26/12/2024

Cili është raporti ynë me të bukurën?

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

“Sensi i të bukurës luan një rol të domosdoshëm në formësimin e botës njerëzore”, thotë filozofi i shquar Roger Scruton, te libri “E bukura”.

Ky standard, si etikë e estetikë, e ka formuar qytetërimin perëndimor në tërë madhështinë e tij, i e cili, përkundër dekadencës, me trashëgiminë e

vet, të shtangë, të kënaqë, të magjepsë e të përvetëson.

Por, cili është raporti ynë me të bukurën?

Fail Konica te “Shqipëria si mu duk”, 1929, thoshte kështu:

“Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.”

Si dukemi ne sot?

Kam frikë se gjykimit të Konicës zor mund t’i heqim shumë, me gjasë, ai na përfaqëson gati një shekull mbrapa.

Sepse, sot, kudo ndër ne, sheh arkitekturë të shëmtuar, grumbull vendbanimesh pa kurrfarë harmonie e pa shije, turma që ushqejnë urrejte politike, turma që  ushqejnë urrejtje kundrejt mjedisit, media të hallakatura që e ushqejnë me cektësi e shëmti publikun, militantë të tërbuar nga dashuria për udhëheqës të trullosur e mendime të shkreta, arsim larg parimeve estetike sa ndajfolja larg nuk mund ta përcaktojë vërtet largësinë.

Ky kequshqim, që shoqëria jonë e merr me doza të shumta e të shtuara, një ditë mund të shkaktojë pasoja fatale. Ashtu kështu, imuniteti ynë është i ligështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok