09/12/2024

Çelet Panairi i 27-të,  i librit në Tiranë me moton “Të lexosh do të thotë, të jetosh, të zbulosh, të rritesh”

0
panairi-i-librit

Shtëpitë Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG”  sjellin 150 botime të reja

Nga Albert Z. ZHOLI

Prej kohësh ose më mirë të themi prej nëntorit të vitit të kaluar nga të gjitha shtëpitë botuese po punohej për organizimin e “Panairit të 27-të të Librit”, i cili do të zhvillohet më në fund në datat 13-17 nëntor 2024, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Ngjarja më e madhe e librit për vitin 2024 sot hapi siparin e saj në Tiranë në orën 11-00.  Ceremonia e hapjes së panairit është organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, të shtëpive botuesve, shkrimtarëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme. Ceremoninë e hapjes përshëndetën ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme Me moton “Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh dhe të rritesh”, pinari do të qëndrojë i hapur për disa ditë. Panairi organizohet në datat 13-17 nëntor nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionitt të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë së Tiranës. Pjesë e panairit që mbahet në Pallatin e Kongreseve do të jenë ekspozimi i botimeve, prezantime, disa takime me shkrimtarë, tryeza diskutimi dhe aktivitete të tjera. Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime. Si zakonisht ky Panair mblodhi sot, bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.
Ngjarja me e madhe letrare e vitit sjell sot, libra të rinj, autorë, përkthyes, prezantime, konkurse, konferenca etj… dhe sidomos shumë lexues. Siç dihet prej afër tre dekadash “Panairi i Librit” i Tiranës është eventi kulturor më i rëndësishëm në qytet, i cili ka tërhequr gjithmonë jo vetëm vendasit, por edhe turistë nga e gjithë bota. Për botuesit dhe autorët e pavarur shqiptarë është mundësia më e madhe për të promovuar veprat e tyre te publiku, por edhe për këtë të fundit, kjo ngjarje madhore është e këndshme duke u thelluar në kulturën shqiptare. Në fakt, njerëzit mund të mësojnë më shumë për Shqipërinë dhe të lidhen drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit nëpërmjet letërsisë, nga autorët më të rinj e deri te autorët më të vjetër tashmë. Pjesë e manifestimeve letrare të këtij Panairi, të cilat do të jenë të shumta, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2024, për çmimet e Panairit. Botuesit kanë dorëzuar librat që ata mendojnë se meritojnë të hyjnë në këtë konkurs. Panairi i 27 i Librit në Tiranë, mbetet një nga ngjarjet më të mëdha librore në nivel kombëtar. Ky është një event i veçantë për botuesit, autorët dhe lexuesit, ku literatura shqiptare dhe ndërkombëtare do të shpaloset në çdo faqe dhe do të ofrojë mundësi për të ndarë pasionin për librin dhe dijen.
Motoja e Panairit: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”

Me këtë moto, Panairi i Librit 2024 inkurajon çdo vizitor të kërkojë dhe të zbulojë më shumë, të gjejë shpirtin e librit dhe të jetojë eksperiencën e çdo faqeje që ofrohet. Në këtë periudhë, Tirana do të kthehet në një qendër të madhe letrare, ku të gjithë dashamirësit e librit do të mund të përjetojnë aktivitete dhe ngjarje të shumta, përfshirë takime me autorë, diskutime dhe promovime të librave më të fundit. Një nga momentet më të pritura të këtij Panairi është pa dyshim gara për Çmimet e Panairit të Librit, të cilat do të shpallen në fund të aktivitetit. Çmimet janë një mundësi e shkëlqyer për të njohur më në thellësi talentet më të reja të letërsisë shqiptare, si dhe për të nderuar ata që kanë kontribuar më shumë në zhvillimin e fushave të ndryshme të botimeve dhe përkthimeve.

Juria e këtij viti:

  • Anisa Ymeri, gazetare e kulturës
  • Ben Andoni, përkthyes dhe publicist
  • Ilir Baçi, përkthyes dhe kryetar i jurisë
  • Ledia Dushi, poete dhe përkthyese
  • Lili Sula, studiuese e letërsisë dhe pedagoge

Për këtë vit, juria do të shpallë fituesit në katër kategori:

  • Autori i librit më të mirë të vitit
  • Përkthyesi më i mirë i vitit
  • Autori i librit më të mirë studimor
  • Autori i librit më të mirë për fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok