26/04/2024

Danton, burri që zhvarros gruan, Antoinette, duke e puthur dhe përqafuar për herë të fundit

0

Nga Albert Vataj
Kjo nuk është thjeshtë një pikturë. Është një ngjarje e vërtetë dhe e rrallë, ngjethëse gjithashtu. Dashuri që nuk pranon ndarje. Shpirtra që kërkojnë të ndalin kohën, të ribëjnë çfarë fatalisht i përket vdekjes.
Burri që puth gruan e vdekur, Antoinette, pasi e ka zhvarrosur atë. Ajo nuk mund të ikte pa lamtumirën e tij tragjike. Një ndarje që mbeti ngjarje dhe u jetësua në art si shprehjen e pasionit të një burri, i cili i pamundur të ishte prezent, kur bashkëshortja humbi jetën gjatë lindjes, bashkë me fëmijën e tyre.
Kjo pikturë e francezit Joseph Sylvestre, jetëson këtë moment ngjethës, atë kur Danton puth kufomën e gruas së tij. Ai u kthye nga Belgjika, pak ditë pasi bashkëshortja kishte vdekur. E zhvarros në mes të natës trupin e të dashures për ta parë dhe puthur për herë të fundit.
Cili ishte Danton dhe gruaja e tij, Antoinette?
Në vitin 1780, ai u nis për në Paris dhe gjeti një punë si nëpunës falë avokatit të babait të tij. Më pas ai shkruan emrin e tij “d’Anton” me që mund ta bëjë atë të kalojë në serën e fisnikëve, si një aksesim për një klientelë klasi.
Kur ai jetonte dhe punonte në Paris, frekuentonte “Café du Parnasse”, përballë “Palais de Justice”, ku dashurohet me vajzën e pronarit, Antoinette. Një dashuri me shikim të parë, me një vajzë të bukur, të ëmbël, por edhe të pasur tashmë.
Ata u martuan në vitin 1787, në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois, përballë Luvrit, kisha e mbretërve të Francës.
Më 21 janar 1793, Danton nuk mori pjesë në ekzekutimin e mbretit Louis XVI, pasi ai ishte dërguar në një mision në Belgjikë. Dhe kur kthehet, ai ka dhimbjen të mësojë se gruaja e tij, e shtrenjta Antoinette vdiq në lindje dhe se fëmija nuk mbijetoi. Dantoni është edhe më i pangushëllueshëm, pasi do të kishte dashur të kishte si suvenir një bust të gruas së tij. Ai shkon të gjejë mikun e tij skulptorin Claude-André Deseine dhe porosit një bust për të shoqen. Ai e do të gjallë, qoftë edhe në një vepër arti.
Por çfarë të bëni kur modelja është e vdekur dhe e varrosur? Danton kishte gërmuar varrin dhe nxjerrë kufomën e gruas së tij në mes të natës, në mënyrë që skulptori të mund t’i vendoste asaj një maskë vdekjeje. Në këtë rast makabër, Dantoni e përqafon të ndjerën në krahë dhe e puth në buzë.
A nuk ishte ky një akt romantike dhe tragjike njëherash? Ja burri, këtu është Dantoni. I zjarrtë dhe i shkathët, në një botë ku dashuria dhe vdekja, Erosi dhe Thanatosi janë përzier çuditërisht.
Bota është më e madhe se ne kujtojmë dhe arti është më shumë se si i tillë, sepse ka dashuri të tilla të mëdha që nuk pranojnë vdekjen të hyjë në mes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok