21/12/2024

“Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre qē i quanim tradhtar”

0
Biblioteka-Kosove

Shkruan Fahri Xharra

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale në Kosovë.

Biblioteka e parë publike qendrore është themeluar në Prizren në vitin 1944, në muajin dhjetor. Gjatë këtyre viteve, ajo ka kaluar në disa faza zhvillimi dhe ka ndryshuar.

Biblioteka e parë publike qendrore është themeluar në Prizren, Biblioteka Rajonale, në muajin dhjetor 1944 deri më vitin 1947 ku u transferua ne Prishtinë por u mbyll në vitin 1952. Në vitin 1946, filloi të merrte kopje të librave nga Serbia. E cila pas mbylljes së bibliotekës në vitin 1952, koleksioni u transferua direkt në bibliotekën “Miladin Popovic” tani njihet si “Hivzi Sylejmani” Biblioteka Komunale e Prishtinës. Gjatë periudhën 1953–1962, u krijuar Biblioteka Qendrore e cila nuk operoi si institucion public edhe pse kishte për qëllim të marrë përsipër disa funksione të Bibliotekës Rajonale, por ishin të kufizuar me më shumë funksione administrative.

Pas 10 viteve u bë ri-themelimi i Bibliotekës, ku filloi të riaktivizohet dhe rritet duke përfshirë libra nga Qendra Biblotekare e Kosovës dhe Instituti i Shqipëtarëve në Prishtinë si dhe donacione të ndryshme. Në vitin 1970, u bë Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës pas krijimit të Universitetit të Kosovës, nga ky moment filloi një periudhë zhvillimi intensiv duke u fokusuar në grumbullimin e literaturës në fushën e studimeve për shqiptarët. Në vitin 1974, u miratua ndërtimi i një ndërtese të re për bibliotekën, që u përfundua në vitin 1982

Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës përfaqëson kulmin e arkitekturës sonë. Planifikimi i peizazhit, mjedisi përreth dhe dizajni i brendshëm kërkojnë që hapësira të jetë e artikuluar në mënyrë të tillë që struktura e saj kompakte, format, luajtja me dritën dhe hijen, si dhe lartësia e saj, të mbartin elemente që lidhen me traditën ndërtimore të rajonit. Motivët e kubeve, sferave dhe kolonave paraqesin një interpretim modern të frymëzimit arkitektonik autokton, që ka rrënjë te populli.

Gjakovē, 28.10.24

Referencat: te autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok