06/12/2024

Deklaratë për të komunikuar dhe denoncuar situatën politike në Shqipëri

0
u6_Aleks-Kapllaj

Drejtuar:

Të gjitha forcave politike në Itali dhe në Evropë,

Parlamentit Evropian;

Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian;

Komisionit të Zgjerimit të BE-së;

Grupit të Partive Konservatore ECR, PPE dhe Grupit PSE;

Për informacion të gjitha mediave të shkruara dhe audiovizive, evropiane dhe shqiptare!

Ne qytetarët shqiptarë, që jetojmë në Shqipëri, Itali, Gjermani, Britania e Madhe, SHBA, Greqi, Suedi dhe në mbarë botën:

Denoncojmë sistemin autokratik Piramidal të kryeministrit shqiptar Edi Rama, korrupsionin e ministrave dhe z/ kryeministrit Arben Ahmetaj në kërkim dhe lidhjeve të ministrave dhe deputetëve me botën e trafikantëve, si ish ministri i mbrojtjes Saimir Tahiri.

Denoncojmë kontrollin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve legjislative, ekzekutive dhe ekonomike të vendit nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Denoncojmë kontrollin e sistemit të drejtësisë nga kryeministri shqiptar në bashkëpunim me fëmijët e prokurorëve të regjimit kriminal komunist të djeshem, duke e përdorur atë për të sulmuar opozitën.

Denoncojmë kontrollin e shumicës së masmediave nëpërmjet kompanive PPP, që kanë përparësi në tenderat publike pa asnjë transparencë dhe mbylljen ose sulmet ndaj mediave që e kritikojnë atë.

Denoncojmë dëbimin e 750.000 shqiptarëve nga qeveria Rama, për shkak të varfërisë dhe perspektivës të së ardhmes për 80% të popullsisë.

Mbi të gjitha denoncojmë origjinën e kësaj situate: shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri nga Edi Rama, duke e shndërruar atë në një farsë elektorale, me manipolimin dhe blerjen e votave me miliona eurot e korrupsionit dhe krimit, gjithashtu përdorimin e pushtetit vendor e qendror dhe istitucioneve ligjzbatuese për të ndryshuar vullnetin e votuesve, duke synuar për një mandat të katërt.

Edi Rama është Bosi i Shoqërisë Piramidale që çdo shkallë e saj, është në shërbim të pushtetit të tij. Regjimi i Edi Ramës është kthyer në një regjim të ngjashëm me ato autokratike të Amerikës së Jugut, me prirje diktatoriale ku opozita është tapeceri e një demokracie farsë!

Edi Rama është aleat me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, dje ish ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe sot aleati i vetëm i diktatorit Putin në Evropë.

Një ditë do të kuptoni që keni mbështetur një mik autokratik të Vuçiqit dhe armik të demokracisë në Shqipëri. Ju keni mbështetur dhe ju mbajmë pjesërisht përgjegjës që keni ndihmuar Edi Ramën, i cili e ka kthyer Shqipërinë në vendin ku Ndrangheta i jep atij dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 20% për çdo shumëkatësh, që ndërton në kryeqytet, sipas përgjimeve nga antimafia në Itali.

Kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit dhe institucionet demokratike europiane që të braktisin dhe të mos sponsorizojnë më Edi Ramën, i cili është një rrezik për demokracinë dhe popullin shqiptar. Çdo shtrëngim duarsh, pavarësisht se është një praktikë në respekt ndaj institucioneve dhe popullit shqiptar, përdoret nga bulli Edi Rama, për propagandë në favor të tij, si një grusht në zemër të rregullave të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, duke shkatërruar të ardhmen e qytetarëve të saj, të detyruar të braktisin vendin e tyre.

Ju kërkojmë të braktisni një kryeministër që po shkatërron të ardhmen e popullit të tij, sepse ai po ndërton një sistem me themele të kalbura, të ndërtuar mbi paratë e krimit dhe korrupsionit, ku çdo vlerë e meritokracisë dhe ndershmërisë është e tallur dhe e nëpërkëmbur, nga mungesa e parimeve morale dhe etike që e çojnë shoqërinë tonë në një krizë ekzistenciale, për të cilën nesër do të konsideroheni bashkëpunëtorë se keni mbështetur një autokrat të tipit Lukashenko e Putin, shefin e Shoqërisë Piramidale Shqiptare, kryeministrin Edi Rama.

Aleks Kapllaj – Italia

Mikel Çekaj – Albania

Arben Borshi – Italia

Lejla Beliu – Italia

George Xhumari- USA

Ervis Hiraj – Italia

Iris Toto – Austria

Sabri Kelmendi-Italia

Leon Lekaj- Grecia

Kristina Ndreu – Possenti, Italia

Përgatiti A. Kapllaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok