21/12/2024

Biznesi dhe mikpritja në Mbretërinë e Dardanisë

0
Mikpritja-Dardane

Nga Dr. Qazim Namani

Gjurmët e gdhendjes në këtë gur, të zbuluar pranë Kulinës në Dardanë (Kamenicë), bri rrugës më të shkurtë të antikitetit Nish-Shkup, është dëshmia e parë e reklamimit të Bujtinës (Biznesit publik), të zbuluar deri më tani në territorin e Kosovës së sotme. Kjo gjetje arkeologjike e dëshmon bujtinën e parë të reklamuar si biznes në territorin e Kosovës.

Me qenë se ky guri është zbuluar së bashku me gurin e ritit të varrimit, i cili dëshmoi për një kulturë të lashtë të qytetërimit dardan, mund të pohojmë se janë të një periudhe dhe po ashtu të skalitura nga mjeshtri i njëjtë dardan.

Për gurin e ritit të varrimit është shkruar mjaftë shumë, dhe është vlerësuar si zbulimi më i rëndësishëm i kulturës dardane, i cili tani është bartur për t’u ekspozuar në njërin nga muzetë e SH.B.A.

Guri i cili simbolizon mikpritjen dhe biznesin e parë publik, për fat të keq nuk është trajtuar profesionalisht por më shumë se tre dekada rrokulliset nëpër hollin e Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Dardanës.

Gjurmët e skalitura në gurë, ku është skalitur një njeri që bënë thirrje me buri, dhe pranë tij, në anën e djathtë, është skalitur një vorbë dhe dy këpucët që tregojnë ndaljen, pushimin, ndërsa vorba tregon ushqimin, është po aq bindëse dhe me përmbajtje bujarie për zhvillimin e kulturës dardane gjatë Mbretërisë së Dardanisë.

Sqarim: Lumi prej fshatit Krilevë e deri në fshatin Damaroc, quhet Lumi i Krilevës, ndërsa sllavët me paramendim u munduan ti japin kuptim në gjuhën serbe, duke e quajtur Krivareka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok