohim të kaluarën për një të ardhme më të mirë.

Në librin tonë për fëmijë, “Të rritesh nga dashuria”, me ilustrime me vizatime të Atjonit të vogel, është dhe një poezi për 38 martiret.

Që tre vjeç Atjonu bënte kryqe me ngjyra të ndryshme, që, sipas një gazetari italian, në një artikull të tij do të shkruante se ato kryqe përfaqesojnë racat e ndryshme njerëzore, që bashkohen

dhe atë vizatim femije me fytyrën e Shenjtes Nënë Tereza ai e konsideronte më të fuqishëm se traktatet me armë…

Po sjell poezinë e martirëve, po e quaj:

FLATRAT E LUMTURIMIT

A mban kryqi

mê shumë se një jetë?

38 martir?,

38…

Ranë mbi baltë,

u ngritên mbi reté,

38 martiré,

38…

Yje u bênë

pikat e gjakut të nxehtë,

38 martiré,

38…

Kthehen shpirtrat,

i dergon Qielli vetë.

38 martiré,

38…

Nga ballet e tyre

Golgota zbret,

38 martir?

38..

Nga syte e tyre

rijedh agimi i qetë,

38 martiré,

38….

Flatrat e lumturimit

tundin p?rjetë,

38 martirë,

38…

Fund vjeshte, 2016

*  *  *

KUR PUNOJA NË VATIKAN,

kisha kërkuar një takim me Eminencën e Tij, Kardinalin Angelo Amato, Prefekt i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, që ta falenderoja.

Biseda kaloi kaq ngohtë, gjithë përunjësi dhe Kardinali deshi të më përcjellë deri te porta. Teksa ecnim koridoreve të institucionit vatikanas me ato harqet e mernertë dhe kolonat madhështore më tha se ishte nga Pulia dhe kur bënte kohë e mirë me diell, që nga bregu ne mund të shihnim Shqipërinë.

– Emineca Juaj, – i thashë, – ju lutem, shikojeni Shqipërinë dhe kur është kohë e keqe e me mjegull.

– Po, – më tha, buzëqeshi dhe më përqafoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok