21/12/2024

Cilat ishin arsyet e emigrimit në dekada? Kush emigroi?

0
Ramiz-Selimi1

Nga Ramiz Selimi

Meqenëse lëvizja e njeriut nëpër botë është e lindur që me njeriun, edhe pse mendohet se emigrimi është gjë normale, unë kujtoj se largimi i qytetarëve kosovarë nga vendlindja nëpër dekada ndodhi për shkaqe të ndryshme.

Ne nuk ishim dhe as nuk jemi viktimat e para, por as të fundit, bile kjo nuk duhet të diskutohet fare.

Megjithatë, fenomeni i emigrimit sot tek shqiptarët është shumë më shqetësues, sesa tek disa popuj tjerë, si ballkanas ashtu edhe evropianë, sepse gradualisht vendi po mbetet në njerëz të moshuar.

Madje është e dhimbshme kur njerëzit me peshë nga politika thonë se, “sot qytetarët po ikin në perëndim për një jetë më të mirë”.

Me bindje të plotë u them, se kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe se nuk është aspak e vërtet, sepse jetën më të mirë e ka kapur peng vet politikani, prandaj qytetarit që nuk pati njerëzit e tij dhe paranë, edhe në qoftë se ishte kualitet i lartë, nuk i mbeti gjë tjetër pos ta marri botën në sy.

Liri nuk është vetëm mungesa e një pushtuesi, ose lëvizja prej qyteti në qytet. Liria do të thotë qasje e barabartë e qytetarëve pa dallim në secilin segment të atij shteti.

Patën qytetarët e Kosovës qasje të barabartë? Jo! Kjo nuk ndodhi për shkak të nepotizmit, ryshfetit, harraqit, tenderëve,…prandaj këta njerëz pas lufte i vrau vet politika. Disa tjerë (në mesin e tyre gazetarë dhe analistë) thonë se po ikin të dobëtit, të paarsimuarit dhe problematikët. As kjo nuk qëndron? Sepse kemi student ku për shkak të mungesës së lidhjeve është detyruar të emigroj.

Ky prononcim është një idiotizëm në stilin që vetëm këta njerëz mund ta prodhojnë. Prandaj me këtë shkrim po bëjë përpjekje ta tregoj realitetin sesi ndodhi emigrimi ndër dekada, edhe pse fundi për të gjithë emigrantët do të jetë i njëjtë.

Kush ishin ata që morën epitetin “Gastarbieter”?

Arsyeja e emigrimit të qytetarëve nga Kosova dallon nga dekada në dekadë. P.sh. në vitet e 70-ta emigruan kryesisht fshatarë dhe njerëz të papunë. Enti i punësimit në qytete dhe qyteza e bënte organizimin. Kjo ndodhi në bazë të një marrëveshje shtetërore që kishte arrit Jugosllavia me disa shtete të Evropës, por edhe atyre aziatike dhe afrikane. Ky numër i punëtorëve nuk ishte i madh dhe nuk përbënte kurrfarë rreziku për zbrazjen e shoqërisë kosovare.

Madje këta punëtorë që morën epitetin e punëtorit të përkohshëm ikën të vetmuar, pa familje, me synimin e vetëm që të kontribuonin për mirëqenien e familjes në vendlindje. Ishin njerëz të urtë dhe punëtorë që nuk kishin arrit për asnjë çast të lënë gjurmë në vendet ku punonin. Madje ata as nuk provuan fare të integrohen.

Jetuan të vendosur nëpër baraka dhe shtëpi të vjetërsuara, ku brenda një hapësire 4×4, jo vetëm që gatuanin, por aty e kalonin kohën e lirë dhe në atë dhomë e bënin edhe gjumin. Përpos vendit të punës dhe kolegëve që bashkëjetonin, ata nuk ishin të interesuar të kyçeshin në asnjë segment të jetës së vendasve.

Qëllimi primar i tyre ishte kursimi i të ardhurave mujore në maksimum.

Kjo gjeneratë e vuajtur arriti të blinte pasuri të patundshme edhe nga ardhacakët që kishin zaptuar tokat e tyre më herët.

Veç kësaj vendasit nga shtetet evropiane e kujtojnë këtë gjeneratë të punëtorëve mysafirë me emrin, “Gastarbeiter”. Ata cilësoheshin si njerëz të varfër, të dëgjueshëm, tamam si shegertë, që ishin në gjendje ta bënin secilën punë.

Atë kohë të rrallë ishin ata burra që patën guximin të emigronin me bashkëshorte dhe fëmijë. Familjet e tyre emigruan tek në vitet e 90/ta. Evidente ishte se, rrallë kush prej tyre e kishte të përfunduar shkollën fillore. Gjithandej thuhej se arsyet e emigrimit të këtyre njerëzve ishin kryesisht ato ekonomike, pasi atë kohë në shoqëri njerëzit e shkolluar ishin të pakët. Shkollimi i madh kishte filluar tek pas hapjes së universitetit në Prishtinë….Vijon,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok