21/12/2024

Dashuria për profesionin, çelës i sukseseve

0
Anida-Halimi-Filto

Nga Shyqyri Fejzo

Këtë shkrim do e fillojmë dhe vazhdojmë pak më ndryshe. Kjo mbasi bëhet fjalë për një të re, Anida Halimi Filto, lindur e rritur në Belorta të Korçës. Në vitet nëndëdhjetë, kur themelet e shoqërisë dhe shtetit u lëkundën,  ajo nuk e pati mundësinë të vazhdonte shkollën, edhe pse dëshira e saj  për tu arsimuar ka qënë e madhe. Ksisoj, më pas ajo u rregjistrua në një kurs në qytetin e Korçës, ku mësohej gjuha e huaj, si dhe profesioni i rrobaqepses. Në saje të vullnetit e dëshirës për arsimim, Anida mori  vlerësim maksimal si dhe certefikatën përkatëse të mbarimit të kursit. Më pas erdhi fejesa, martesa  me Dhimitër Filton dhe fillim i punës në Tiranë. Aty, në firmën e ngritur nga stilistja e njohur Majlinda Çala, ajo filloi punë  në rrobaqepsi dhe si të thuash “kollaudoi” edhe njëherë në praktikë ato që kishte mësuar në kurs. Për pak  kohë  ajo bëhet zot i punës që i besohej, por nuk duhet mohuar dhe fakti që aty punoi me makineri,(makinë, syzator)bashkëkohore të teknologjisw e prodhimit gjerman. Ato u bënë një faktor  i rëndësishëm për të rritur rendimentin e punës dhe cilësinë e prodhimeve e shërbimeve që kryenin, si dhe do të shërbenin më tej si teknologji bashkçkohore në punët e saj të rradhës. Interesi i saj për të mësuar vazhdoi edhe në Tiranë, me mësimin e kompjuterit si edhe me kursin e gjuhës gjermane. Edhe në këtë ndërmarrje të rëndësishme Anida ja doli me sukses. Edhe pse me fëmijë, familja e re e gjeti mundësinë të kualifikohej në ndërmarrjet e  guximëshme e të rëndësishme  të tyre, ku Dhimitri perfeksionohet në rolin e guzhinierit në firmën e madhe “Helios Katering.” Por nuk qe e thënë që aty të qëndronin gjatë. Çifti e ndjente veten të sigurtë për të ecur më tej në profesionet e tyre. Ksisoj para 7 vitesh ata erdhën në Gjermani, në qytetin e Hamburgut. Po e lëmë kësaj rradhe Dhimitrin pa u ndalur gjatë për të. Ai ka vite që punon me sukses guzhinier në Hotel-restorantin Hotel Europäischer Hof Hamburg,

por do të ndalim me theks për Anidën se si i ka ngjitur disa “shkallë” të cilat janë bërë premisë e një suksesi  të pritshëm në emigracion. Që kur vazhdonte kursin në Korçë atë e tërhiqte me një pasion të veçantë prerja, qepja dhe dekorimi i fustanit të nuses. Në kurs ajo pati mësuar dhe po qartësohej gjithnjë e më shumë se punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendi. Ndonëse për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen. E, këtu, tek fustani i nuseve ajo po përqëndronte vemendjen dhe tërë kapacitetin mendor e krijues, por ende nuk po gjente vendin e punës të provonte talentin e saj.

Qepja e një fustani të bukur martese me dorë është një ide e denjë për admirim. Anida e kishte të qartë se duke zgjedhur këtë opsion, mund të mbështeteni me siguri në faktin se veshja e nuses do të jetë e veçantë dhe unike. Sigurisht, për këtë asaj ju deshën të mësojë e të dijë saktë bazat e prerjes dhe qepjes,  në teori dhe në praktikë, përndryshe zhgënjimi dhe dëmtimi i materialit është i pashmangshëm. Për këtë ajo së pari rriti dhe forcoi besimin duke vlerësuar objektivisht forcat e veta, besimin se ky objektiv ishte plotësisht i mundur të realizohej. Tani ajo mendonte se e kishte përvojën e mjaftueshme, dhe me besim të plotë u hodh të zgjedhë modelin më të thjeshtë që sot janë mjaft të lehta për tu gjetur. Anida kujton fillimin  që në çdo rast, qepja e një fustani nusërie mund të jetë një nga projektet më interesante dhe emocionuese të jetës së saj dhe  që nuk hoqi dorë kurrë prej tij.

Vendimi i saj dhe frymëzimi është vërtet nga faktorët më kryesorë, po kjo e bëri Anidën të vepronte në mënyrë rigoroze për ato që kishte mësuar e që do i delnin përpara në “aksionin e ngritjes të fustanit të nuseve”. Synimi i saj tani ishte minimizimi i vështirësive dhe gabimeve.  Nga mendimi në veprim, ashtu sic tregon Anida, ka një distancë të madhe. Së pari është koha në dispozicion. Këtu, midis mjeshtreve rrobaqepse dhe klienteve ka gjithnjë një kontradiktë, që porositëset fustanin e duan sa më shpejt, kurse mjeshtrja kërkon kohën e vet. Duhet parë mirë të dhënat trupore të porositëses si dhe të zgjidhet stili i dëshëruar mbi këtë bazë. Dhe kjo nuk është pak. “E vrisja mendjen në kohën që kisha  në dispozicion të propozoja një fustan modern i formuar nga stilistë të shquar, një vintage e trashëguar dhe e njohur që më parë. Pra, stili duhet me doemos të kompletojë figurën e porositses. Pyetje e mendime duhen marrë edhe për komoditetin.Veshja është domosdoshmëri që të ulet bukur gjatë ceremonisë, por edhe të bëjë të mundur lëvizjen e shpejtë dhe të lirë gjatë festës. “Pasi kalohet dhe kjo shkallë, fillojnë të tjerat…” vazhdon Anida. Duhet zgjedhur materiali. Opsioni klasik dihet se është mëndafshti, pambuku, tyli, saten dhe tafta. Sa i përket ngjyrës, nuk ka kufizime. Edhe pse nuancat e lehta si blu, rozë, bezhë, gri mbeten të preferuara. Synoj që ngjyra e produktit të përcaktojë në mënyrë të favorshme tonin e lëkurës të porositses.” Synoj të realizoj  e të këmbej mendime me porositsen për modele  femërore, romantike por dhe jo shumë e vështirë për tu realizuar.”

Me këto njohuri e më tej Anida ka vite që punon në Hamburg të Gjermanisë në firmën “Ella Deck Couture” ku kryesisht marrin porosi e përgatitin fustan për nuse. Mund të flisnim më gjatë për këtë veprimtari në Gjermani, mbasi vështirësitë e pengesat për stilisten tonë kanë qënë dhe  janë në rritje. Kështu duhen marrë mirë parasysh të dhënat antropologjike të çdo porositëseje, të cilat ndryshojnë në kombësi të ndryshme, si dhe kërkesat cilësore në rritje nga ana e klientelës.  Për këto kërkesa bashkëkohore në rritje, Anida ka angazhimine vet maksimal. Këtyre vështirësive, koha tregoi se ajo ju dha zgjidhjen e duhur. Me një qartësi të lartë e të kthjellët për problemet që i dalin përpara dhe me një këmbëngulje të madhe ajo ja ka dalë mbanë në kohë e me cilësi. Dihet se këmbëngulja në vet-vete është një qëllim në atë që ajo beson,  në atë që investon,pra zbatim i një qëllimi. Në këtë drejtim, Anida si një e re me karakter të fortë me vendosmëri i ka arritur dhe po  përsos punën për objektivat që i ka vënë vetes. Në punë ajo jep mendime kritike e të pa varura në dobi të zgjidhjes së problemeve që dalin.

E pamë të arsyeshme të prezantojmë foto nga sfilata e modës me fustan nuse, që u organizua nga firma, në  bashkëpunim me organizma të tjera në Hamburg. Në këtë sfilatë në punimet e bukura që u prezantuan është dhe mundi, djersa e mendimi i Anidës e shoqeve të saj të cilat i dhanë jetë, bukuri estetike e frymëzim të ri   sfilatës duke relaksuar e befasuar pjesmarësit  në këtë veprimtari.

Shyqyri Fejzo

Hamburg, Dhjetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok