13/12/2024

Botohet libri: POEZI ZË ZGJEDHURA të shkrimtarit dhe poetit KRISTAQ TURTULLI

0
Kristaq-Turtulli-Poezi

Poezia e Turtullit është e mbushur me mall të pastër, të thellë e të dhimbshëm për atdhenë e largët, për Korçën e tij të dashur, për prindërit që përherë ikin dhimbshëm nga kjo botë…

Redaktor: Iljaz Bobaj

Graphics: Virgjil Turtulli

Korektore: Kristina Turtulli

Botimi i Parë- 2024

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2024

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Turtulli, Kristaq

Poezi të zgjedhura / Kristaq Turtulli ;

red. Iljaz Bopaj. – Tiranë : Ada, 2024.

160 f. ; 20 cm.

ISBN 9789928823465

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

Në shenjë respekti dhe mirënjohje familjes për ndihmesën në botimin e këtij libri poetik me rastin e shtatëdhjetë vjetorit të ditëlindjes.

Parathënie nga Iljaz Bobaj

Shkrimtari i njohur dhe i mirënjohur, Kristaq Turtulli, autor i një serie mjaft të lexueshme dhe të suksesshme tregime, novelash, romanesh, këtë herë ka bërë një ”thyerje” në zhanrin e tij të preferuar.

Ka ardhur me një vëllim poetik, në të cilin ka përmbledhur rreth 130 poezi të tij, të shkruara ndër vite, për t’ia sjellë lexuesit si një dhuratë të bukur, të veçantë.

Por më shumë sesa e bukur dhe e veçantë, kjo dhuratë ka brenda saj diçka edhe më të qenësishme: pjekurinë e tij artistike në zhanrin e bukur të poezisë.

Që në poezinë e parë, duket fare qartë se kemi të bëjmë me një penë pjekur e të talentuar, që di si ta ndërtojë, ta zhvillojë dhe ta ngrejë dhe ta vendosë poezinë në vendin e saj, në kështjellën e bukur poetike.

E ndërtuar sipas konceptimit dhe stilit të tij poetik, përgjithësisht në një zhvillim linear, pa zhurmë dhe tam- tame poetike, poezia e Turtullit është e mbushur me mall të pastër, të thellë e të dhimbshëm për atdhenë e largët, për Korçën e tij të dashur, për  prindërit që përherë ikin dhimbshëm nga kjo botë, për traditat tona të rralla dhe bukuritë e trojeve tona. Për gjithçka të atdheut të vet, por edhe për gjithçka të bukur e njerëzore. Tematika e poezisë së tij ka një shtrirje universale dhe, për pasojë, edhe mesazhe universale, që vlejnë për këdo. Ky është edhe misioni i vërtetë i poezisë dhe përgjithësisht i artit.

Madje ky mall ka një peshë të rëndë, shpesh tej së zakonshmes. Kaq e ngarkuar është poezia e poetit Turtulli me këtë mall, sa ajo e mban poezinë e tij përherë me ngarkesë maksimale, pa u lehtësuar kurrë prej tij.

Dhe poezia e Turtulli ia del mbanë me një peshë të tillë, të cilën duket se e ka të nevojshme për vet peshën dhe kërkesën e saj poetike. Një simbiozë e bukur artistike, midis autorit dhe poezisë së tij…

Por autori, me talentin dhe mjeshtërinë e tij, di ta shpërfaqë atë para lexuesit, duke i dhënë plotësinë e nevojshme në poezinë e tij, jo vetëm mallit, por edhe vetë poezisë së tij, e cila ekspozon para lexuesit hijeshinë dhe hapësirën poetike të autorit.

Alegoria, paralelizmi, metafora, pleonazma, epiteti… etj, janë përdorur jo për të dalë në pah e për të reklamuar veten e tyre, por për të forcuar poezinë, duke u vendosur aty ku duhen dhe ashtu si duhen, si pjesë e qënies së saj.

Libri të tërheq dhe të mban lidhur deri tek poezia e madhe kreshendo: ”Beniamini dhe unë”, të bën t’i hapësh veshët, t’i thërrasësh mendjes dhe të gjykosh me urtësi vetveten…

Do të ishte në të mirën e gjithkujt dhe në të mirën e të gjithëve, që sikush prej nesh të marrë të diçka nga mesazhi i saj krejt i veçantë. Ajo është një kambanë e fuqishme që bie për të gjithë…

Miku im, shkrimtar dhe poet i nderuar!

Unë ndjeva një kënaqësi të veçantë me librin tuaj, duke qenë edhe redaktori i tij.

Besoj se do jetë po kaq kënaqësi edhe për lexuesin kur do ta lexoje atë…

ILIAZ BOBAJ

(Poet dhe Redaktor i Librit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok