21/12/2024

Avionët e shteteve anëtare të NATO-s, që janë përdorur në bombardimin e Jugosllavisë

0
Skender-Jashari

Nga Skender Jashari

Fillimi i Operacionit Forcat Aleate, që konsistonte në bombardimin e Jugosllavisë, më 24 mars 1999, në ora 20:00 sipas orës lokale në Kosovë, NATO-ja kishte në dispozicion 344 avion ushtarak të pozicionuar në bazat ajrore në Europë, prej tyre ishin 214 avion ushtarak të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Shtuar këtyre edhe 2 B-2 që fluturonin nga Misuri në SHBA, për 15 orë në një drejtim dhe që hapën fushatën e bombardimit të Jugosllavisë, kurse 6 B-52 hapën poashtu fushatën, të cilët lëshuan projektil AGM-86C. Paralelisht me këtë nga deti Adriatik tre anije( Uss Gonzalez, USS Philippine Sea, USS Nicholson) dhe dy nëndetëse( USS Albuquerque, USS Miami)  dhe nëndetsja britanike( HMS Splendid) gjuajtën raketat Tomahawk Land Attacck Missile( TLAM-s), në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Caku i parë i goditur pak pas orës 08:00 p.m. ishte në afërsi të Prishtinës, në rrjetin e energjisë elektrike që la pa rrymë, e pastaj ajroporti i Batajnicës.

Numri i avionëve të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate, u rrit ndjeshëm  si në numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe në numrin e sulmeve që u kryen. Numri i avionëve më 13 prill( në ditën e 20 të  Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit numri në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340. Kontributi i 19 anëtarëve të NATO-s, ishte i ndryshëm, nga lejimi i hapësirës ajrore, infrastrukturës së tyre, bazave të tyre ushtarake dhe ajroporteve të tyre, shpesh edhe me kosto të konsiderueshme shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve civile. Kurse më 7 maj  1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në process për të vendosur 1.100 avion,  prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin  277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.

Në bombardimin e Jugosllavisë, morën pjesë 14 anëtarët e aleancës së NATO-s, prej tyre tyre 12 anëtarë të kësaj organizate morën pjesë në operacionet luftuese ajrore, e ato ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Spanja dhe Turqia.  abstenuan Greqia, Islanda dhe Luksemburgu, në disa burime theksohet që morën pjesë 13 shtete anëtare të NATO-s. Në total SHBA, kishte dy herë më shumë avion sesa të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku, gjegjësisht kishte 59%, kurse të gjithë anëtarët e tjerë kishin rreth 430 avion.

Avionët ushtarak të anëtarëve të NATO-s
Vendi anëtar Numri i avionëve Tipi i avionëve Baza ushtarake
Franca 12 Jaguar Istrana, Itali
6 Mirage F1CR Istrana, Itali
15 Mirage 2000D Istrana, Itali
1 C-160 Gabriel Istrana, Itali
2 SA 330 PUMA CSAR Istrana, Itali
6 KC-135 Istres, Francë
10 Mirage F1CT Solenzara, Francë
3 Mirage IV-P Solenzara, Francë
8 Mirage 2000C Grosseto, Itali
2 E-3F SDCA Avord, Francë
2 AS-330HORIZON Kumanovë, Maqedoni
16 Super Etendard Foch, Adriatik
4 Etendard IV-P Foch, Adriatik
Gjithsej 87
Hungaria 22 MiG-29 Keskemet, Hungari
20 Mig-21 Taszar, Hungari
9 Su-22 Taszar, Hungari
Gjithsej rreth 50
Italia 6 Tornado IDS Brescia-Ghedi
12 Tornado ECR/IDS Giola del Colle, Itali
4 T|ornado ECR/IDS Piancenza, Itali
6 F-104-ASA Amdendola, Itali
4 F-104-ASA Cervia, Itali
6 AMX Istrana, Itali
1 Boeing 707/T Practica di Mare, Itali
Gjithsej 39
Britania e Madhe 2 L-1011 Ankona, Itali
5 VC-10 Ankona, Itali
12 Tornado Solenzara, Francë
16 Harrier GR-7 Giola Del Cole, Itali
2 E-3DAWACS Aviano, Itali
1 Canberra PR-9 Giola Del Cole, Itali
Gjithsej 38
Holanda 14 F-16AM Amendola, Itali
6 F-16A Amendola, Itali
2 KDC-10 Eindhoven, Holandë
Gjithsej 22
Kanadaja 18 CF-18 Aviano, Itali
Gjithsej 18
Gjermania 14 Tornado Piacenza, Itali
1 C-160 Landsberg, Gjermani
Gjithsej 15
Turqia 11 F-16 Ghedi, Itali
Gjithsej 11
Belgjika 7 F-16 Amendola, Itali
3 F-16AM Amendola, Itali
Gjithsej 10
Danimarka 9 F-16 Grazzanise, Itali
Gjithsej 9
Spanja 6 EF-18 Aviano, Itali
1 KC-130 Aviano, Itali
1 CASA 212 Vinçenaca, Itali
Gjithsej 8
Norvegjia 6 F-16 Aviano, Itali
Gjithsej 6
NATO 4 E-3A AWACS Trapani/Prevesa
Gjithsej 4
Portugalia 3 F-16 Aviano, Itali
Gjithsej 3
Totali rreth 325

 

 

 

Avionët e NATO-s, që ishin në dispozicion e që nuk u përdorën:
Franca 8 F-8 Crusader Foch, Adriatik
2 Super Frelon Foch, Adriatik
8 Breguet BR 1050 Alize Foch, Adriatik
Turqia 18 F-16  
Gjithsej 36

Table 1. Avionët ushtarak të shteteve anëtare të NATO-s, që ishin në dispozicion, por që nuk u përdorën në Operacionin Forcat Aleate.

Numri i avionëve Tipi i avionëve Vendi anëtarë i NATO-s
10 F-16A Belgjika
9 F-16 Danimarka
1 C160 Gjermania
14 Tornado ECR
1 C160 Franca
2 E-3F
14 JAGUAR
6 KC-135
16 Mirage F.1CR/CT
2 Mirage IVP
8 Mirage 2000C
15 Mirage 2000D
2 AS 330 Horizon
2 Puma
16 Super Etendard
4 Etendard IVP
2 Super Frelon
1 Canberra PR.9 Britania e Madhe
2 E-3D AWACS
16 Harrier GR.7
4 L1011
12 Tornado
3 VC-10
6 AMX Italia
1 Boeing 707/T
10 F-104ASA
6 Tornado IDS
16 Tornado ECR/IDS
18 CF-18 Kanadaja
4 E-3A AWACS NATO
20 F-16A Holanda
2 KDC-10
6 F-16A Norvegjia
3 F-16 Portugalia
6 EF-18 Spanja
1 KC-130
1 CASA C-212
11 F-16 Turqia

Figure 1. Numri i avionëve dhe tipet e avionëve që anëtarët e NATO-s, përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë, sipas burimeve të NATO-s.

Në total morën pjesë 31.600 forca amerikane, prej tyre 18.400 forca në tokë dhe  13.200 forca detare, 2/3 e të cilave ishin në kuadër të USECOM( Forcave amerikane në Europë). Forcat detare të NATO-s, përfshirë edhe  ajroplanbartësen “Teodor Ruzvelt” dhe një britanike e një franceze, pastaj dy kryqëzorë amerikan( USS Vella Gulf CG 72 dhe Leyte Gulf CG55) dhe tre destrojer amerikan( USS Gonzales DDG-71 dhe USS Peterson DD969) dhe 6 të tjerë përfshirë britanike, franceze, italiane dhe greke, dy nëndetëse amerikane( Albuquerque USS 706 dhe USS Boise SSN 764)  dhe një britanike dhe 10 fregata nga Britania, Spanja, Turqia, Italia, Holanda, Gjermania dhe Greqia. Derisa SHBA kishte përgatitur edhe  Grupin e Gatshëm Amfib Kearsarge që kishte tre anije speciale( UUS Kearsarge LHD 4, USS Ponce LPD 15 dhe  USS Gunston Hall LSD 44).

SHBA kishte përdorur mbi 650 avion ushtarak në bombardimin e Serbisë, prej tyre përfshirë: F-14 “Tomcat” dhe F/A-18 “Hornet”, F-15E “Strike Eagle”, F-16 CJ” Fighting Falcon”, F-117A”Nightawk”, AV-80 “Harrier” dhe A-10 ” Thunderbolt”. Avionët bombardues, si: B-1B “Lancer”, B-2 “Spirti” dhe B-52H “Stratofortress”. Pastaj avionët transportues kargo si: C-5B “Galaxy”, C-17 “Cargo Master II”, C-130 “Hercules” dhe C-141 “Starlifter”. Por edhe avionët si KC-10A “Extenders” dhe KC-135R”Stratotankers” AC-130H “Spectre” dhe E-8C. Dhe helikopterët EA-6B “Provlers” dhe  AH-64A “Apache”. Pastaj me  RQ-1A, “Predator dhe “Hunter”. Në qershor 1999, SHBA, kishte përdorur  731 avion derisa aleatët e NATO-s, kishin përdorur rreth 300 avion, gjegjësisht 327 avion, përfshirë me fluturaket papilot, prej tyre 192 luftarak, sulmues/bombardues dhe bombardues, 63 avion mbështetës, 19 avion zbulimi dhe 3 helikopter.  Nga mbi 38.018, anëtarët e NATO-s pa SHBA-në, kryen mbi 15.000 ose rreth 39% të totalit.

Më: 25.03.2023

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok