21/11/2024

Meriman Braha Cisco Certified Network Associate (CCNA)

0

Cisco Certified Network Associate (CCNA) është kurs per networking  i ndarë në 4 module. Modulet 1 – 4 të programit të akademisë i ofrojnë studentëve një dijeni bazike për rrjetet kompjuterike. Studentët mësohen si të instalojnë dhe konfigurojnë Cisco sviçat dhe ruterat në rrjete me shumë protokole duke përdorur rrjetet LAN dhe WAN, të bëjnë troubleshooting të shtresës 1 dhe të rrisin performansat dhe sigurinë e rrjetit. Studentët të cilët me sukses e kryejnë këtë pjesë të prgramit, janë të përgatitur të hyjnë në provimin e CCNA certifikimit, i cili është hapi i trete në rrugën e certifimeve të Ciscos i cili ofron punsim me 30000 deri 40000 dollare ne vit .

Ky kurs zakonishte  pergatitë studentët për certifikimin (CCNP)i cili është një certifikim me i larte ne cisco. Qe te hysh ne kete kurse juve duhet te keni njohuri  mbi rrjetet kompjuterike që ofrohet nga CompTIA (Computing Technology Industry Association). preferohet A+ ose N+ certificate.

 

CCNA moduli 1: Bazat e rrjeteve

  •      Terminologjia e rrjeteve
  •      Mediumet e rrjeteve
  •      Testimi i kabllove
  •      Kabllimi i rrjeteve LAN dhe WAN
  •      Bazat e Ethernet
  •      Teknologjitë Ethernet
  •      Sviçimi Ethernet
  •      IP Adresimi
  •      Rutimi i IP
  •      Shtresa e transportit dhe aplikacionit në TCP/IP

CCNA moduli 2: Ruterët dhe bazat e rutimit

  •     Rrjetet WAN dhe ruterët
  •     Bazat e ruterëve
  •     Konfigurimi i ruterit
  •     Zbulimi dhe qasja në pajisjet tjera të rrjetit
  •     Sistemi operativ i ruterit
  •     Rutimi
  •     Protokolet e rutimit Distance Vector
  •     Mesazhet e gabimit dhe kontrollit në TCP/IP
  •     Troubleshooting bazik i ruterit
  •     Njohuri të metejshme për TCP/IP
  •     Listat për kontroll të qasjes

CCNA moduli 3: Sviçimi dhe rutimi intermediat

  •     Hyrje në rutimin pa klasa
  •     OSPF me një area
  •     EIGRP
  •     Konceptet e sviçimit
  •     Sviçat
  •     Konfigurimi i sviçit
  •     Spanning Tree Protocol (STP)
  •     VLAN-ët
  •     VTP

CCNA moduli 4: WAN teknologjitë

  •     Zgjerimi i hapsirës adresive të IP
  •     WAN teknologjitë
  •     PPP
  •     ISDN dhe DDR
  •     Hyrje në administrimin e rrjeteve

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok