“BAMIRËSIA” E RREME E KRYEFUSHATARIT TONË KRYEMINISTËR

0

NGA ILIR ÇUMANI

Pyetje fare të thjeshta kam sot për Kryeministrin Rama: Përse në këto 7 vjet e gjysëm të qeverisjes tënde me PPP e me konçensione, nuk të shkoi kurrë mendja t’ua rritje pagat mjekëve dhe arsimtarëve, (pensionistëve jo e jo), por tani që të kanë kapur ethet elektorale je në ankth dhe e di fare mirë se në çfarë kuotash të besimit popullor ndodhesh, del e na bën “bamirësin” e madh kinse duke “hapur qesen me para”, me premtime joshëse për 40 % rritje pagash për mjekët e infermierët, dhe 15 % rritje pagash për arsimtarët….?! Përse në këto 7 vjet e gjysëm të sundimit tënd prej despoti dhe autokrati i pashpirt, i’a shtrëngove keqas litarin në grykë shtresës më të varfër të popullsisë dhe asaj të mesme, me taksa e gjoba, me burg dhe me kërcënime për largime vënde pune, i detyrove njerëzit të lënë Shqipërinë si të pashpresë, dhe tani që e kupton gjëmën se çfarë mëkati ke bërë, (për të cilën do të ndëshkohesh në mënyrë shembullore me votën plebishitare), ke ndezur motorrët si kryefushatar i propagandës me gënjeshtra elektorale, kinse duke u bërë “zemërgjerë” e “bamirës” me viktimën tënde, (popullin), i premton me bujë se ke zeruar taksat për biznesin e vogël dhe atë të mesëm, se nuk do të shkelin më tatimorët në dyert e bisneseve të tyre, etj, etj…?! Po përse more i paudhë, kaq naiv e të paditur i di njerëzit, aq sa këtë lojën e mashtrimit me premtime në këtë prag fushate e ke kthyer si lojën e shahut dhe lojën “Mos u nxeh”…?! Vërtet mendon se me këto manovra dhe lojra xhambazësh politikë do të rifitosh sërish besimin në popull dhe në ekektorat, për të të patur mbi qafë edhe 4 vjet të tjera, për ta varfëruar e lodhur edhe më shumë këtë popull që me paratë që ia zhvat nga xhepat e shpuara përmes taksave, të dhjamosësh edhe më shumë okigarkinë dhe tarafin tënd ….!? Po a e dinë mjekët, arsimtarët, bisnesi i vogël dhe ai i mesëm, të gjitha kategoritë e shoqërisë shqiptare se, këto “karamele” që u premton sot në fushatë, sapo të mbaroj fushata dhe ti të kesh rrëmbyer edhe një tjetër mandat me këto makinacione të pandershme propagandistike, sërish do t’ua marrësh mbrapsht edhe 100 fish të tjera përmes politikave grabitqare fiskale që hartojnë dhe ndërtojnë mjeshtrat 99 – ça që ke pranë vetes si: Ahmetaj e Denaj & Co…!? Populli ynë ka një fjalë të mençur që thotë: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron…”. Aktrimi butaforik dhe mediatik i Edi Ramës, nuk është gjë tjetër veçse loja prej “bamirësi” të rremë e kryefushatarit  tonë kryeministër.  I mbetet popullit të zgjedh tani…  ose të pranoj të shtrëngoj edhe më shumë lakun e varfërisë e të mjerimit që kryeministri me shpirtligësinë e tij ia ka hedhur qafe prej më shumë se 7 vjet, ose ta heq atë lak duke ia varrur në qafë Edi Ramës dhe gjithë shpurrës “Rilindase…”.  Ora e frymëmarrjes dhe e lirisë së vërtetë ka filluar të punoj për shqiptarët e thjeshtë, ndërkohë, ditët po shkurtohen për despotin autokrat e të pashpirtë dhe oligarkët e pangopur që po thithin orë e çast gjijntë e pushtetit  korruptiv…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok