26/12/2024

Cila ishte lënda e kujtesës së popullit shqiptar?

0
Ndue-Ukaj-Dritarja

Nga Ndue Ukaj

Pyetja është e tmerrshme dhe përgjigja është po aq e pështjellët sa rrugët e një qyteti të panjohur në një natë kur zotëron mjegulla. Kjo pyetje është një therë e tmerrshme në zemrën e historisë shqiptare, i cili ndonëse pranohet botërisht se është popull i lashtë i Europës, lëndën e kujtesës s’e ka aq të kthjellët dhe aq të lashtë.

Dhe për dreq, kujtesa e tij është plot gabime dhe harta e harresës është e madhe, është gdhendë në gjithçka të tijën, prandaj gjithçka në jetën e tij është e paktë: shkollat, shkrimi, vetëm vuajtjet i ka të mëdha e të pafundme. Dhe pikërisht këtu kërkohen arsyet përse ato orët e lumturisë dhe të gëzimit, që

ndryshe në kontinentin e madhe të historisë njerëzore njihen si orët e lirisë, i kanë tmerrësisht të pakta, krahasuar me ato të vuajtjeve, robërisë dhe shtypjes.

Psikologët dhe sidomos shkrimtarët kanë bërë përpjekje që të depërtojnë thellë në botën e brendshme të Njeriut dhe kanë hulumtuar arsyet e harresës dhe ia kanë dalë të tregojnë rëndësinë e kujtesës. Ndër debatet e shumta që lidhen me këto mistere njerëzore, ka psikologë që thonë se ekziston njëlloj harrese e motivuar, që lidhet me represionin – ky term është përdorë sidomos

nga psikologët e linjës frojdiane dhe lidhet me atë që njihet si procesi i të harruarit të diçkaje që shkakton ankth.

Dhe shqiptarët kanë përjetuar me shekuj ankth, ata janë formuar me ankth dhe Marini ka ankth dhe ai është rritë me ankth, dhe në realitet e reja ai frikësohet se mund të zgjohet një ditë, dhe krejt papritë; të mos kujtojë asgjë, lënda e kujtesës së tij të zhduket përgjithmonë dhe ai të mbetet një kontinent harrese, i zbrazët, i cekët, i hutuar, pa qëllim. Pikërisht kjo është arsyeja pse brenda tij është ndezë drita e alarmit, sepse sa herë Njeriu s’e di ku është dhe kah do të shkojë, të tjerët janë

të gatshëm ta kapnin përdore dhe ta rreshtojnë ka të duan, sepse Njeriu sa herë harron, përherë ndodhet dikush krejt pranë tij që t’ia kapë dorën dhe ta çojë kah të dojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok