Berisha sulmohet për atë çfarë eshtë, jo për atë që bën!
Nga Enver Bytyçi
Kur atë ditë maji të vitit 2021 sekretari Blinken njoftoi vendimin e tij për non gratën e zotit Berisha, Sokol Balla ishte i pari që shpalli fitoren historike të Edi Ramës ndaj liderit historik të Partisë Demokratike. Madje zëdhënësi de facto i kryeministrit të Shqipërisë e tradhtoi dhe shefin e vet, kur deklaroi se “Sali Berisha i lau duart me historinë”! Rama dhe të tijët besuan se prej këtij momenti historia do rezervohej për njeriun e narko-shtetit shqiptar! Koli si i dërguar i Edi Ramës në rolin e pengmarrësit të ekraneve televizive ishte aq i bidur dhe i entuziasmuar atë natë të 19 majit, sa nuk e besonte kurrë qe “Sali Berisha do të rikthehej, madje fuqishëm në skenën politike shqiptare. Ai (ata) fërkonin duart “për fundin e Berishës”!
Por një rrëfim i 30 dhjetorit 2021-shit, saktësisht të orës 2.35 PM të New Yorkut na jep një ndjesi tjetër, të cilën e përjeton entuziasti Sokol Balla në “fitoren” e tij kundër liderit karizmatik, Sali Berisha. Sipas Muhamet Omarit, me të cilin ka komunikuar Adriatik Riza Dosti, para tri-katër ditësh Koli është dëgjuar në 42 Street në Time Square të New Yorkut të shqiptonte këto fjalë:
– …A degjon ti morr burrë…c’nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën…për ta heq qafe atë plehrën…jemi të vendosur kundra tij…ore a kupton ti…po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare…do bëjme ca kemi në dorë ne që t’ja nxijmë jetën… dëgjo e beso vllain tat ti…kuptove ?
Kjo ngjarje nuk më befasoi. I kam besuar gjithmonë ndjenjës sipas së cilës “Sali Berisha nuk sulmohet për atë që bën, por për atëe çfarë ai është”! Dhe kjo është arsyeja pse gjithë jetën time në periudhën e pluralizmit politik kam qëndruar krah tij. Sidomos kur ai bën opozitë. Sepse Doktori në opozitë nuk gabon. Gabime bën kur qeveris, edhe pse në optikën time ai është më i miri në qeverisjet e derisotme, nëse përdorim metodën e krahasimit me rezultatet e saj.
Në ditët e sotme kundërshtarët e Berishës, si ky Koli i mësipërm, janë bashkuar për ta penguar ardhjen e tij në krye të PD-së. Më 19 maj besuan se e groposën. Më 30 dhjetor të të njëjtit vit vazhdojnë “të paguajnë qimet e kokës” për ta fundosur atë. Më 19 maj shpallën “shkurjen në ferr të Sali Berishës”! Më 30 dhjetor të njëjtit pohojnë se “nuk po mundin që atij “t’ia rezervojnë ferrin”! Dhe “megjithëse janë të vendosur”, ata nuk po mundin që “ta heqin qafe atë”. Se për Ramën, Kolin e sejmenët e tjerë duhet të jetë “i zi, i keq, i lig, pra”gogoli” i politikës”! Këtij kori i është bashkuar edhe Lulzim Basha, i cili java shtatë e ai tetë gjendet përballë në emisionin e Sokol Ballës!
Kjo strategji e përshkrimit të Sali Berishës nuk ka nis sot. Ka nis që atë ditë kur ai doli nga zyra e Ramiz Alisë, (vjeshtë 1991) duke shpallur daljen e Partisë Demokratike nga qeveria e stabilitetit me Partinë Socialiste, vs Partinë e Punës! Nëse i kthehemi të kaluarës së largët e të afërt shohim gjithashtu se kundërshtarët politikë të Berishës në një gjë ende nuk kanë ndryshuar e nuk do të ndryshojnë, pra në atë se “ç’nuk kanë bërë e po bëjnë për ta shkatërruar Berishën”! E përsërit këtë sot, pas 30 vitesh. megafoni i gjithë kësaj kohe në duart e socialistëve dhe rilindasve, Sokol Balla! Eshte nje bast i hershem si hakmarrje per permbysjen e diktatures!
Kjo bisedë e zëdhënësit de facto të qeverisë, zotit Balla, në telefon nga New Yorku është kontestuar nga disa. Kontestimi vjen me konstatimin se “nuk paska mundësi të kishte një koinçidencë të tillë”! Po jap vetëm një rast, në të cilin isha vetë dëshmitar. Para 14 vitesh ishim së bashku me vajzën time në pritje për të kaluar një semafor në Gjermani. U grumbulluan shumë njerëz. Një grua teshtiu. Vajza tha “shëndet”! Gruaja që teshtiu ia ktheu shqip: “Faleminderit”! Kujt i shkonte mendja se ajo grua ishte shqiptare dhe mund të kuptonte fjalën “shëndet” në shqip?! Askujt! Por ja që ndodhi. Ndaj unë e marr plotësisht si të vërtetë tregimin e dhënë më lart, sepse ky tregim ka një emër konkret dhe na vjen në publik nga një njeri me integritet, si zoti Dosti.
E vërteta është se Kol Balla, së bashku me shumë kundërshtarë të Berishës, kanë bërë gjithë jetën çdo përpjekje për ta denigruar atë. Sepse duke denigruar Berishën ata besojnë të vihen në historinë e këtij vendi. Në fakt të kërkosh vend në histori përmes denigrimit të kundërshtarit është dështimi më i madh i kundërshtarëve të Doktorit! Të trajnohesh për të rrënuar kundërshtarin, në vend që ta arrish e kapërcesh atë në drejtimin e shtetit, është fatkeqësia më e madhe e politikës shqiptare! Të harxhosh shumicën e kohës dhe mjete financiare pa fund për ta rrënuar një kundërshtar si Sali Berisha, do të thotë se ai është dhe mbetet i pakapshëm përmes veprave të mira në drejtimin dhe administrimin e punëve të shtetit!
Megjithate kjo pati anën e saj pozitive! Pa një kundërshtar të tillë të pa moral e të paskrupullt, Sali Berisha ndoshta nuk do të ishte ky që është sot, me kaq energji, me kaq vendosmëri, me kaq shumë dije e kulturë, por edhe kaq i besuar në realitetin shqiptar. E ndërkohë të gjitha këto cilësi krijojnë antipodin e vet: – Përqëndrimin e jashtëzakonshëm të forcave dhe fuqive regresive të këtij vendi për ta sulmuar, likuiduar dhe madje “poshtëruar” atë! Eshtë një ndeshje gladiatorësh, për të cilën kundërshtarët e Berishës fajësojnë Doktorin, por që në të vërtetë ata vetë ia kanë imponuar atij rezistencën e pashembullt në historinë e politikës shqiptare e më gjerë! Dhe rezistenca e Sali Berishës ka qenë dhe mbetet e suksesshme kur ajo është mbështetur dhe mbështetet të koncepti i lirisë! Pikërisht në këtë pikë ai është i pakonkurueshëm nga Rama, si dhe nga benjamini i tij në PD, Lulzim Basha!