16/11/2024

Braktisja e “Open Ballkanit”, është jetik për shqiptarët!

0

Nga Ibrahim Kabili

Si shqiptar duhet thënë jo “Open Ballkanit”. Pa Kosovën ai nuk mund të funksionojë. Ndaj mendoj se “Ballkani i hapur” nuk duhet pranuar nga Shqipëria, nuk duhet pranuar nga shqiptarët e Maqedonisë dhe ato të Malit të Zi. Sërish ngre zërin se Shqipëria duhet të tërhiqet nga”Open Ballkani”. Duhet të tërhiqemi që tani, më pas do jetë vonë apo shumë vonë.  Themi tani pasi akoma nuk është nënshkruar marrëveshja përfundimtare. Ballkani i hapur është nismë e vjetër ruso-serbe. Këtë e vërtetoi edhe Lavrov me deklaratat e tij. Gjithësesi ata janë në të drejtën e tyre, kështu kanë qenë gjatë gjithë historisë… Mua më bën përshtypje reagimi i faktorit shqiptar. Si gjithnjë të përçarë dhe mjaft indiferent shqiptarët! Eshtë për të ardhur keq për politikanët dhe analistët “lepe, peqe”, që janë pro “Open Ballkanit! Kjo është fyese edhe për inteligjencën më të ulët, është fyese edhe për mediat pro tij! Kjo është denigruese për opionistët që e përkrahin atë. Kjo është një “paçavurë” antishqiptare që na largon me Kosovën dhe afron me serbët. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Serbia nuk ka ndryshuar. Ajo nuk e njeh Kosovën! Nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e saj ndaj Kosovës. Zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës nuk mund të zgjidhet me politikanë si Vuçiçi. Ky është një pasues i denjë i Millosheviçit, deklaratat e tij para Scholz janë sa naive poaq dhe cinike e qesharake. Pas takimit me Scholz, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ai po “dëgjon për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke” dhe shton “ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.” Dhe këto deklarata bëhen para kancelarit të Gjermanisë… Eshtë fat i madh për ne që Gjermania është në anën e shqiptarëve, në anën e së drejtës së tyre. Shpresojmë që  “Nisma e Berlinit”, me garancinë e Gjermanisë do të marrë udhë. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Sipas deklaratave të Vuçiçit unë besoj se ai nuk do ta njohë kurrë atë. Vuçiç është pasues i denjë i Millosheviçit dhe po ecën i sigurtë në rrugën e tij. Ky i ka lyer duart me gjak, ndaj duhet të rrimë sa më larg tij. Ai veçse ka ndërruar taktikë me “Open Ballkanin”, ndërsa strategjia mbetet e njëjtë, serbizimi i Ballkanit Perëndimor dhe dalja e Serbisë dhe Rusisë në Adriatik… Me “Open Ballkanin”, domonimi  ekonomik i Serbisë si shtet i fuqishëm ekonomik do të “gllabëroj” ekonominë e shteteve të tjera më të dobta ekonomikisht. Ekonomia përcakton politikën… Më vonë hyn në lojë fuqishëm politika. Serbia kërkon ta kthej sërish Kosovën nën Serbi. Kjo është absolutisht e papranueshme për Kosovën dhe shqiptarët. Këtë nuk e pranon SHBA-ja dhe BE-ja. A mund të funksionojë “Ballkani i hapur”, pa Kosovën? Mendoj se absolutisht jo. Në samitin e Ohrit faktikisht u anashkalua, Kosova. Ajo nuk u ftua me të drejta të barabarta. Pavarësisht kësaj Kosova nuk mund të harrojë:

▪Gjenocidn serb në luftën e fundit.

▪Përdhunimim e mbi 20000 femrave në           Kosovë.

▪Gjakun e mbi 13000 viktimave të luftës.

▪Vrasjen e fëmijëve gjatë luftës.

Shqiptarët e Kosovës nuk mund ti harrojnë  krimet barbare serbe. Ato nuk mund të futen më në Serbi. Ndaj vendimi për të mos marrë pjesë në “Open Ballkan” është shumë i drejtë dhe mund të them historik. Faktori shqiptar duhet të jetë i bashkuar. Përkundrazi Kosova është lënë e vetme në këtë sfidë të vështirë. Kryeministri Rama duhet ta shikojë edhe një herë dhe ta rivlerësoj qëndrimin për “Open Ballkanin”. Ai duhet ta kushtëzojë Serbinë në këtë nismë, me kushtin e njohjes së Kosovës. Në të kundërt duhet të tërhiqet menjëherë nga kjo nismë që penalizon Kosovën dhe shqiptarët. Eshtë e pafalshme po kështu edhe për Ali Ahmetin dhe Abazoviçin që janë pozicionuar pro kësaj nisme. Unë medoj se kjo është gjeostrategji serbe e bekuar nga Rusia. Kjo cënon interesat e SHBA, BE, Gjermanisë, dhe si e tillë nuk do të marrë “bekimin e tyre”. Sinjali i dhënë nga Scholz në Prishtinë dhe Beograd, është shpresë për Kosovën…Parë në këtë këndvështrim roli i politikës mbarë shqiptare është i kufizuar apo i papërfillshëm.  E megjithatë shqiptarët duhet ta dinë mirë, se:

▪︎Serbia si aleate e Rusisë luan me shumë plane. Ajo mund ta braktisë BE-në, apo sipas mendimit tim e ka braktisur atë.

▪︎Ne nuk kemi alternativë tjetër veç BE-së. Njësimi i qëndrimave dhe kundërshtimi i “Open Ballkanit”, është alternativa më e mirë dhe e vetme për Kosovën në veçanti dhe faktorin mbarëshqiptar në përgjithësi.

▪︎Nisma e Berlinit nuk mund të zevendësohet me “Open Ballkanin”. Ajo na çon në BE, ka garacinë e Gjermanisë dhe është shumë më e pranueshme për shqiptarët.

Ende ka kohë të reagojmë në bllok si shqiptar, kundra “Open Ballkanit”. Pranimi i tij do jetë me pasoja të rënda për shqiptarët…

Ibrahim Kabili

Tiranë më 11.06.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok