30/12/2024

Burgosja dhe keqtrajtimi i udhëheqëve dhe minatorëve grevistë  nga regjimi i Milosheviçit

0
minatoret-e-ngujuar

Pamje nga minatorët e ngujuar në horizantin e nëntë

Nga Hilmi Saraçi

Greva ishte mbarë kombëtare  e përkrahun nga mbarë popullata shqiptare e Kosovës , por edhe nga  të gjithë shqiptarët  që jetonin në Jugosllavi, si në Serbi, Mal të Zi,  Maqedoni e të tjerë . Minatorët parashtruan kushtet dhe kerkësat e tyre që kishin të bënin me lirinë , drejtësinë , barazinë kombëtare  dhe mosuprimimin e kushtetutës së Kosovës, por këto kërkesa të të tyre ( minatorëve) pushteti diskriminues serb , në krye me Milosheviqin i kundërshtoi me masa të ashpra  repressive kundër minatorëve që kishin hyrë në greven e urisë dhe udhëheqëve të tyre që qendronin pas kërkesave të tyre  të drejta për ruajtjen e kushtetutës si dhe për shpalljen e Kosovës republikë si republikat tjera të shtetit të  Jugosllavisë e krijuar artificialisht  U burgosen  dhe u keqtrajtuan shumë minatorë me udhëheqësit e tyre siq ishte Ibush Jonuzi dhe  shumë shqiptarë  të tjerë , por me gjithatë kjo kurr nuk i ligështoi dhe as nuk izbrapi nga qellimi i tyre kombëtar për të punuar dhe për të luftuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës…     Spasoje Zamfiroviq ( me gjasë rom serb- cincar) ishte prokuror në prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë. Ky prokuror kishte urdhëruar paraburgimin dhe ngritjen e aktakuzen kundër minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit, Byrhan Kavajës, Ibush Jonuzit pas ”Grevës se Minatorëve” në kohën prej 20-28 shkurt 1989 dhe e kualifikoi si vepër të inkriminuar – kundër-revolucion ndaj shtetit Jugosllav për rrënimin e Jugosllavisë.Bashkë me minatorët dhe udhëheqësit e ”Trepçës” në Stan-Tërg e kishin përfshirë edhe Azem Vllasin, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjës se Komunistëve të Kosovës –shpiegon Ibush Jonuzi, gjëja për përkrahjen e minatorëve dhe vizitën e tij gjatë grevës në horizontin e tetë. Kjo burgosje e minatorëve dhe udhëheqësve si dhe e Azem Vllasit kishte ndodhur pas fjalimi të Slobodan Milosheviqit në Beograd, ku përveç tjerash ai kishte  thënë se duhet burgosur!…

Prokurori Zamfireviq kishte përgatitur dënim të rëndë

Gjatë kohës sa ishim në paraburgim-shpiegon Ibush Jonuzi, prokurori Zamfiroviq, kishte përgatitur aktakuzën me qëllim të dënimit më të rëndë të të akuzuarëve,por ndodhi befasia: gjatë kësaj kohe  në kryesi të Jugosllavisë  ishte kryetar slloveni Dërnoshek i cili kishte kërkuar gjykim të drejtë për udhëheqësit dhe minatorët e trepçës, kështu u muar vendim i drejt për lirim, kështu nuk u realizuan paragjykimet për dënim të rëndë të minatorëve dhe udhëheqësve të tyre.Pas 14 muajve të paraburgimit – u gjykua sipas aktakuzës dhe, kur të gjithë të paraburgosurit pritinin dënimin më të rëndë – minimum 20 vite burg të rëndë, edhe këtu ndodhi befasia: Ismet Emra, kryetar i Gjykatës se Qarkut të Mitrovicës ishte caktuar gjykatës në lëndën e minatorëve – thjeshtë proces i montuar politik nga klika e Slobodan Milosheviqit dhe pas 14 muajve DHUNE të paparë,vuajtjesh të tmerrshme në paraburgim, gjykatësi i mirënjohur Ismet Emra, udhëhoqi me korrektësi procesin kundër minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit , Byrhan Kavajës, Ibush Jonuzit  Azem Vllasit dhe më në fund sjelli Aktgjykimimin: LIROHEN SI TË PAFAJSHËM- tregon Ibush Jonuzi.Me këtë vërtetoi se si gjykatës me përvojë të madhe ka aplikuar thënien e gjykatësve të vjetër që ua thonë gjykatësve më të rinj:  Me rastin e gjykimit, keni parasysh se po gjykoni e po dënonin NJERIUN dhe thënien tjetër, se  më shumë i falet gjykatësit sikur të lirojë 100 të fajshëm, se sa të gjykojë e të dënojë një të pafajshëm!…

( “Pjesë mga libri (im) monografik : “Ibush Jonuzi dhe minatorët grevisrë të Trepçës 1988-1989”)

Procesi gjyqësor i montuar në vitin 1989 mdaj udhëheqëve dhe minatorëve të Trepçë

Gjatë kohës se paraburgimit dhe qëndrimit në Burgun Hetues të Mitrovicës, ndaj minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit, Burhan Kavajes , Ibush Jonuzit e minatorëve të jerë është ushtruar dhunë e paparë- tregon Jonuzi. por nuk janë ligështuar, nuk janë dorëzuar para armikut gjakaktar që ua ”pinte gjakun me pamuk” donte t’i shkatërronte edhe psikikisht e të luajë me ta si me të çmendurit.Më të dhunuarit, maltretuarit ishin Aziz Abrashi, Byrhan Kavaja, Ibush Jonuzi por edhe të tjerët.Mirëpo duhet veçuar gardianin shqiptar Gani Cërrnusha i cili kishte lejuar mjekun Sylë Hajdinin që të vizitoj dhe të bisedoj me Ibush Jonuzin. Gjatë kësaj bisede gardiani Gani i kishte lënë vetëm duke qëndruar të dera. Mjeku Sylë i kishte sjellë disa gjësende dhe kishte pytyr se a ka nevojë edhe për të tjera- shpiegon Ibush Jonuzi…

Ndërtesa e Gjykatës se Qarkut ky mbahej gjykimi ka pësuar ndryshime.Salla ku do të mbahej gjykimi, kohë më përpara ishte rinovuar, ishte rregulluar e përshtatur gjykimit famoz. Ndertesa e Gjykatës ishte e rrethuar nga rojet policë dhe bëhej kontrolim i ashpër, qoftë ndaj punëtorëve zyrtar të Gjykatës e palëve që kishin gjykime, e ekspertëve gjyqësorë e të gjithëve dhe secilit prej tyre, pasi e regjistronin, e kontrolonin edhe me aparatet më të sofistikuara, ia varnin në qafë një ”bexh” që të dihet se i është lejuar hyrja. E tmerrshme ishte të shohesh se lëre më të hyjsh në këtë gjykatë!...(16)   shih një shkrim të Ismet Hasanit për burgosjen dhe

keqtrajtimet ndaj udhëheqve dhe minatorëve grevistë  të Trepçës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok