23/12/2024

Babë e bir në shërbim të kombit

0
Trepca-Grevistet-Arsimi

Nga Prof. Blerim Latifi

35 vite më parë 1 mijë e 300 minatorë të Trepçës do të futeshin në grevën e madhe në galeritë e nëndheshme të saj. Për të protestuar kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia. Nuk ishte parë kurrë një gjë e tillë më parë. Shteti jugosllav filloi të dridhej. Mobilizimi kosovar ishte i menjëhershëm dhe total. Për tetë ditë më rradhë e vetmja çështje për të cilën flitej e mendohej nga të gjithë, ishin minatorët. Pamjet që vinin nga poshtë galerive ishin elektrizuese. Fytyrat e minatorëve të lodhur nga uria na shëmbëllenin me fytyra shenjtorësh. Ata ishin heronjtë tanë. Ne ne klasë e kishim një shok, i cili e kishte babën e tij në mesin e këtyre heronjëve. Ia kemi zili që ishte i biri i një minatori. Çfarë privilegji të ishte fëmijë i një heroi!

Pas tetë ditësh, përmes sa e sa mikanacionesh e mashtrimesh, minatorët dolën nga galeritë e Trepçës. Dolën me një premtim, të cilin nuk ua mbajtën përfaqësuesit e regjimit. Në vend të mbajtjes së premtimit, minatorët u përballen me persekutimin dhe dhunën brutale të policisë jugosllave. Shumë prej tyre u torturuan mizorisht.  Në mesin e tyre edhe baba i shokut tonë.

Nëntë vite më pas, ndonëse në moshë të shtyrë, ai rroku pushkën dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me 23 shtator të vitit 1998 bie dëshmor i lirisë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me ushtarët serbë në Malin Gamna të Galicës, pikërisht në vendin ku me 14 korrik 1924 ishte plagosur për vdekje Azem Bejta. Çfarë koincidence! Ishte në moshën 64 vjeçare. Emri i tij është Muharrem Misimi.

Sot i biri i tij dhe shoku ynë bën roje në kufijtë veriorë të Kosovës, si pjesë e njësive speciale të Policës së Republikës së Kosovës. E quajnë Arsim Misimi.

Ka shumë familje në këtë vend që brez pas brezi kanë dhanë gjithçka për lirinë e tij dhe sot ne fare pak i njohim e i respektojmë. Sepse helmi i mosmirënjohjes na i ka helmuar mendjet dhe zemrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok