21/12/2024

Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i paqartë dhe i vështirë

0
Hilmi-Saraci

Nga Hilmi Saraçi

Dialogu me Serbinë sikur nuk po tregon rezultate të pritura,sidomos pas iniciativave të Hashim Thaqit për ndërrim, shkëmbim apo korrigjim të kufijve . Marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi ndërkufitar ka marrë kahe të papritura dhe po shkon drejt dëmtimit të dialogut të filluar. Ura e Ibrit gjithnjë e mbyllur për qarkullim të lirë. Shumë përpjekjë janë bërë dhe ende po bëhen për qarkullim të lrë, por kjo sikur nuk po ka efektin e duhur. Mirëpo rruga e vetme për zgjidhjen e këtij problemi është aksioni mbarëkombëtar. Çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm të madh historik për Kosovën. Me Mitrovicën sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar . Çdo kush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë e ka bërë Serbinë më të fortë dhe më të keqe” . Prandaj nuk është e drejtë dhë as e dobishme që t’i bëjmë koncesione edhe më tutje Serbisë sidomos për -ndryshim apo korrigjim të kufijve siq ngulë këmbë Hashim Thaqi me përkrahësit e tij.. .

Koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialog tani po pasohen edhe me indiferencën ndaj sulmeve terroriste të saj,krimeve të organizuara ndaj qytetarëve tanë, prandaj shqiptarët duhet t’i kthehen vetës në mënyrë që të përforcohen duke folur me një zë dhe të bashkuar pa dallim partiak për zgjidhjen e broblemeve në parlamentin e Kosovës.Lista serbe gjithënjë është një pengesë e madhe për shtetndërtimin e Kosovës. Ata (deputetët, ministrat) e Listës serbe angazhohen dhe veprojneë në kundërshtim të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Organizojnë protesta dhe haptas kundërshtojnë pavarun të Kosovës. Qeveria e Kosovës sikur është e shurdhet dhe pa guxim për të marrë masa ndaj këtyrë deoutetëve ( ministrave) qe kundërshtojnë haptas shtetndërtimin e Kosovës.Kryeministri duhet t’i ndrrojë këta ministra (serbë) që haptas kundërshtojnë ligjet dhe Kushtetutën ë Republikës së Kosovës -pavarësinë e Kosovës

Nuk ka qasje të duhur Qeveria dhe as faktori ndërkombëtar në veri të vëndit

Problemi kryesor atje (në veri) është se nuk ka qasje të duhur, jo vetëm Qeveria, por edhe faktori ndërkombëtar. Në atë pjesë qytetarët janë të zaptuar nga një grup i kriminelëve dhe çdo afrim me Qeverinë e Kosovës pa heqjen e atyre zaptuesve, do të ishte rrezik për ata qytetarë që do të bashkëpunonin. Pra, duhet të vendosim rendin dhe ligjin, të krijojmë mundësi që qytetarët të mendojnë dhe të veprojnë lirshëm. Prandaj duhet të kërkohet nga Qeveria që të ndërmarrë hapa konkret për të siguruar jetët, pronën dhe lëvizjen e lirë në komunat Leposaviq, Zubin –Potok, Zveçan dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, në mënyrë që të parandalohet vendosja e ligjit në duar të individëvë…Kjo deri me tani fare pak ka qenë e pranishme nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos në veri të vendit. Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e shejtë dhe për ruajtjen e saj duhet me u flijuar. Kjo edhe ka qenë dhe duhet të jetë traditë e shqiptarit.Prandaj shqiptarët nuk duhet të presin deri sa të vijnë organet e rendit dhe të sigurisë për të ndërmarrë masa, por duhet të jenë të përgatitur dhe të organizuar për çdo eventualitet. Qeveria fare pak ka pasur angazhim të duhur për t’i ndihmuar shqiptarë që jetojnë në veri- të kërcënuar dhe të rrezikuar nga bandat kriminale të Sebisë.Megjithatë normalizimi i matejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën është imperative i kohës ,por duhet pasur kujdes gjatë vendimeve të marra gjatë dialogut .Ekipi për dialog me Serbinë duhët të jetë mjaft i përgatitur, me njohuri profesionale dhe kombëtare. Mbetet kusht politik për Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane. Mirëpo sa është e vetëdijshme Serbia që në këto çaste të angazhohet seriozisht dhe kështu të ndihmojë në rend të parë vetvetën dhe bashkëqytetarët e saj të cilët të instrumentalizuar nga vet Serbia janë verbuar dhe nuk shohin se një ditë kjo veprimtari e tyre kriminale, shoveniste dhe antinjerëzore do të dëmtojë në rend të parë ata ,sidomos ata që vrapojnë kah zaptimi dhe cenimi territorial i një shteti tjetër dhe kah diskriminimi i të drejtave të të tjerëve, siq ngjau me Millosheviqin dhe bashkëmendimtarët e tij…

Ndoshta pasiviteti i organizatave ndërkombëtare në veri, është pjesërisht për shkak të dilemave të tyre për atë që duhet bërë . Për të arritur çfarëdo ndryshimi rrënjësor në veri- kërkohet bashkëpunimi i shumë faktorëve , e posaqërisht kërkohet bashkëpunimi dhe dialogu me qytetarët në veri, por jo edhe me strukturat paralele (ilegale) , të cilat nuk duan të bashkëpunojnë dhe të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës…

Më në fund duhet konstatuar se Veriu i Kosovës është një problem mjaft i pa qartw dhe i vështirë për ne shqiptarët , por edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare, prandaj duhet vepruar me kapacitete të bashkërenditura të të gjitha institucioneve të Kosovës. Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat shumë më seriozitet se deri me tash dhe të mos lejojnë hapsirë dhe mundësi që segmente jashtë institucionale të ndërmirren veprime të tilla, të cilat pastaj do të sillnin situatën edhe më të nderë se sa që është edhe sot. Pranda mendoj se pjesëtarët e ROSU-së duhet të jenë vigjilent kësaj radhe,nese marin ndonjë aksion gjatë ndërhyrjes në veri, pasi që operacioni i 25 korrikut (2011) pati pasoja me humbjen Enver Zymerit. Është momenti i fundit për të shtrirë legjitimitetin në veri, por gjithnjë në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok