27/12/2024

Çfarë pushteti kërkon VV-ja?

0
Ndue-Ukaj

Çfarë pushteti kërkon VV-ja?

Nga Ndue Ukaj

Nga parullat me karakter revolucionar, të cilat i dëgjojmë përditë e zhurmshëm, VV-ja tashmë ka kaluar në një stad tjetër të rrezikshëm, duke kërcënuar hapur institucionet e pavarura të shtetit dhe kjo përbën një shqetësim tejet serioz për të ardhmen demokratike të vendit tonë.

Sulmet ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Daka, janë shenja të hapura që tregojnë qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po kërkon pushtet politik për ta çuar përpara një vizion politik, sepse një të tillë nuk e ka, por po kërkon dhe dëshiron revolucion të gjatë e ideologjik.

Gjuha e VV- së dhe e epigonëve të saj, ma kujton George Orwellin. Ai thoshte se synimi i parë i çdo revolucioni është gjuha, që synon të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia.

Një tendencë të tillë po e tregon hapur VV- ja, duke tentuar që të vërtetat e saj me arrogancë t’ i paraqes si dogma religjioze dhe ato të vendosen aty ku duhet të jetë drejtësia. Kjo gjuhë është e rrezikshme dhe nuk është vlerë e shoqërive demokratike perëndimore.

Prandaj, përballë kësaj furtune ideologjike, shoqëria jonë nuk duhet të shurdhohet e as të verbohet, sepse nesër mund të bëhet vonë.

_________

“Dashnia nuk vendoset me dhunë” – thotë Át Zef Pllumi në kujtimet e tij monumentale që përbëjnë shkollën më të mirë kundër totalitarizmit dhe urrejtjes politike.

Dihet, si Pllumi nuk mendonin stalinistët shqiptarë që bënë spektakle në emër të drejtësisë dhe vendosen të vërtetat ideologjike aty ku duhej të ishte drejtësia.

Në të vërtetë, ata që e vendosen “dashninë” me dhunë dhe atë në emër të çlirimit, popullit, vitit zero, luftës së klasave, Shqipërisë i sollen tmerre, shëmti, vrasje e mërzi pafund.

Ky vend edhe sot vuan nga  pasojat që la prapa urrejtja ideologjike.

Mendimet e vlefshme si ato të Pllumit duhet të shërbejnë si ilaç për t’ i kuruar të ligat tona të sotme, shpirtngushtësinë dhe urrejtjen e madhe që mbretëron mes nesh, si një mjegull e tmerrshme që ka errësuar mendjen dhe ka vërbuar sytë tanë.

_________

Liri perëndimore apo despoti orjentale?

Kjo është dilema shekullore e kombit tonë dhe një nga arsyet pse kemi mbetë kombi më i varfër dhe me i izoluar në kontinent. Sepse nuk jemi ushqyer me liri perëndimore, prandaj kemi ra shpesherë nën kthetrat e despotisë lindore.

Sikur shqiptarët e sotëm të vërtetat t’i kërkonin nëpër libra dhe me analiza serioze, ky libër do t’ iu shërbente fort për t’ i qartësuar shumë dilema dhe për të ndriçuar mendjen, që me mujtë pastaj me gjetë rrugën kah e ardhmja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok