02/05/2024

Deklaratë: Fuqia emancipuese e Protestës!

0

Nga Agron Gjekmarkaj

Memoria  e shkurtër është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin , aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, pëpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza, procesin e integrimit,NATO-n dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd, me përkushtim ndaj PD, këij aseti kombëtar,të pamundurën e bënë të mundur kësaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në Dhjetor nga protestat e studentëve, ajo ringrihet në Shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në votë e lirë, në dëshirën për ndryshim, në traditëm për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes, korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit, arrogancës, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar Kushtetutën.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqërisë.  Politika  shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj  i duhen njerëz të lirë, elitat dhe  profesionistët e vet dhe jo rrobotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 Shkurtit është një parti që ecen, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen, po kaq ëndrra e tyre për tu qeverisur ndershmërisht e me standade demokratike.

Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret.

PD u dëshmon  atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo  është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen”, duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve  të saj.  Ne do ja heqim një kastë që e ka shtrënguar me thonjtë e vet.

Në emër të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për emigrantë!  Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi, të asaj, të busullës “ Shqipërinë si gjithë Europa” ta shndërrojmë protestën në Institucion të epërm të një Shqipërie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament.

Sot nuk ka më ndërmjet!!

O me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kundër Shqipërisë.

Protesta nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Rames vendin politik që meriton, cinike ta thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për  ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij  një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh për inat, as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për  të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci dhe jo autokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok