05/12/2025

DITA BOTËRORE E SHKRIMTARËVE

0
Visar-Zhiti

Festohet sot në 3 Mars.

“PEN Ndërkombëtar”

në vitin 1986 themeloi

Ditën Botërore  të Shkrimtarëve.

Nga Visar Zhiti

Unë isha në burg në atë kohë, i dënuar për shkrimet e mia dhe as që e dija se i ishte shtuar botës dhe kjo festë…

për të nderuar shkrimtarët kudo, “solidaritetin” e tyre, – sa fjalë e ftohtë! – bashkësinë… Dhe të shkrimtarëve shqiptarë? – do të pyesja atëhere.

Dhe do ta mësoja më pas që PEN është një organizatë ndërkombëtare që mbështet lirinë e shprehjes dhe të drejtën e shkrimtarëve për të shkruar pa censurë apo frikë nga persekutimi…

Ne dënoheshim dhe me ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Gjithsesi kjo ditë shërben gjithashtu dhe për të theksuar rëndësinë e letërsisë në shoqëri, – vazhdoj të lexoj, – si dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik për çështjet që prekin shkrimtarët, veçanërisht ata që përballen me shtypjen apo censurën e dënimet.

Shkrimtari është dhe misionar, shpirtëror më shumë, dhe patjetër që për atë s’është vetëm vuajtja e të shkruarit. Ka dhe vuajtje të tjera. Prapë të shkruarit është dhe liri, madje dhe lumturi, do të thosha.

Jo gjithmonë shkrimtari përfton sigurinë, mirëqenien a mbrojtjen e shtetit, përkundrazi.

Mbase kjo varet nga raportet që vendosim me të vërtetën.

Gjej që në fletoret e tij Dostojevski shkruante mbi ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e madhe që ka shkrimtari mbi vete, dhimbjen për fatet e popullit të tij dhe të njerëzimit në tërësi.

“…letërsia nuk mund t’ia lejojë vetes të mbetet e patrazuar dhe mënjanëse. Kusht themelor për artin dhe artistin është që të mos heqë dorë kurrë nga e vërteta: menjëherë kur artisti shtrëngohet t’i sjellë shpinën të vërtetës, automatikisht bie poshtë talenti i tij”. (Përkthim i A. B.)

E qartë!

Por po aq sa shkrimtarëve, dua t’u

uroj sot lexuesve, sa më shumë

të vërteta me art nëpër libra!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok