15/10/2024

Ballkani i hapur është Jugosllavia e tretë pa Kroacinë e Slloveninë

0

Nga Gani Mehmetaj

Ballkani i hapur është Jugosllavia e Tretë a Serbia e zgjeruar, pa Kroacinë e pa Slloveninë. Por Jugosllavia e tretë-Serbia e zgjeruar po e fut brenda Shqipërinë londineze, ndërsa Kosovën pretendon ta ketë krahinë autonome, sikurse dikur.

Në Serbinë e zgjeruar shqiptarët do të jenë pakicë kombëtare, në detin e sllavëve të jugut, që kanë disponim armiqësor ndaj shqiptarëve. Do të jenë mbi 10 milion sllavë militantë dhe energjikë me ekonomi dhe ushtri  shumë më të fuqishme, me 2 milion e ca shqiptarë të varfër, të mjerë, të hutuar e të pa vullnet. Sllavët e jugut po përjetojnë shpërthim energjish, ekspansion, kurse shqiptarët po shuhen dhe po ia mbathin nga sytë këmbët.

Ballkani i hapur i ngjanë sajesës frankeshtajne të Jugosllavisë së Titos, që përpiqej ta gllabëronte Shqipërinë, me pëlqimin e Enver Hoxhës. Por dikush nga Fuqitë e Mëdha atëbotë e pengoi Shqipërinë që të bëhej republikë e shtatë e Jugosllavisë. Edhe atëherë Kosova që u la në gjak nga partizanët e Titos, ishte një krahinë autonome.

Ideatorët ndërkombëtar të sajesës frankeshtajne duhet ta mendojnë seriozisht këtë monstrum: Serbinë e zgjeruar me Shqipërinë brenda dhe me Kosovën në kuadër të Serbisë.

Dy herë aleatët e sajuan Serbinë e zgjeruar me emërtimin Jugosllavi. Dy herë e panë se është sajesë frankeshtajne, monstër, që e lau në gjak Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Dy herë e shkatërruan. Pse bëjnë sprova për herë të tretë?

Prapë do të detyrohen ta shkatërrojnë.

Kam frikë se do të ketë luftë serbo-shqiptare, rrezik të ketë luftë civile në mes të shqiptarëve si me 1945 kur partizanët shqiptarë e paqësuan veriun dhe Kosovën që t’ia bënin qefin Serbisë.

Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të pranojnë të futën në kuadër të Serbisë a Jugosllavisë, do ta pengojnë edhe Shqipërinë të futet në kuadër të Serbisë a të bëhet republike e dytë serbe.

Shqipëria e ka bërë edhe më parë këtë tradhti, shihet se ka gatishmëri ta bëjnë edhe tash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok