25/12/2024

DHIMITËR LIGORI NGA DARDHA NË KORÇË FLUTUROI NË QIELL

0
u6_Dhimiter-Ligori

(1934 – 2019)

NGA KALOSH ÇELIKU

Pak biografi:

Dhimitër Ligori u “shua” në moshën 86 vjeçare?! Unë, them: Jo, nuk u shua! Po, u ndez edhe me më flakë dhe zjarr majë Dardhe mes Shqipërisë. Nuk u shua, po fluturoi në Qiell. E kreu Liceun artistik, Degën  e Arteve Figurative. Bashkpuntor i rregulltë i revistës për humor dhe satirë “HOSTENI” dhe “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket në Shkup.

Ligori shquhet për kombinimin e elementeve të veçantë të pikturës së kavaletit me karikaturën grafike. Temat univerziale kanë qenë priroiteti krijimtarisë së tij. Gjurmët që ai i ka lënë në karikaturën shqiptare janë të pashlyeshme edhe janë vlerësuar me shumë çmime brenda dhe jashtë vendit. Krijimtarinë e tij si karikaturist, ai ua dedikoi profesorëve të tij në Lice: Sadik Kacelit dhe Nexhmedin Zajmit.

Dhimitër Ligori së bashku me Shtjefën Palushin, Zef Bumçin, e më pas me Ilir Pojanin, Agim Sulën e tj., janë artistët e mëdhenj shqiptar të cilët kanë lënë gjurmë të thella në artin e karikaturës, që nuk i fshin dot asnjë shi rrebesh. Stuhi. Dëborë e madhe.

Tre vite mos e dish ku e ke kokën e ku këmbët në Shkup

Lajm i dhimbshëm tek “Fjala e Lirë”: “Shuhet karikaturisti i njohur Dhimitër Ligori’. Humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Shqipërinë! Edhe për mua si mik dhe bashkëpuntor i atyre viteve me saç mbi kokë. Shkaku premtimeve pas çdo takimi, se: Një ditë do të vij përsëri në Tiranë, dhe do të ulemi kokë më kokë në sofër përpara Shtëpisë. Edhe pse, unë kur vija në Tiranë derën e shtëpisë të Frederik Rreshpes, Pano Taçit dhe Dhimitër Ligorit në rrugën e “Dibrës”, i kisha të hapura krah më krah.

Netë e ditë të tëra i kalonim kokë më kokë deri në Agim. Punë tjetër ishte ajo, që mua më ndiqnin hap pas hapi problemet dhe fatkeqësitë “natyrore” pasmesnate: Vdekja klinike në Voskopojë dhe ringjallja po të njëjtën ditë në Korçë, aksidenti komunikacionit në “Qafë Thanë”, djegëja e “xhipit” para dritareve të pallatit në “Çair” të Shkupit, Dy herë me radhë zjarr në shtëpinë me libra e piktura. Sëmundja e Gruas Besnike nga kanceri. Dhe, ikja e saj nga kjo botë e lumtur mes partive politike. Tre vite, mos e dish ku e ke kokën, e ku këmbët në Shkup.

Takimi fundit me Dhimitër Ligorin në Dardhë të Korçës (Shqipëri)

Herën e fundit u takuam dhe u pamë gjatë një manifestimi tradicional kulturor poetik në “Netët e Pozisë Korçare”, në Korçë, ku unë gjatë një bisede të lirë rasti me miqtë e mi poetë pyeta për Dhimitër Ligorin, se: Gjatë kohë nuk jam parë me karikaturistin, dhe nuk e di se ku ndodhet kohën e fundit me shtëpi.

Skënder Rusi një lirik i dashurisë, m’u përgjigjë: Dhimitër Ligorin e kemi në Dardhë. Ne, në programin e manifestimit të “Netëve të Poezisë Korçare” e kemi paraparë për mysafirët edhe një vizitë turistike deri në Dardhë. Edhe, unë do ta marr përsipër që gjatë qëndrimit në Dardhë të takohesh edhe me Dhimitër Ligorin. Patjetër, u gëzova.

Falë karikaturave të Dhimitër Ligorit unë shpëtova nga burgu

Dhimitër Ligorin përmes mikut tim të penës Pano Taçi e njoha në Tiranë (1991). Kohë e vështirë ajo për krijuesit shqiptar. Karikaturistin e ilustrimeve të librit tim me satira: “Trumbetat e Tellalit” (1992). Libër, që asaj kohe në mjetet e informacionit hapi edhe një fushatë të paparë deri më sot kundër meje si shkrimtar, duke më përcjellur me njëzetë nënshkime të “patriotëve” shqiptar si “armik i shtetit” në një bisedë informative edhe në polici. Gjoja, se: Unë jam i dërguar nga Kosova të veproj në Malësinë e Shkupit. Takime të fshehta kam pasur në Bullgari. Dhjetëra mijëra marka i kam dërguar Partisë Socialiste të Shqipërisë?! Dhe, se: Unë, jam ai kryesori që Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë.

Falë karikaturave të Dhimitër Ligorit, që e kishte ilustruar librin tim me mjeshtri artistike, ndoshta edhe shpëtova nga burgu. Shkak, që vite më vonë do të vazhdoj bashkëpunimin me Dhimitër Ligorin. Fati im, që karikaturisti do t’i ilustrojë edhe dy librat e mi për fëmijë: “Trimi shihet në vepër” – poemë humoristike (1994) dhe “Çohuni trima shaloni lapsin” – rrëfenja (1994).

Dhimitër Ligori më nuk banon me shtëpi në rrugën e “Dibrës”, as edhe në Dardhë, fluturoi në Qiell. Megjithatë, karikaturat e tij jetojnë mes librave në bibliotekë. I lumtur jam, që u takuam herën e fundit me të në Dardhë, dhe i shkrepëm së bashku disa fotografi artistike. E lamë të pakryer edhe një propozim  nga ana e tij: që Librin “Çohuni trima shaloni lapsin”, edhe një herë ta marrim nëpër duar si libër shkollor.

Kurrë, nuk më shkoi mendja se, ai do të ishte edhe takimi i fundit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok