09/11/2024

‘Asociacioni’, instrument i fundit i Serbisë për sabotimin e shtetësisë së Kosovës!

0

Nga Xheladin Zeneli

Serbia e Aleksander Vuçiqit e din shumë mirë se Kosovën nuk mumd ta marrin kurr me luftë. Herën e fundit kur Serbia u mundu t’a marrë me luftë Kosovën u ballafaqua me bombardimet e NATO-s me ç’rast ajo e humbi ate  një herë e përgjithmonë.

Por kjo nuk do të thotë se Serbia ka hequr dorë nga qëllimet e veta për sabotimin dhe shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës. Pra , politikanët e shkollës së Millosheviqit që udhëheqin sot me Serbinë duke përfshirë në rend të parë presidentin e saj, Aleksander Vuçiq,  kanë ndërruar mjetin por jo dhe qëllimin e tyre destruktiv ndaj Kosovës.

Një ndër këto mënyra për tentimin e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës nga brenda, është  themelimi i të ashtuquajturit ‘Asociacioni i komunave me shumicë serbe,’ gjithënjë me preteksin e avancimit të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

Por të drejtat e këtij komuniteti në Kosovë jo vetëm që janë të avancuara por ata në fakt gëzojnë një status juridik të privilegjuar në krahasim me pakicat apo minoritetet e tjera etnike në rajon.

Dihet që komuniteti serb përbën rreth 4-7% të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, ku rreth gjysma e tyre gravitojnë në pjesën veriore  të këtij shteti.

Ata janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, organin më të lartë legjislativ, me 10 ulëse (mandate) të garantuara. Gjithashtu, pothuajse në përbërjen e çdo qeverie të Kosovës,pakica serbe është e përfaqësuar me zëvendës kryeministër, me disa ministra dhe zv. ministra dhe në organet dhe institucionet e tjera të administratës shtetërore.Një ndër gjashtë yjet e vendosur në flamurin shtetëror të Kosovës, simbolizon pakicën serbe. Komunat  ku serbët janë shumicë e popullsisë, në veçanti Mitrovica e Veriut, gëzojnë decentralizimin e plotë nga pushteti qendror dhe ushtrojnë dhe praktikojnë nivelin më lartë të vetëqerisjes lokale.

Pra serbët e Kosovës veçse kanë arritur zenitin e të drejtave të tyre politike dhe shoqërore dhe këto të drejta ata po i (keq)përdorin për qëllimet tendencioze të Serbisë.

Është një absurd i llojit të vet kur ndigjon disa  politikanë në Kosovë kur thojnë se pakicës serbe  “duhen t’ju afrohen kushtet për integrimin e tyre në Kosovë ” (!?). Nëse ka  ndonjë shtet në rajon por edhe më gjërë që i ka ofruar kaq shumë kushte për integrimin e një komuniteti pakicë në shoqërinë e vet, atëherë është shteti i Kosovës që e ka bërë këtë.

Por Beogradit zyrtar nuk i intereson aspak integrimi i pakicës serbe në shoqërinë e Kosovës por sabotimin e shtetësisë së saj dhe këte janë munduar ta bëjnë tash 23 vite më radhë përmes organizimit të strukturave paralele në komunat ku ata përbëjnë shumicën , mosnjohjen e kartave të identitetit të shtetit ku ata jetojnë, tentime për organizime të referendumeve të njëanëshme, kohë pas kohe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, inskenimin e situatave tensionuese dhe destabilizuese si dhe së kerkesën për themelimin e ‘Asociacionit të komunave me shumicë serbe’ në Kosovë si instrument i fundit  kundër shtetësisë së Kosovës. Serbët në Kosovë janë shembull më i mirë tipik i instrumentalizimit të tyre nga Beogradi zyrtar për qëllime politike.

Mënyra dhe forma se si e parashikojnë ta realizojnë serbët e Kosovës, përkatësisht Serbia e  Aleksander Vuçiqit ‘Asociacionin e komunave me shumicë serbe’, është tepër i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës dhe kërcnon integritetin e saj territorial, prandaj si i tillë duhet të refuzohet njëzëri dhe unanimisht jo vetëm nga qeveria e Kosovës por edhe nga forcat politike opozitare të saj.

Nëse ka ndonjë pikë të përbashkët e faktorit politik shqiptar në Kosovë i cili i shërben mbrojtjes së interesit nacional dhe shtetëror të Kosovës, atëherë kjo do të duhej të ishte mos lejimi i realizimit të modelit serb të ‘Asociacionit’ në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok