22/12/2024

Denoj aktin e paligjshem antikushtetues te Drejtorise se Policise Shkoder

0
Romeo-Gurakuqi

Nga Romeo Gurakuqi

Ne cilesine e perfaqesuesit te zgjedhur te Qarkut Shkoder denoj aktin e paligjshem antikushtetues, me sfond politik, te Drejtorise se Policise Shkoder, mbi procedimin penal te anetareve te shoqerise civile,  aktivisteve te PD Shkoder dhe te qytetareve te thjeshte, per pjesmarrje ne nje procesion nderimi te viktimave te dhunes policore, diten e shtune, me date, 12 dhjetor 2020.

Ky procedim i Policise lokale, institucion  ligjzbatues formalisht i pavarur nga qeveria, ka ndodhur menjehere pas insinuatava dhe akuzave te pafaktuara te dy drejtuesve te larte socialiste, Taulant Balla dhe Ilir Beqja.

Edhe pse ekzistojne prova filmike mbi aktet e dhunshme, edhe pse e dijne, se asnje akt dhune nuk eshte i pranueshem per qytetaret e Shkodres, per drejtuesit e pushtetit lokal dhe anetaret e PD dega Shkoder, Policia e Shtetit, e komanduar nga Niko Brahimaj dhe rrjeti i miqve te tij personale, oficere kalimtare ne Shkoder, e adresojne padrejtesisht gishtin mbi qytetaret e lire, te mirenjohur per kontributin 30 -vjecar ne promovimin e lirive, te drejtave politike e shoqnore ne anet tona.

Njelloj si kohen e Capajev Tacit  30 vjet me pare, Drejtimi i Policise lokale eshte vendosur  sot ne duar militantesh partiake, te lene te lire  nga Ministria e Brendshme per me e kthye Shkodren, Malesine, Puken ne hapesira te ilegalitetit masiv dhe tranzitit te se keqes. Mosveprimi i tyre i kahershem i ka lene qytetetaret dhe biznesin e Shkodres te pambrojtur perballe dhunes se nendheshme te forcave me te cilat elemente te pushtetit bashkepunojne cdo dite.

Prej muajsh policia e Shkodres nuk kontrollon dot as zonen pedonale te qendres historike, e shnderruar ne nje parking gjigand makinash dhe zone hekurishtesh qe mbajne te bllokuar levizjen e lire te qytetareve.

Eshte fakt i mirenjohur,se Marshimi i Protestes eshte organizuar nga titullare rrjetesh sociale dhe e drejta e protestes eshte e mbrojtur me kushtetute.  Protesta ndodhi edhe ne kryeqendren e krahines me te varfer dhe me te diskriminuar te Shqiperise nga regjimi i Edi Rames, si nje kushtrim ndaj padrejtesise se gjithanshme, qe e ka burimin nga Selia Roze, e rindertuar me fonde qe nuk jane te deklaruara per publikun.

Dhuna nuk ka lidhje me protestuesit paqesore te organizuar nga rrjetet sociale, as me aktivistet, qe ne kete dite pushimi iu bashkuan thirrjes se shoqerise civile ne mbrojtje te jetes, lirive dhe per te denuar aktin e vrasjes policore te te  riut Klodian Rasha ne Tirane. Cdo verifikim i kujdesshem i pamjeve filmike e verteton sa me siper.

I bej thirrje Policise se Shtetit qe te ndalin sajimin e raporteve te sherbimit te hartuara me urdher politik dhe pa prova ligjore; te nderpresin procedimet penale te piketuara e te seleksionuara per arsye paragjykimesh politike.ndaj qytetareve dhe aktivisteve. Urdhnimet e funksionareve politike te PS nuk mund te perbejne arsye per fillimin e veprimeve procedurale ndaj qytetareve.

Po ashtu, ne cilesine e perfaqesuesit te zgjedhur, perkrah Prokurorine Shkoder per nje hetim te paanshem, per zbatimin e ligjit ne menyre te barabarte, perfshire vleresimin e bazes ligjore faktike te nisjes se procedimeve ndaj qytetareve nga ana e Policise,  mosveprimet sistematike dhe tejkalimet ndeshkimore me sfond politik te urdhnuem nga funksionare partiake te mazhorances.

Duke qene se Policia Shtetit eshte pale ne ngjarjen e ndodhur (prane Selise se Re dhuruar nga Qeveria  ndaj PS Shkoder) per shkak te mosveprimit te tejzgjatur ne kohe ne parandalimin  veprave penale, eshte thelbesore nje hetim i gjithanshem nga ana e Prokurorise si institucion i pavarur nga qeveria, qe vlereson edhe tejkalimin e veprimeve procedurale ndaj shtetasve nga ky institucion.

Jemi per respektimin e barabarte te ligjit per te gjithe.

https://www.facebook.com/romeo.gurakuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok