13/12/2024

Besëprerja e mikut dhe tradita shqiptare për të pabesët

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Shpeshherë më herët në traditën shqiptare besëprerve ju është dhënë kafja me metoda të ndryshme dhe jo në mënyrën tradicionale siç ju është dhënë më parë,besëprerët që kanë prerë në besë mikun e shpisë, apo mikun që kanë kaluar një kohë të gjatë me njëri-tjetrin shpeshherë edhe kanë ra pre e tradhtisë duke tradhëtuar miqtë e tyre.Këto tradhëti janë shënuar edhe në këngët shqiptare.Njëra ndër tradhëtitë e mëdha është edhe ajo e Bejta Sylës, që tradhëton dy vëllëzerit e gruas për të marrë ca para të ndryshme.E rapsodi këto momente të tradhtisë i ka përshkruar shumë bukur kur e këndon këngën: “Xhelatgjia e mbrehka shpatën Musa i vogël e kthejka qafën prejum mu mos ma prej bacën, xhelatgjia po banë bë kurrë ksi trimash nuk kam pre.

E më pas kur miqtë e hetojnë tradhëtinë e dhëndërrit duke biseduar se ku i kanë armët i thonë njëri-tjetrit:Ku i kemi armët me jatagan na i ka mshefur miku mbramë e ka mendjen me na nxan se ka mendjën me na i dhanë“.Edhe Bejta Syla që njihët në këngë edhe si Bejta qeni e pëson në fund nga e motra e tyre Hajria ku thotë: “Kur ja qita thikën burrit mu dok se u ngjall Musa prej burgut.” Një tradhëti tjetër që këndohet në këngët tona popullore është edhe ajo e Bec Sinanit, i cili tradhëtohet nga shoku i tij i ngushtë por që në fund e pëson edhe ai dhe vritet nga Bec Sinani.Është për tu theksuaë edhe tradhetia që i bën Selman Kadrisë,daja i ti Rama  e ku edhe ai që e fut në kurth Selman Kadrinë vritet nga djalëria shqiptare, dhe para që të vritet i thonë: “Ku e ke djalë ti Krajl Pjetrin te ka falë Zoti e po të merr dreqi. ”

Të pabesët në të kaluarën gjithmonë kanë qenë të injoruar nga shqiptarët.Shpeshherë është përdorur edhe shprehja: “Ma mirë Qiriu i fiktë se sa i flliqtë. ” Shpeshherë tradhëtitë ndaj mikut i ka shfrytëzuar armiku me një mençuri te veçantë.Ata kanë gjurmuar se si një atdhetarë apo idealistë me kënd shoqërohet më së shumti.Në momentin që e kanë përfituar mikun e atdhetarit ata e kanë arritur qëllimin e caktuar.Prerja e mikut është gjëja më e rëndë për shqiptarinë.Ai që e prenë mikun në besë ai është në gjendje të bën çdo gjë të keqe e të shëmtueme vetëm e vetëm për të ardhur deri tek ndonjë përfitim financiar.E çfarë mund të  shkruan tradita shqiptare për të pabesët.Natyrisht se ata janë llomi më i madh i shqiptarisë.

Por deri sa në të kaluarën janë definuar qartë të pabesët,besëprerit dhe përsonat që kanë prerë mikun në besë, sot besëprerja është bërë ushqim i përditshëm i shumë individëve të cilët nuk skuqën fare kur e prejnë mikun në besë.Këta besëprerë janë shumuar dhe shpeshherë bëjnë edhe be në rrënë.Të bësh be në rrënë nuk ka qenë traditë e shqiptarit.Sido që të jetë besëprerët janë përsonat që fundi gjithmonë ju ka ardhur tragjikë por gjithmonë kanë vdekë më marre.Kurse idealistët pavarsisht jetës së veshtirë që e kanë bërë ata kanë jetuar kryelartë dhe nuk janë nënshtruar kurrën e kurrës tradhëtisë.Dallimi në mes të besatarëve dhe besëprerve është shumë i madh.Besatari për mikun e jep jetën, kurse besëpreri e pret mikun në besë.

Ta presh mikun në besë do të thotë se e ke prerë një copë të trupit tënd, për faktin se deri sa e ke konsideurar mik dhe ke kaluar një pjesë të jetës me të ai nuk është vetëm thjeshtë mik por është edhe vëlla.

Besëprerja në luftë

Në të shumtën e rasteve gjatë luftërave të ndryshme ka pasur shqiptar që kanë prerë dhe vrarë bashkëluftëtarin.Këto vrasje janë të dhimshme se të vrasësh bashkëluftëtarin që e ka kapë pushkën për ta çliruar vendin vetëm pse nuk është në vijën tënde ideologjike apo për shkak të ndonjë ngatërrese të mëhershme private që ke pasur më të është gjëja më ë shëmtuar që ka ndodhur në mesin tonë. Në një rast gjatë luftërave kundër komunistëve ishte vrarë një luftëtarë nacionalistë.Luftëtari i vrarë ishte në një ngatrresë më një bashkëfshatar që po ashtu ishte luftëtar.Për të hequr dilemën se a është vrarë në luftë apo është vrarë mbas shpine një luftëtarë më përvojë e shplon të vrarin dhe ia shikon plagën.

Plaga ishte në ballë.I qoftë për hajr trimëria se ky është vrarë në luftë kundër armikut.Edhe profesor Alush Leshanakun e vranë në pabesi.Edhe shumë luftëtarë që luftuan për Shqipërinë Etnike u vranë në pabesi.Është e dhimshme që të pabesët që vranë nacionalistët dhe atdhetaret ata edhe sot e asaj dite vazhdojnë ti shajnë dhe nëpërkëmbin atdhetarët madje e marrin guximin që në palo librat e tyre plot gënjeshtra ti shajnë me epitetët e ndryshme nacionalistët shqiptarë si: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.Ky vrull duhët ndalur dhe t´iu thuhët njëherë e përgjithmonë stop besëprerëve.Edhe djali i një besëpreri mirditor që në Qafë të Valmerit katërmbëdhjetë mirditorëve të plagosur për vdekje iu jep plumbin në balli më lejën e kriminelit Mehmet Shehu,i cili sot shanë atdhetarët dhe nacionalistët dhe ishte mjaft aktiv në kritikat e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren dhe ende nuk ka kërkuar falje për masakrat e babait të ti.Ky së paku le të bëhët burrë dhe të na tregon se ku i kanë hedhur komunsitët eshtrat e Kapidan Mark Gjon Markut dhe Kapidan Llesh Gjon Markut që ti varrosim me dinjitet.Sot më shumë se kurrë duhët të bëjmë identifikimin e besëprerëve qofshin ata besëprerët që punojnë për pansllavizëm qofshin besëprerët që punojnë për rikthimin e neotomanizmit.Këto dy kancere besëprerësish që bashkëpunojnë ngushtë më njëri – tjetrin për të keqën e shqiptarizmës janë gangrenë dhe kancer i shqiptarizmës.Besëprerja është gjëja më e shëmtuar për shqiptarinë.Por fatkeqësisht familjet besëprerëse janë shumuar dhe ato tash e shtatëdhjetë e shtatë vite janë duke e udhëhequr politikisht shqiptarinë, më ndonjë përjashtim në ndonjë periudhë kohore. Besëprerët në varr do të shkojnë me faqe të zezë e shqiptaria do ti bëj me gisht ja besëprerët, kurse vllaznit do ti thonë motrës: “Mori motër e zeza motër mos tleftë ty kurrë djalë në votër, ndërkohë që motra do të përgjigjet: “Mos me leftë  kurrë e mos mu rritë këtë punë motra në pastë ditë.Hajt Halil e Musa i motres jav pret motra besprerin  e Shkodres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok