02/05/2024

Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar?

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ky djall shpesh përshkruhet si një mi i ndyrë dhe me erë të keqe, shërbëtori i zotërisë së tij, kryekriminelit të radhës në Serbinë naziste-fashiste-terroriste.

Qëllimet e tij djallëzore janë: Shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët e saj autoktonë-vendës (me anë të varfërisë) dhe zëvendësimi i tyre me afrikanë-aziatikë, ndarja e Kosovës, dalja e Rusisë në detin Adriatik të Shqipërisë dhe fuqizimi i Serbisë. Dhe, ky është diktatori më i “lezetshëm” në botë, kryemafiozi gjakprishur që ka kapur të gjitha pushtetet dhe e çon Shqipërinë drejtë vdekjes.

***

Indiferenca është më e rënda nga sëmundjet e shpirtit.

Njerëzit që duken plotësisht të paprekur dhe të ftohtë – kjo më provokon aq shumë saqë bëhem plotësisht i dëshpëruar.

Shqiptarët kozmopolitë (i vetmi popull në botë pa vetëdije kombëtare), janë të rrethuar nga armiqtë pushtues nazifashistë dhe në vend që të kujdesen për hallet e veta, kthimin e tokave të tyre të grabitura nga terroristët etj, ata luftojnë për të zgjidhur problemet e të gjithë njerëzve të globit.

Në bukën e madhe, ju jeni thërrime të vogla. Mos vazhdoni të jeni një fenomen i veçantë në tokë me të cilët tallet e gjithë bota. Kujdesuni për tufën tuaj.

Çdo shqiptar që nuk shqetësohet fare, pra është indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore të popullit të tij, është indiferent edhe ndaj prindërve, fëmijëve dhe nipërve të tij.

Indiferenca, “verbëria”, e të gjithë individëve që me dashje nuk shohin, prandaj nuk i përgjigjen tradhtisë kombëtare, vjedhjeve masive me të cilat të varfrit e djeshëm me pantallona të grisura që i lidhnin me sixhim papritmas u bënë milioner (pas një pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë), krimit gjithëpërfshirës dhe pisllëqeve të tjera që ka kryer dhe vazhdon të kryej kryemafiozi dhe bajgat rreth tij, e kanë fajin për atë tragjedi kombëtare që po ndodh atje. Të jetosh normalisht nën drejtimin e gjakprishurit është të pranosh iluzione.

E ardhmja nuk u përket atyre kokëmishëve që ende nuk i kanë humbur iluzionet se kinse kazani i nevojitet shtetit banane, Shqipërisë.

Shqiptarët jetojnë në një botë fantazie, një botë iluzionesh. Detyra më e rëndësishme për mbijetesën është gjetja e realitetit.

Duhet të ekzistojë një ndërgjegje e fortë dhe e përhapur kombëtare shqiptare, e mbushur me një përmbajtje të gjerë kulturore. Kuadri ekzistues për këtë ndërgjegjësim është: një shtet që funksionon mirë në çdo aspekt.

***

Shqiptarët ferrin e hasin çdo ditë në tokën e tyre.

Kisha dhe xhamia duhet të thonë me zë të lartë dhe publikisht se ferri nuk ekziston. Shqiptarët përjetojnë ferrin atje dhe tani, ndërsa jetojnë, të shkaktuar nga qeveritarët, zyrtarët dhe politikanët e tyre, e ndjejnë në jetën e tyre dhe e shohin në TV, por të kërcënosh se njerëzit do të digjen në ferr pas vdekjes është e shëmtuar.

Situata në Shqipëri është e ndërlikuar, kaotike, dhe nuk ka asnjë përfundim. Gjithçka nga tokat dhe pasuritë tjera shtetërore është shitur, përvetësime të paligjshme të pronave dhe titujve “akademik”, gjithçka është vjedhur, gjithçka u jepet armiqve të kombit.

Nudistit të gërditshëm, një sugjerim: Kur do të jesh në ferr, dhe flakët po shpërthejnë rreth teje dhe ndihesh shumë rëndë, atëherë është mirë të takosh zagarët e regjimit që janë fqinjët e tu dhe ndajnë të njëjtin fat. Dhe, meqenëse ti vet mburresh se ka shumë dhoma në shtëpinë tënde të ferrit (madje më shumë se ajo në Surrel), në të njëjtën kohë, ju (secili kriminel e hajdut prej jush) duhet t’i luteni Zotit:

“Jo, Zoti im! Unë u futa në natë. Zbrit nga qielli në formën më të tmerrshme që mund të marrësh; fluturo këtu përpara harkut të gjuajtjes dhe më thuaj se është vërtet kështu; më thuaj se jam fajtor për zjarrin e ferrit që më përvëlon”.

***

Shqiptarit pa vetëdije kombëtare, jeta i kishte dhënë arsye të besonte se asnjë humbje nuk ishte përfundimtare.

Hidhërimi është gjendja shpirtërore që ndodh kur dikush e ka shtrembëruar tërbimin nga zhgënjimi.

Kërkoj gjëra të mëdha që krijojnë lëvizje. Nuk ka rëndësi sa kushton, nuk dua të vdes pa u lyer me të gjitha ngjyrat në kutinë time të ngjyrave, nuk dua të jetoj në pastel.

***

Më mirë të bëhesh avull se sa të mbetesh pluhur.

Shqiptarë! Jini të guximshëm dhe mospërfillës përballë të gjithë djajve që duan t’ju shfarosin.

Derdhni gjithë shpirtin dhe zgjuarsinë tuaj, mbajeni trupin tuaj në lëvizje në mënyrë që të avullojë sepse avulli është më i mirë se pluhuri në të cilin gjendeni.

Të qenit i pranishëm në jetë është shumë më jetike për ne sesa të lundrojmë në sipërfaqe.

Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, asnjë armik me të cilin nuk mund të përballeni, asnjë frikë që nuk mund ta hiqni, pavarësisht se sa e pamundur mund të duket ndonjëherë.

Asgjë nuk është më e dëmshme për një person shpirtëror sesa mungesa e rezistencës.

Çfarë po pritni?! Nga çfarë vuani? Duhet përzënë këtë të poshtër. Antishqiptari më i rrezikshëm i vendit që në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm më të përbetuar kryen spastrimin etnik të vendit, sillet si një egërsirë gjëmuese për të gjetur dikë që ta përpijë.

***

Nëse njerëzimi nuk mund të jetojë me rreziqet dhe përgjegjësitë e natyrshme në liri, ai ndoshta do të kthehet në autoritarizëm.

Kjo është ideja qendrore e “Arratisjes nga liria”, një vepër historike e një prej mendimtarëve më të shquar të kohës sonë dhe një libër që është po aq në kohë sa kur u botua për herë të parë në 1941. Pak libra kanë hedhur një dritë të tillë mbi forcat që formojnë shoqëria moderne apo depërtuar aq thellë në shkaqet e sistemeve autoritare. Nëse ngritja e demokracisë i la disa njerëz të lirë, në të njëjtën kohë lindi një shoqëri në të cilën individi ndihet i tjetërsuar dhe i çnjerëzor. Duke përdorur njohuritë e psikanalizës, Erich Fromm (1900-1980) analizon sëmundjen e qytetërimit bashkëkohor siç dëshmohet nga gatishmëria e tij për t’iu nënshtruar sundimit totalitar.

Ai kritikon një kulturë ku prodhimi dhe konsumi maksimal janë bërë kuptimi i jetës. Në vend të një shoqërie ku njerëzit janë bërë skllevër të teknologjisë, Fromm mbrojti një socializëm humanist. Ky socializëm ndryshonte shumë nga komunizmi sovjetik dhe nga kapitalizmi (i egër) perëndimor. Në librat e tij ai përvijonte masa konkrete me synimin për të krijuar një shoqëri më humane.

***

Ju nuk e shihni realitetin e jetës derisa të qëndroni në buzë të shkëmbit.

Ai që është dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë vullnetarisht.

Mafiozi shqipfolës ka përfituar për 25 vjet. Rezistoni!

“Historia e lirisë është një histori rezistence” – Thomas Woodrow Wilson (1856 -1924) Presidenti i 28-të i ShBA-së.

***

Një njeri vjen në botë – një shpirt zbret në tokë, ai nxit një re pluhuri rreth vetes, mbledh pluhur dhe e tërheq zvarrë përreth. Kur koha e tij këtu poshtë mbaron, ai përsëri pluhuroset dhe kthehet në gjirin e së përjetshmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok