14/10/2024

Burgosja e Thaçit, shpëtoi Kosovën nga ndarja

0

Copëtimi i Bosnjës, mundësi apo opsion i ri

Nga Gani Qarri

Aventura vrastare ndaj shtetësisë së vendit tonë të brishtë, dhe kërkesa renegate e kuislingut Hashim Thaçi drejtuar ndërkombëtarëve me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, për ndarjen e Kosovës, u inkorporua aq thellë nga propaganda filo-serbe e individëve dhe mediave të lidhura me renegatin Thaçi, brenda vet masës dhe shtetit tonë të ri, sa që “ndarja” edhe tek qytetarët, pothuajse u bë normale, sikur pavarësia e Kosovës, që me kohë, të ishte shpallur, nën kushtëzimin për ndarje, kurdo që këtë t`ia kërkonte krimineli Aleksandër Vuçiq, kuislingut Hashim Thaçi.

Ide tradhtare kjo e shkallës më të lartë kombëtare e shtetërore, kundër të cilës nuk reagoi as nuk protestoi, pothuajse gati askush në Kosovë, e as vet populli i shumëvuajtur shqiptar nën robërinë dhe okupimin e gjatë të Serbisë.

Madje përveç akomodimit të kësaj aventure tradhtare me propagandë të rafinuar, të mënyrës më perfide të argatëve të Thaçit e spiunëve të Serbisë si Baton Haxhiu dhe televizioneve të SHIK-ut, si Klan-Kosova, RTK etj, për ndarjen e Kosovës, përveç fatkeqësisë që kundër kësaj ideje vrastare, nuk reagoi pothuajse askush në Kosovë, sidomos tek 5 vendet-mos njohëse brenda BE-së, forcoi edhe më tepër bindjen se pavarësia e Kosovës është e përkohshme dhe as vet populli i Kosovës nuk beson më plotësisht në te.

Vetëm ardhja e z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, shkuarja e Trumpit e Grenellit si dhe arrestimi i kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, bënë që përfundimisht, të shpëtoj Kosova nga ndarja.

Madje, frika e humbjes së zgjedhjeve edhe nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, e bindi plotësisht kriminelin Aleksandër Vuçiq, se do të mbetej edhe pa mikun e tij të fundit dhe tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, duke ia shuar plotësisht të gjitha shpresat Serbisë dhe presidentit serb, për ndarjen e Kosovës.

Kështu që shërbimet e fshehta serbe, diplomacia e Vuçiqit dhe aleatët e tij rus, u orientuan përfundimisht në gllabërimin e pjesëve tjera të ish federatës jugosllave, si Bosnja e Hercegovina, për realizimin e planeve hegjemoniste serbe dhe krijimin e Serbisë së Madhe

Burgosja e miqve të Aleksandër Vuçiqit, si Hashim Thaçi me shokë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë,si dhe mundësia e humbjes së Edvin Kristaq Ramës në zgjedhjet e 24 prillit në Shqipëri, ka bindur plotësisht Vuçiqin dhe Serbinë, se me shkuarjen e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndarja e Kosovë ka dështuar tanimë plotësisht.

Kështu që ai orientoi shërbimet e vete të fshehta, diplomacinë serbe dhe aleatët e tij, për promovimin e ndarjes së Bosnjës dhe marrjen e mbi 51% të territorit të saj, të përvetësuar nga harambashët serb me terror e krime masive lufte dhe gjenocid mesjetar, mbi boshnjakët dhe kroatët në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim të gllabërimit të të ashtuquajturës “Republika srpska” nga Serbia.

Kjo ishte arsyeja thelbësore, që Vuçiq nxiti njerëzit e tij, ta bënin publikimin e planit për formimin e Serbisë së Madhe, përmes një të ashtuquajturi “non-paper”, në vet kryeqytetin e BE-së, në Bruksel.

Por përkundër të gjithave, problemi më madhor i Kosovës, tanimë nuk është planit serbo-rus i lëvizjes së kufijve të shteteve tjera ish jugosllave, brengë për Kosovën vijon të mbetet enigma e aventurës renegate të kryekuislingut Hashim Thaçi me shokë, dhe kërkesa e tij publike drejtuar edhe ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, me 25 korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, e cila nga atëherë, vazhdon të rigjenerojë problem, pas problemi për popullin dhe shtetin tonë të ri.

Me kërkesën e tij publike për ndarjen dhe copëtimin e Republikës së Kosovës të cilën, ai pa pikë turpi e kriteri të politikanit të njëmendtë, pati guxim ta quante edhe si zgjidhje kreative, nga ajo ditë e deri më sot, fati i statusit të vendit tonë, megjithëse i vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, qysh më 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, është vënë në pikëpyetje globale dhe ka stopuar të gjitha njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke rritur kështu, deri në ekstrem mospajtimet për pavarësinë e Kosovës edhe brenda për brenda vet Bashkimit Evropian.

Kështu që nëse edhe më tej, shkaku i kërkesës së kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e vendit, vijon të refuzohet pranimi i Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, si dhe pengimi i saj, nga shteti serb dhe Rusia për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe OKB, Kosova me mbi 95 % shqiptar autokton, popullsia e të cilës ka mbi një shekull që ëndërron të bashkohet me kombin e vet, bashkimi i saj me Shqipërinë, tanimë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme, si kusht për qetësi afatgjate në rajon dhe garanci për paqësimin përfundimtar të Ballkanit perëndimor.

Për aq më tepër, bazuar në faktin se pikërisht tani, kur Serbia sheh se mund ta humb tërësisht edhe mbështetësin besnik dhe argatin e vetëm të fuqishëm,mbetur brenda, përbrenda shqiptarëve, si Edvin Krsiraq Rama, pazarxhinë e oferuar disa-miliardësh të ndarjes së Kosovës, papritur në skenë na shpifet një dokument i ashtuquajtur “non-paper”, pa “asnjë” autorësi, gjë që lë të nënkuptohet se pas dështimit të marrëveshjeve tradhtare me kuislingun Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe pamundësinë e gllabërimit të veriut të vendit tonë nga Serbia, realizimin e të cilave e pamundësoi vetëm burgosja me kohë e kuislingut Thaçi me shokë nga Gjykata Speciale, autorja e idesë më të re makabre për lëvizje kufijsh, duhet të jetë vet Serbia e Vuçiqit e suportuar  gjithanshëm edhe nga Rusia e Putinit.

Ndaj, parë si tërësi, shfaqja e problemit më të ri, që ka marrë jehonë në rajon dhe BE, mu në çastet vendimtare të njohjes së Republikës së Kosovës nga Serbia, moment i cili duket se ka ardhur dhe përfundimisht edhe duhet të ndodhë, plani për ndarjen e Bosnjës, sado që ende nuk pranohet publikisht, por as nuk refuzohet tërësisht edhe nga vet BE, jo vetëm që nuk ka pikur nga qielli, por pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale dhe dështimit të ndarjes së Kosovës, Serbia qëllimisht po promovon idenë e re të radhës, tanimë për shkëputjen e “Republika Srpsk-ës” dhe bashkimit të saj me Serbinë.

Pra krimineli Aleksandër Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duan të investojnë më vetëm për një rrip të vogël toke si veriu i Kosovës, kur ekzistojnë gjasa reale, që për shkak të mospajtimeve të thella e të vazhdueshme, brenda për brenda vet Bosnjës, ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve dhe pamundësisë së ndërtimit të një shteti vërtetë unik, të Bosnjë e Hercegovinës, të ndahet përfundimisht ajo, në tri pjesë dhe secila popullsi me territore të veta tu bashkohen atyre që e ndjejnë veten më afër me ta, duke përfituar mbi gjysmën e territorit apo mbi 51% të tokave të Bosnjës, vet Serbia.

Me publikimin e këtij plani, Vuçiqi përveçse donë ta shohë reagimin e opinionit të gjere ndërkombëtar, ai këtë dëshiron ta promovojë edhe si alternativë, në vend të ndarjes së Kosovës, duke u “kënaqur” me një status të veçantë, si të “Tirolit Jugor”, për serbët në Veri dhe përfitoi simpatinë dhe përkrahjen e shteteve të mëdha vendimmarrëse, që para se Vuçiq ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, si “kompensim”, atij ti miratohet marrja e 51 % të Bosnjës dhe bashkimit të të ashtuquajturës “Republika Srpska” me Serbinë.

Madje parë edhe nga rrafshi praktik, Republika e Kosovës, duke pasur mbi 95% të popullsisë unike, shqiptar autokton, e cila përkundër të gjitha tradhtive, e ndërskëmbcave të brendshme e të jashtme nga kuislingët dhe renegatët vendor ndaj shtetësisë së saj, si dhe vështirësive të panumërta, me ndihmën e SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtar, ka arritur ta konsolidoj shtetësinë e vet në përmasa të qëndrueshme, ndaj dhe ndarja e saj, nuk është edhe aq e lehtë, edhe për shkak të shtrirjes së shqiptarëve në disa shtete në rajon.

Kurse Bosnja e Hercegovina, duke pasur parasysh faktin se edhe ashtu që nga paslufta e këndej, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të funksionojë si shtet i njëmendtë, por edhe as që pritet të ketë ndonjëherë pajtim të plotë dhe një shtet vërtetë unik të Bosnjës edhe në të ardhmen në këtë vend, vet ky argument pothuajse e bënë plotësisht utopike dhe të pamundshme ekzistencën afatgjatë të Bosnje e Hercegovinë si shtet i përbashkët.

Ndaj, gjendja e tillë e pashpresë, imponon 100% ndarjen përfundimtare të saj dhe pikërisht, për këtë akt përfundimtar, qoftë edhe me një të ashtuquajtur “non-paper” Serbia, po dëshmon në mënyrë publike, se tanimë ka filluar të punojë me elan të plotë dhe angazhohet seriozisht, kështu që, nëse si rrjedhojë e ndryshimeve rajonale, me angazhim të ekuilibruar sado modest ndërshqiptar, vije edhe deri te bashkimi i trojeve tona etnike, të paktën do të mund ta qonte në njëfarë mase drejtësinë në vend edhe për shqiptarët autokton, gjë që do të garantonte paqe të përhershme dhe pajtim të njëmendtë të popujve në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok