06/12/2024

Disa individë pa dije dhe pa thellësi mendimi, paguhen që të njollosin vlerat kombëtare të shqiptarizmit

0
Kastrioti-Tereza-Kadare-Fishta-Naimi

Nga Spartak Ngjela

Letërsia, historia, arti, dramaturgjia, gjuha shqipe, dhe sociologjia shqiptare, assesi nuk janë në krizë. Ato janë në progres.

Por lufta kundër shqiptarizmit që ndjek, si gjithmonë Beogradi dhe Moska, sot është shumë e intensifikuar kundër shqiptares.

Kudo janë lëshuar serbë e rusë, por edhe shqiptarë të paguar, në të gjitha fushat e dijes, për të dëmtuar Shqipërinë me destabilizim.

Por nuk kanë bërë dot asgjë.

Historiografia aktuale në nivel të lartë botëror po shkruan të vërtetën historike iliriko-shqptare, kurse gjuha shqipe tani po u jep shqiptarëve që e kanë ruajtur që nga lashtësia, vlerë të lartë për historinë gjithë-botërore.

Dhe kot lodhen anti-shqiptarët, jashtë dhe brenda Shqipërisë…

l.

Më e kapëshmja nga kjo veprimtari anti-shqiptare është sulmi që veglat e tyre në Shqipëri, në thelb, disa individë pa dije dhe pa thellësi mendimi, paguhen që të njollosin vlerat kombëtare të shqiptarizmit. Dhe flasin me fantazi prej injorantesh.

Por, kështu kanë folur në dy shekuj rresht edhe serbët, edhe grekët mediatikisht: gënjeshtra pa asnjë vlerë të faktit historik.

Tani nuk i dëgjon më njeri, dhe historiografia e madhe botërore qesh me ta.

Kurse televizionet shqiptare që, që prej vitesh, po i hapin hapësirë injorancës antishqiptare, janë të paguar nga Moska dhe Beogradi.

Po shteti shqiptar, ende do ta lejojë anti-shqiptarizmin mediatik të paguar nga Moska dhe Beogradi që të flasë fantazi anti-shqiptare nëpër ekranet e televizioneve shqiptare?!

Godasin Gjergj Kastriot – Skënderbeun, godasin historinë e Shqipërisë dhe flasin në një rrjedhe injorance për origjinën e shqiptarëve si popull, për trojet shqiptare dhe për mohimin e rrjedhës historike Iliri-Arbëri-Shqipëri.

Por, nuk e dinë këta injorantë dhe ata që i paguajnë se gjuha shqipe sot po spikat si një e madhe vlerë botërore?!.

Këta injorantë godasin nëpër televizonet shqiptare gjithashtu Ismail Kadarenë, Fan Stilian Nolin; godasin Nënë Terezën dhe origjinën e lashtë historike të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe këta janë mjeranë, sepse tani nuk frenohet dot e vërteta për historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Por, ata që i paguajnë lodhen kot.

ll.

Iamail Kadare, me veprën të tij i solli  Shqipërisë historinë e shkruar poetikisht në ngjashmëri të madhe me Iliadën e Homerit. Vepra e tij sigurisht që në funksion të mitit poetik, risolli në Shqipëri  epizmin mitik të historisë së Shqipërisë, pas poetëve të mëdhenj kombëtarë Gjergj Fishta e Naim Frashëri.

Edhe Gjerg Fishta edhe Naim Frashëri, përballë rrezikut të Shqipërisë, sollën në dijen, letërsinë dhe në historinë e Shqipërisë identitetin kombëtar si poezi gjithë-kombëtare të Shqipërisë. Lahuta e Malcisë e Fishtës dhe Historia e Skënderbeut e Naim Frashërit përbëjnë epopenë historike në vargje e popullit më të vjetër të Evropës që, me heroizëm historik, ai ka mbrojtur jetën dhe identitetin e tij.

Historia mbrojtëse e një populli përherë nxjerr në pahun historik të rrezikut të vet poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj, përpara filozofëve, historianëve, antropologëve, kozmologëve, dhe etnologëve.

Kjo ndodhi edhe me rrezikun e Shqipërisë në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë, në fillimet e Shekullit të XX-të dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht këtë përfaqësojnë, në historinë e Shqipërisë të këtyre periudhave, edhe Naim Frashëri, Gjergj Fishta e Ismail Kadare.

Periudhat historike kanë qenë të ndryshme, por rreziku për shfarosjen e Shqipërisë ka qenë i njëjtë. Tani rreziku nuk ekziston më, dhe shqiptarët janë drejt frymës bashkuese si një popull në të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Kosova.

Në vitin 1999, me luftën për çlirimin e Kosovës, Lidhja e Prizrenit ka filluar të ecë drejt objektit të saj, sipas poetikës së madhe historike të Gjergj Fishtës.

Edhe brezi i ri, edhe shqiptarizmi pret që sociologët, antropologët dhe historianët të vijojnë të shkruajnë historinë e Shqipërisë drejt pjekurisë maksimale të shoqërisë shqiptare.

facebook.com/spartak.ngjela

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok